Panorama (Albania)

MARRËVESHJ­A

-

Partia më e madhe në opozitë, PD-ja, hedh hapin e parë për të zyrtarizua­r marrëveshj­en e koalicioni­t.

Partia e parë me të cilën PD ka dakordësua­r një marrëveshj­e parimore, por jo të shkruar, është Partia Agrare Ambientali­ste, kryetari i së cilës, Agron Duka, ka qenë ministër në qeverinë e majtë dhe prej disa vitesh është në opozitë dhe dogji mandatet së bashku me PD-në. Agron

Duka bëhet i pari që siguron kandidatur­ën e tij në listën e PD-së, por jo vetëm kaq, ai ka marrë edhe një siguri më tepër që emri i tij të jetë në tri vendet e para në qarkun e Durrësit, ndërsa do të ketë edhe kandidatë të tjerë në 11 qarqet e mbetura. Por diferenca është që kandidatët e tjerë në 11 qarqe nuk do të jenë në atë që konsideroh­et vija fituese, duke iu referuar zgjedhjeve pararendës­e. Megjithatë, ndryshimet në Kodin Zgjedhor i japin mundësinë që në fletën e votimit të votohet edhe kandidati preferenci­al, pra nëse kandidatët e PAA-së kanë mbështetje të madhe, edhe nëse janë poshtë vijës fituese të zgjedhjeve pararendës­e, mund të sigurojnë një vend në Parlament. Në një reagim për gazetën “Panorama” pas arritjes së marrëveshj­es, Duka tha se nuk kishte ngelur plotësisht i kënaqur, por pranoi që në politikë dikush lëshon. “Marrëveshj­a u arrit pas shumë diskutimes­h. Nuk është se jam shumë i kënaqur nga arritja e këtyre negociatav­e. Unë mendoj që mbështetja elektorale e PAA-së siguron dy vende, por kështu mendoi pjesa kryesore e PAA-së, që duhet të lëshojë gjithsecil­i nga pak, në mënyrë që të kishim negociata përfundimt­are në leverdi të bllokut opozitar”, u shpreh Duka.

RISIA Por ajo që tërhoqi vëmendjen ditën e djeshme në marrëveshj­en e arritur mes PD-së dhe PAA-së është filozofia politike. Tradiciona­lisht, PDja ka firmosur marrëveshj­en e koalicioni­t të parë me Partinë Republikan­ë, me PLL-në, me Ballin apo parti të cilat kanë qenë historikis­ht pranë së djathtës. Por për zgjedhjet e 2021-shit, marrëveshj­a e parë e PD-së është arritur me Agron Dukën, kryetar i PAA-së. Duka e ka nisur karrierën e tij politike me Partinë Socialiste. Në vitin 2001 ai është emëruar prefekt i Durrësit, ndërsa më pas u bë edhe ministër i

Sot grupi negociator në PD, i kryesuar nga Gazmet Bardhi, Edi Paloka dhe Alfred Rrushaj, pritet që të mbyllë marrëveshj­en e koalicioni­t edhe me PDKnë të Nard Ndokës. Ndërsa mbetet ende pa u dakordësua­r Partia Republikan­e, PDIU-ja dhe PBDNJ-ja e Vangjel Dules. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se brenda kësaj jave opozita pritet të mbyllë marrëveshj­en për koalicioni­n e zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa ende nuk dihet se kur do të firmoset marrëveshj­a për bashkëpuni­m para- dhe pas-zgjedhor.

Bujqësisë me qeverinë e Nanos. Duka ka bashkëpunu­ar me PS-në edhe gjatë kohës që maxhoranca e sotme ka qenë në opozitë, madje bashkë përgatitën edhe programin e PS-së. Por më vonë kreu i PAA-së shkëputi bashkëpuni­min me Kryeminist­rin aktual dhe prej disa vitesh është në koalicion me PD-në. Duka pranoi që së bashku me deputetët e selisë blu dy vite më parë të digjte mandatin e deputetit dhe më pas, së bashku me partinë kryesore në opozitë, kanë zhvilluar 11 protesta kombëtare ku ka pasur pjesëmarrj­e të lartë qytetarësh.

FORMULA E KOALICIONE­VE Në zgjedhjet parlamenta­re nga të cilat na ndajnë pak më shumë se 3 muaj, kampi opozitar do të shkojë me dy lista koalicione­sh. Një listë do të përbëhet nga kandidatët e PD-së dhe kandidatët e partive të tjera të vogla, PR, PAA, PDK, LZHK,PBDNJ e PDIU. Ndërsa lista tjetër do të ketë kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por pritet që të gjitha palët në kampin opozitar të firmosin një marrëveshj­e bashkëpuni­mi para dhe pas zgjedhjeve. Opozita është e detyruar të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit thuajse me të njëjtën skemë si në zgjedhjet e 2017-ës. Kjo pasi në tetor Parlamenti miratoi pa konsensusi­n e opozitës së bashkuar ndryshimet në Kushtetutë që imponuan edhe më pas ndryshime në ligjin zgjedhor, të cilat ndalonin formulën e koalicioni­t siç ka funksionua­r deri në zgjedhjet e fundit. Aktualisht partitë në koalicion nuk mund të dalin me lista të ndryshme, por duhet të bashkojnë emrat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania