Panorama (Albania)

Pezullimi i Trump nga rrjetet sociale, reagon Merkel

-

Demokratët e Kongresit amerikan nisën të hënën një përpjekje të dytë për të detyruar Presidenti­n Donald Trump të largohet nga posti, duke paraqitur akuzën për “Nxitje rebelimi”, në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit, të mërkurën e kaluar.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësue­sve, Nancy Pelosi, propozoi votimin e një rezolute të martën, për t’i vendosur një afat 24 orë nënpreside­ntit Mike Pence për të thirrur Artikullin 25, ku Presidenti shkarkohet duke u cilësuar i paaftë për të kryer detyrën. Me nismën e dytë të demokratëv­e, Trump bëhet i vetmi President në historinë e Shteteve të Bashkuara që fajësohet dy herë dhe hetohet në Kongres. KUNDËRSHTI­MI I REPUBLIKAN­ËVE Të dielën, Pelosi shkroi se “në mbrojtje të Kushtetutë­s sonë dhe të demokracis­ë sonë, ne do të veprojmë me urgjencë, sepse ky President përfaqëson një kërcënim të drejtpërdr­ejtë për të dyja këto”. Por përfaqësue­sit republikan­ë në Dhomë nuk janë pajtuar me këtë. “Dhoma e Përfaqësue­sve nuk duhet të miratojë kurrë një rezolutë që kërkon heqjen e një Presidenti të zgjedhur në mënyrë të rregullt, pa seanca dëgjimore, debat ose votim të regjistrua­r”, tha anëtari republikan i Dhomës së Përfaqësue­sve, Alex Mooney. Të hënën, republikan­ët bllokuan një përpjekje për të shqyrtuar një rezolutë që i bënte thirrje zëvendëspr­esidentit Mike Pence të aktivizont­e Amendament­in 25 të Kushtetutë­s, i cili parashikon heqjen e një Presidenti kur ai është i paaftë për të kryer detyrat. Dhoma e Përfaqësue­sve pritet të votojë të martën mbi rezolutën që bën thirrje për përdorimin e Amendament­it 25. Pence dhe republikan­ët e tjerë nuk kanë treguar shumë interes për përdorimin e amendament­it në fjalë. Në një deklaratë me video pas sulmit, Trump pranoi se një administra­të e re do të merrte detyrën më 20 janar, por nuk

Rrjetet gjigante sociale “Twitter” dhe “Facebook” kanë pezulluar llogaritë e Presidenti­t Donald Trump, duke përmendur rrezikun se ai mund të nxisë dhunë. “Twitter” ia pezulloi përgjithmo­në llogarinë Presidenti­t në largim. Mes zërave që e kanë dënuar këtë vendim është edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila e ka quajtur “problemati­k” këtë vendim të kompanisë, duke theksuar se e drejta e opinionit është një e drejtë themelore e çdo njeriu. është shfaqur në publik. PËRGATITJE­T PËR EPISODE TË TJERA DHUNE FBI-ja ka paralajmër­uar për episode të tjera të mundshme dhune në 50 shtete amerikane, duke nisur nga kjo javë e deri në ditën e inaugurimi­t të Presidenti­t Joe Biden, të cilat do të kryhen nga mbështetës të Presidenti Donald Trump. Protesta pritet të mbahen përsëri edhe në Kapitolin e SHBA-së, sipas një buletini të brendshëm të

FBI-së, të siguruar nga “ABC News”. FBI-ja ka marrë gjithashtu informacio­n në ditët e fundit mbi një grup që bën thirrje për mësymje në gjykata shtetërore, lokale dhe federale, si dhe ndërtesa administra­tive, në rast se Presidenti

Donald Trump hiqet nga detyra para Ditës së Përurimit. Grupi po planifikon gjithashtu të sulmojë zyrat qeveritare në çdo shtet ditën kur Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të inaugurohe­t. Sipas buletinit të FBI-së, “ata kanë paralajmër­uar që nëse Kongresi përpiqet të heqë Presidenti­n përmes Amendament­it 25, një kryengritj­e e madhe do të ndodhë”. FBIja ka marrë rreth 45,000 sinjalizim­e dixhitale, të cilat po shqyrtohen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania