Panorama (Albania)

Hije skandali me shembjen e rrugës, KLSH nis hetimin, do ta mirëmbante “Salillari”

Rruga e shembur në fshatin turistik u tenderua 13.7 milionë euro për t’u restauruar dhe mirëmbajtu­r nga kompania “Salillari”

- TIRANE

Mjaftuan vetëm disa orë reshje shiu për të zbuluar një skandal që duket se është i përmasave të mëdha.

Ndonëse janë shpenzuar 13.7 milionë euro për rikonstruk­sionin e rrugës së Borshit dhe mirëmbajtj­en e saj nga ana e kompanisë “Salillari”, vetëm disa orë reshje shiu evidentuan cilësinë e dobët të punimeve. Shkëputja e masivit të rrugës së rikonstruk­tuar vetëm një vit më parë rrezikon edhe disa banesa që ndodhen anës saj. Këto ngjarje kanë vënë në lëvizje menjëherë Kontrollin e Lartë të Shtetit që ka futur në lupë tenderin dhe punën e kompanisë “Salillari”. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur një grup kontrolli për të verifikuar të gjithë procedurën e realizuar për punimet e kryera përgjatë viteve të fundit në aksin nacional rrugor Himarë-Sarandë pas situatës problemati­ke të shfaqur në fshatin Borsh. Një ekip i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nisur menjëherë verifikimi­n e procedurav­e të kryera nga ana e Autoriteti­t Rrugor Shqiptar për punimet e kryera pak kohë më parë dhe mirëmbajtj­en e saj. Kujtojmë se është hera e parë që KLSH nis kontrolle me urdhër urgjent. Ekipi i KLSH-së prej ditësh po kryente një kontroll pranë ARRSH-së, ndërsa ditën e sotme është firmosur nga ana e kreut të KLSH-së, Arben Shehut, një urdhër urgjent për të parë me imtësi të gjithë procedurën përkatëse, si dhe verifikimi­n fizik të punimeve të kryera në të. Kontrolli i

Lartë i Shtetit po verifikon me imtësi gjithashtu dhe procedurat e disa akseve rrugore në vend. Rruga e shembur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor Vlorë-Gjirokastë­r, me gjatësi 350 kilometra dhe me vlerë 13.7 milionë euro, për të cilën u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania “Elicatechn­ical Commerce Societa” dhe kompania “Salillari sh.p.k.”. Kujtojmë që rruga u rikonstruk­tua 1 vit më parë dhe “Salillari” do ta mirëmbante. Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtj­en në total ka qenë 128 milionë euro, nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka Botërore.

 ??  ??
 ??  ?? Rruga e shembur në Borsh
Rruga e shembur në Borsh

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania