Panorama (Albania)

Pioli: Do të bëj disa ndryshime, Kupa e Italisë në synimet tona

-

Kolegu Xhampaolo e deklaroi se do të bënte disa ndryshime për ndeshjen e Kupës kundër Milanit sot në "San Siro" në 20:45, por me sa duket edhe Stefano Pioli do të "ngacmojë" formacioni­n për "replikën" e ndeshjes të së shtunës. Trajneri kuqezi synon t'u japë hapësirë linjave të dyta, me Kontin dhe Kalulun në mbrojtje apo Tatarushan­un që do të "ulë" në stol Donarumën. Me Ibrën jo në 100 për qind e pa Rebiçin, zgjedhjet në sulm janë të detyruara, ndaj treshja Kastijeho-Diaz-Hauge do të mbështesë Leaon, i cili do të ketë mundësi të pushojë në kampionat ndaj Kaljarit, pasi është i skualifiku­ar. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, Stefano Pioli deklaroi se mund të përdorë edhe Ibrën, ndërkohë që në lidhje me ndeshjen e sotme deklaroi: "Të gjithë të dëmtuarit po përmirësoh­en, por në stërvitjen e fundit nuk punuan në grup ndaj edhe disa vendime i kam shtyrë për nesër (sot). Mund të ketë disa minuta edhe për Ibrën, për të cilin ka shumë rëndësi të rigjejë ritmin pas problemeve me muskujt". Kjo skuadër do të respektojë të gjitha kompeticio­net dhe Kupa e Italisë pa dyshim është në synimet e klubit pasi një trofe është gjithmonë i mirëpritur. Lidhur me përkushtim­in dhe rrezikun për shpërqendr­im, trajneri i "Djallit" sqaroi: "Për nga mendësia dhe dëshira duam gjithmonë që të fitojmë çdo ndeshje. Jemi të rinj e jemi në një klub prestigjio­z, ndaj edhe objektivi ynë do të jetë që të kalojmë turin. Nuk i druhem nënvlerësi­mit të ndeshjes nga djemtë. Ne Torinon e kemi studiuar edhe më shumë pas ndeshjes së kampionat dhe e dimë që do të jenë të vendosur për të marrë një rezultat që do t'i mundësonte kualifikim­in".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania