Panorama (Albania)

Rruga e shembur, KLSH në terren, në sitë edhe “Salillari”

Banori Mici: Jam ankuar që në 2020, por kompania nuk mori asnjë masë

- TIRANE

Pas ngritjes së grupit të kontrollit nga ana e KLSH-së për rrëshqitje­n e rrugës në aksin nacional Llogara-Borsh, ditën e djeshme shkuan në vendngjarj­e audituesit e këtij institucio­ni.

Përgjatë ditës së djeshme, audituesit kanë parë në terren dëmet e shkaktuara si pasojë e rrëshqitje­s së rrugës, duke kryer dhe raportin përkatës. Aktualisht, rruga kalohet me shumë vështirësi, ndërsa pjesa ku ka rrëshqitur është mbuluar me plastmasë me qëllim që ujërat e shirave të mos të vijojnë të depërtojnë te pjesa e dëmtuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur filtrimin me imtësi të çdo elementi, duke nisur që nga cilësia e punimeve, mirëmbajtj­a dhe te pjesa e kontratës që e ka në ngarkim “Salillari sh.p.k” dhe deri te ndërhyrjet fizike që janë kryer, apo nuk janë kryer në të. Dy inxhinierë­t auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, janë pjesë e grupit që po kryen dhe verifikimi­n e dokumentac­ioneve për këtë projekt.

REAGIMI I BANORIT Ndërsa një banor i zonës Andrea Mici u ankua dje për dëmet e shkaktuara nga rrëshqitja e dherave. Dje ai tha se ka kërkuar më herët që të ndërhyhet nga kompania “Salillari”, e cila mirëmban rrugën për të bërë disiplinim­in e ujërave, por kjo kërkesë e tij ka rënë në veshë të shurdhët nga kompania, e cila ka marrë 13.7 milionë euro për atë projekt. Më tej

Mici tha se, i është dëmtuar shtëpia, ndërsa rruga sipas tij po qëndron vetëm nga muret që ka ndërtuar ai personalis­ht për të mbrojtur shtëpinë e tij. “Të gjitha këto probleme ndodhin vetëm nga ujërat. Problemi im është çarja e murit të rrugës, siç është çarë këtu ku rrëshqiti rruga, është çarë edhe te mua dhe janë çarë edhe tri muret më poshtë ku unë kam shtëpinë. Çdo gjë ndodh nga ujërat dhe xhadeja që ka rënë atje ku janë muret e mi që i kanë mbajtur. Koha nuk pret më, duhet të ndërhyhet menjëherë. Në datën 19.10.2020 kam bërë kërkesë dhe nuk u mor asnjë lloj mase. Unë kërkoj që ujërat të kalohen përmes një kanali në një turbinë që është rreth 15 metra më poshtë. Kaq kam kërkuar, disiplinim ujërash dhe asnjë gjë tjetër. Normalisht ka një kompani që e mirëmban dhe ia kam konstatuar dhe ata më kanë thënë që të bëj një kërkesë tek ARRSH-ja, që t’u lëshoj fondin, të vinin dhe ta bënin”, tha banori Mici. Rruga e shembur i përket zonës D, që i përket rajonit jugor VlorëGjiro­kastër, me gjatësi 350 kilometra dhe me vlerë 13.7 milionë euro, që u shpall fitues një konsorcium i përbërë nga kompania “Elicatechn­ical Commerce Societa” dhe kompania “Salillari sh.p.k.”. Kujtojmë që rruga u rikonstruk­tua 1 vit më parë, dhe “Salillari” do ta mirëmbante. Financimi për të gjitha rrugët në Shqipëri për mirëmbajtj­en në total ka qenë 128 milionë euro, nga të cilat 65.9 janë dhënë nga Banka Botërore.

 ??  ?? Rruga e shembur në Borsh
Rruga e shembur në Borsh
 ??  ?? Ekspertët në terren
Ekspertët në terren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania