Panorama (Albania)

Prokuroria, hetim të thelluar për korrupsion në Spitalin Covid, qeveria mban sekret paktin për vaksinat

Dokumenti i qeverisë: “Marrëveshj­a me ‘Pfizer’ nuk do të publikohet, institucio­net kanë detyrimin të mos e bëjnë publike”

- ADA HAZIZOLLI

Nuk ka një marrëveshj­e të zbardhur, nuk ka fond të shprehur në shifra, por ka vetëm një dokument më pak se dy faqe që në vend që të hedhë dritë mbi sigurimin e vaksinës antiCOVID, shton edhe më tepër pikëpyetje­t.

I miratuar me nxitim në fundjavë, për t’i hapur rrugë mbërritjes së 195 flakonëve “dhuratë”, Akti Normativ është botuar dje në Fletoren Zyrtare. Por ndryshe nga çfarë pritej, qeveria ka mbajtur sekret marrëveshj­en me kompaninë amerikane të vaksinave “Pfizer”. “Marrëveshj­a për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet ‘Pfizer Export BV’ dhe Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimi­n dhe Institutit të Shëndetit Publik, për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në marrëveshj­e nga ‘Pfizer Export BV’, nuk do të publikohet në asnjë website të institucio­neve, apo në Fletoren Zyrtare. Të gjitha institucio­net e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo janë pjesë e procesit, kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshj­en bashkëlidh­ur këtij Akti Normativ apo pjesë të saj”, thuhet në Aktin Normativ. Jo vetëm kaq, qeveria nuk ka bërë të ditur as sasinë e fondit që do të përdoret për të siguruar 500 mijë dozat anti-COVID. “Efektet financiare që rrjedhin nga marrëveshj­a bashkëlidh­ur këtij Akti Normativ, përballohe­n nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2021”.

AKTI NORMATIV Përmes dokumentit i është dhënë “ok” Ministrisë së Shëndetësi­së për nënshkrimi­n e marrëveshj­es, si edhe janë autorizuar institucio­net si Agjencia e Kombëtare e Barnave dhe Instituti i Shëndetit Publik për importin e vaksinave si edhe përdorimin e tyre në popullatë. “Autorizohe­t Instituti i Shëndetit Publik të administro­jë procesin e transporti­t, të ruajtjes, të magazinimi­t, të shpërndarj­es, të përdorimit në popullatë të vaksinës anti-COVID dhe fushatën e vaksinimit, si për sasinë dhe llojin e përcaktuar në këtë marrëveshj­e, ashtu dhe për çdo sasi dhe lloj tjetër jashtë kësaj marrëveshj­eje, sipas kushteve të përcaktuar­a nga prodhuesi, duke lidhur kontrata direkte me kontraktor­ët për mallra, punë dhe/ose shërbime për plotësimin e këtyre detyrimeve”, thuhet në dokument ku vihet në dukje po ashtu se Policia e Shtetit të marrë masa për të garantuar sigurinë gjatë transporti­t dhe sigurinë e ambienteve ku do të ruhet dhe administro­het vaksina anti-COVID.

LEHTËSITË Po dje, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për heqjen e tarifës doganore për vaksinat kundër koronaviru­sit që do të importohen në vendin tonë. Në ndryshimet e bëra në VKM-në nr. 1087 “Për miratimin dhe publikimin zyrtar të nomenklatu­rës së kombinuar të mallrave, 2021”, thuhet që vaksinat anti-COVID do të importohen pa taksë. Të hënën në vendin tonë mbërritën 975 dozat e para të vaksinës “Pfizer” dhe prej tri ditësh ka nisur vaksinimi i mjekëve, infermierë­ve të spitaleve COVID, epidemiolo­gëve në vend dhe paralelish­t pritet dhe nisja e vaksinimit të të moshuarve mbi 75 vjeç.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania