Panorama (Albania)

Mediu prezanton 36 kandidatët për qarkun e Tiranës

-

Teksa e gjithë vëmendja është te zyrtarizmi i formulës së koalicioni­t të Partisë Demokratik­e me aleatët e saj, kryetari i Partisë Republikan­e, bashkëpunë­tori tradiciona­l i PD-së, prezantoi 36 kandidatët e PR-së. Në fjalën e tij në aktivin e PR-së Mediu u shpreh se pjesë e ekipit janë të rinjtë, si Blendi Sulaj dhe të tjerë që në këto 6 muaj sipas kreut të PR-së, kanë organizuar në mënyrë shembullor­e PR-në. Ndërkohë, Mediu çoi edhe mesazhe te kryedemokr­ati Basha. “E djathta duhet të bashkohet, por jo për të shërbyer si aneks apo qoshe rehatie për këdo politikan apo parti politike. E djathta duhet të bashkohet në radhë të parë në çdo qendër votimi, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. E djathta e ka të domosdoshm­e të ndërtojë në radhë të dytë një koalicion vlerash, ku idetë tona krijojnë shpresë dhe besim. Nuk është e mjaftueshm­e që të tregojmë vetëm se sa i keq është Edi Rama. Është e domosdoshm­e të tregojmë që ne kemi forcën për të bashkuar shqiptarët kudo që janë, për ta bërë Shqipërinë europiane, për të krijuar shanse dhe mundësi të reja”, tha Mediu. Ai u shpreh se i takon Partisë Demokratik­e që të paracaktoj­ë dhe të tregojë se, cilat janë rrugët e fitores. “Ne duam të fitojmë me Partinë Demokratik­e dhe i takon Partisë Demokratik­e që të paracaktoj­ë dhe të tregojë se, cilat janë rrugët e fitores dhe e vetmja rrugë, është rruga e ndershmëri­së, për të pranuar se kush je dhe për të pranuar se me kë punon, për të ndërtuar një koalicion vlerash. E vetmja mënyrë për të ndërtuar një koalicion vlerash, elektorale dhe politike, është kur respekton dhe vlerëson peshën e çdo partie politike dhe në mënyrë të padiskutue­shme, kur arrin dhe gjykon së bashku, kush janë kandidatët që përfaqësoj­në këto vlera, për ta çuar jo thjesht opozitën përpara, por shoqërinë përpara, në mënyrë që në Parlament nesër, të jenë zëri i qytetarëve dhe i mundësisë për një realitet ndryshe, për të ndërtuar shtetin dhe jo vetëm thjesht të jenë në Parlament për t`i shërbyer pushtetit”, tha ndër të tjera Fatmir Mediu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania