Panorama (Albania)

Reja: Isha krah Berishës kur doli me COVID-19, fat që nuk më preku

-

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja tregoi për herë të parë se si u infektuan dy lojtarët e Shqipërisë Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha, si dhe faktin që shpëtoi fatmirësis­ht nga infektimi me COVID-19, edhe pse udhëtoi me portierin e SPAL-it. Në një deklaratë të dhënë për mediat pranë qytetit të Ferraras, italiani që drejton kuqezinjtë ka dhënë shpresë se portierin e SPALit pritet ta shohim shumë shpejt në fushën e lojës me të njëjtin motivim si më parë. REJA DHE BERISHA Etrit Berisha ashtu edhe Elseid Hysaj u kontaminua­n me COVID-19, gjatë dhe pas grumbullim­it me Kombëtaren. Trajneri i kuqezinjve ka shpjeguar edhe mënyrën se si mund të jenë kontaminua­r secili prej tyre. "Kam biseduar me Etritin para disa ditësh dhe mu duk shumë i gëzuar. Kishte ndjesinë më të mirë. Po stërvitej në palestër dhe e kuptova se po kthehet në rrugën e duhur, me të njëjtën dëshirë si më parë", tha fillimisht trajneri i kuqezinjve.

Infektimi - "Ishte diçka e çuditshme. Dy lojtarët e mi,

Hysaj dhe Berisha ishin infektuar në vendet ku luajnë, kështu që nuk i thirra me kombëtaren. Hysaj ma tregoi të vërtetën pasi u kthyem. Ai më shpjegoi se kishte qenë në Shkodër me familjen e tij dhe ndoshta aty mund të ketë marrë virusin. Problemi është se Hysaj dhe Berisha janë shokë dhome. Pasi u takuam, unë dhe Etriti udhëtuam krah për krah me njëri-tjetrin në avion që na çoi në Venecia. Një javë më vonë, ai rezultoi pozitiv me COVID. Natyrisht, u shqetësova dhe për veten time. Por, kisha kryer analizat një ditë para fluturimit dhe kisha dalë negativ. Bëra një tjetër edhe në Itali dhe sërish negativ. Duke pasur parasysh moshën time, isha me shumë fat. Ka dy mundësi: Ose Berisha e kishte virusin dhe unë kam qenë me fat, ose ai është infektuar sapo ka mbërritur në Itali", deklaroi trajneri i Shqipërisë Edi Reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania