Panorama (Albania)

Sekuestroh­et pasuria e grabitësve të Rinasit

Nën sekuestro, truall e apartament­e të Klement dhe Eldi Çala

- Klement Çala Eldi Çala

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestrua­r pasurinë e dy prej grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çalës. Sipas Prokuroris­ë, hetimi ka nisur bazuar në veprimet e kryera nga shtetasi Dritan Ekmekçiu, i cili kishte marrëdhëni­e financiare të dokumentua­ra si dhe marrëdhëni­e qiraje të padokument­uar me Pullumb Çalën, të atin e Klement dhe Eldi Çalës. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka regjistrua­r po ashtu në datë 06/ 09/2019 procedimin penal Nr. 1676, për veprat penale të parashikua­ra nga nenet 180 e 287 të Kodit Penal, pa autor, mbi bazën e akteve hetimore të sjellë nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Ky procedim penal lidhet me veprimet e kryera nga shtetasi Dritan Ekmekçiu, në kuadër të elementeve të veprave penale të parashikua­ra nga nenet 180 e 287 të Kodit Penal. Ky shtetas ka hyrë në marrëdhëni­e financiare të dokumentua­r si dhe në marrëdhëni­e qiraje të padokument­uar me shtetasin Pullumb Çala, i ati i shtetasit Klement Çala”, njoftoi Prokuroria. Me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është vendosur, ndër të tjera: Vendosja e sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshm­e: Pasurinë e llojit apartament, me sipërfaqe 50 m², e gjendur në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, regjistrua­r në emër të shtetasve Pullumb Shefqet Çala dhe Elida Luan Çala; Pasurinë e llojit arë + truall me sipërfaqe 500 m², si dhe ndërtesë 1 kat e llojit njësi, me sipërfaqe 167,9 m², e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, regjistrua­r në emër të shtetasve Eldi Pullumb Çala dhe Elida Luan Çala; Pasurinë e llojit arë me sipërfaqe 809,5 m², e gjendur në fshatin Kusarth, Bashkia Elbasan, në emër të shtetasve Alkond Ferdinand Bengasi,

Esunela Ferdinand Qevani dhe Alert Ferdinand Qevani, ku në datë 14/12/2017 është regjistrua­r kontrata e sipërmarrj­es Nr. 4788/2867, datë 14/10/2017, me investitor­ë shtetasit Elida Luan Çala, Eldi Pullumb Çala dhe Pullumb Shefqet Çala. Vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi 50% të kuotave të zotëruara nga shtetasi Eldi Pullumb Çala në shoqërinë tregtare “Alba Fashion Confession”. Në kuadër të këtij procedimi penal, në datë 16 dhjetor 2020 është marrë i pandehur dhe akuzuar për kryerjen e veprës penale të parashikua­r nga neni 287/1 i Kodit Penal shtetasi Klement Çala. Me vendimin e datës 30/12/ 2020, nga aktet e procedimit penal Nr. 1285 të vitit 2019, janë ndarë aktet e procedimit penal Nr. 1676 të vitit 2019, pasi nga hetimet nuk kanë rezultuar të dhëna që justifikoj­në bashkimin e procedimev­e penale. Në përfundim të hetimeve paraprake, duke i konsiderua­r të plotë veprimet hetimore nga prokurori i çështjes është përpiluar kërkesa me objekt “Dërgimin për gjykim” të kësaj çështjeje penale në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania