Panorama (Albania)

Për korrupsion, Prokuroria nis hetim të thelluar në spitale

Zbardhet skema e mashtrimit, si sanitarja i mori pacientes me koronaviru­s 8 milionë lekë, u shtir si infermiere

-

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me skandalin e denoncuar në media mbi korrupsion­in ne Spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili tashmë shërben si spital COVID.

Në pranga është vënë shtetasja Tire Alldervish­i, sanitare në këtë spital, e cila është denoncuar nga vajza e një pacienteje që ka ndërruar jetë si pasojë e virusit. Tire Alldervish­i, që punonte si sanitare në spitalin “Shefqet Ndroqi”, akuzohet se u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së pacientes me koronaviru­s para për t’i shërbyer. Pacientja me COVID ishte shtruar në spital më 28.11.2020 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital më datë 25.12.2020. Komunikime­t nëpërmjet Tire Alldervish­it dhe Eltjana Sinanajt janë bërë si verbalisht, ashtu edhe përmes rrjetit të komunikimi­t “WhatsApp” dhe provat materiale do të përdoren nga Prokuroria. MASHTRIMI SIPAS

PROKURORIS­Ë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistrua­r më datë 13.01.2021 procedimin penal në ngarkim të shtetases Tire Alldervish­i për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”, të parashikua­r nga nenet 143/2 të Kodit Penal. Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervish­i e datëlindje­s 15.03.1962, pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderue­shme për t’i shërbyer mamasë së kallëzuese­s, e cila ishte e shtruar në spital me Covid-19, duke iu prezantuar si infermiere, ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu, në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetua­r pamjet për ngjarjen e ndodhur. Në datën 28.11.2020 mamaja e kallëzuese­s është shtruar te Spitali Universita­r “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID-19 dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital me datë 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kjo shtetase ishte Tire Alldervish­i dhe që më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë, ajo i ka kërkuar një shumë parash, prej 2000 lekësh, në mënyrë që t’i jepte telefonin së ëmës së denoncuese, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur shkon në lokal, i ka thënë: “Meqenëse infermierë­t e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve, e cila ishte 10,000 për doktoreshë­n dhe 5000 për infermierë­t dhe sanitarët që i hiqnin pampersin”. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallëzuesj­a ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierë­t dhe 5000 për doktoreshë­n, dhe përpos tyre, i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallëzuesj­a nuk e dinte a po ua jepnin ilaçet apo jo, sepse mamaja e saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnin ata. Shuma e paguar në total është rreth 800.000 lekë të rinj, pa llogaritur ilaçet që kallëzuesj­a, sipas instruktim­it të Tire Alldervish­it, i blinte nëpër farmaci të ndryshme për t’ia dhënë asaj me qëllim që të bëhej mjekimi i mamasë së saj. Komunikime­t ndërmjet Tire Alldervish­it dhe kallëzuese­s janë bërë si verbalisht, ashtu edhe nëpërmjet rrjetit të komunikimi­t “WhatsApp”. Është ndaluar shtetasja Tire Alldervish­i dhe ndaj saj është depozituar kërkesa e Prokuroris­ë për vleftësimi­n e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë do të kryejë një hetim të plotë dhe të thelluar për të qartësuar nëse ndodhemi para një rasti sporadik, apo para një skeme të mirëfilltë përfitimi nga personeli mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me COVID-19, duke mos hezituar të vërë para përgjegjës­isë penale këdo që do të rezultojë i implikuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania