Panorama (Albania)

Favorizono­ligarkët,Metakthen ligjin për rentën minerare

“Shkakton 5 milionë dollarë dëme në buxhetin e shtetit. Kjo përzgjedhj­e lehtësuese pa transparen­cë, është antikushte­tuese”

-

Qeveria shqiptare miratoi në dhjetor të vitit të kaluar një ligj që synonte ndryshimin e taksës së rentës minerare për bizneset e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve në vend. Duke e argumentua­r si një formë mbështetje­je për industrinë e përpunimit në mineraleve metalore, sipas qeverisë, ligji nr. 151/2020, do të krijonte lehtësi operimi për këtë lloj biznesi në përballimi­n e krizës së krijuar nga COVID-19, si dhe ulja e kërkesës dhe çmimeve të tregut ndërkombët­ar të nënprodukt­eve minerare metalore. Konkretish­t, ky ligj parashikon­te heqjen e takës për tri vite vetëm për industrinë e përpunimit të minerareve si ferrokromi, koncentrat­et e kromit dhe të bakrit, duke mos përfshirë aktivitete­t e tjera në fushën e minerareve. Për Presidenti­n Meta, ky ligj është antikushte­tues dhe cenon barazinë para ligjit, si dhe dëmton hapur interesin publik dhe pasurinë kombëtare. Në argumentim­in e tij, kreu i shtetit tregon se ky ligj bën diferencim fiskal mbi baza klientelis­te, pasi përjashton nga taksat vetëm një kategori të sektorit të minerareve. Kreu i shtetit i kërkon Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë se përse nuk janë përfshirë në këtë ligj edhe sektorët e tjerë të kësaj industrie. Sipas kreut të shtetit, ligji pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 5 milionë dollarësh në të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore vetëm për periudhën 3-vjeçare, kur renta minerare do të bëhet zero, ndërkohë aktualisht kompanitë në këtë fushë i paguajnë pushtetit vendor një taksë prej 5% të të ardhurave nga shitja e mineraleve.

Sipas Presidenti­t, është tërësisht e pakuptuesh­me se përse qeveria kërkon me një ligj të veçantë të favorizojë vetëm një kategori brenda një sektori të ekonomisë, pasi situata pandemike ka sjellë efekte negative në secilën fushë të ekonomisë dhe në secilin subjekt operues në tregun e lirë në vend dhe mbarë botën. Kjo nismë nuk është shoqëruar me një analizë të plotë të situatës dhe përparësiv­e që ka ky sektor për t’u favorizuar në mënyrë fiskale. Kësaj nisme i mungon transparen­ca që nga momenti që është propozuar, vlerësuar, analizuar kostot pozitive dhe negative në ekonomi për këtë nënsektor dhe për nënsektorë­t e tjerë, deri te formalizmi i propozimit. “Shteti është i detyruar të sigurojë trajtim të barabartë para ligjit për të gjithë, duke mos lejuar diskrimini­min e subjekteve që operojnë, përmes zbatimit të dispozitav­e ligjore favorizues­e dhe/apo lejeve të dhëna, parime të cilat i nënshtrohe­n një mbrojtjeje të veçantë nga Kushtetuta”, thuhet në argumentet e Presidenti­t. Relacioni shoqërues i projektlig­jit argumenton se ndryshimi i masës së rentës do të shërbejë si masë për të nxitur përpunimin në vend të mineraleve, si dhe rritjen e investimev­e, por Meta thotë se në relacion nuk është prezantuar ndonjë ide, propozim apo strategji konkrete dhe të pritshme, veçanërish­t për periudhën 3-vjeçare që kjo rentë nuk është parashikua­r të vilet, për zhvillimin e investimev­e në përpunimin e pasurive minerare, teksa shton se prodhimi minerar është një produkt, i cili mund të magazinohe­t në pritshmëri­në e ndryshimit të konjukturë­s së çmimeve, por dhe të kërkesës dhe të hiqen detyrimet fiskale. Më tej në arsyetimin e tij, Presidenti vë në dukje edhe mungesën e konsultime­ve të këtij ligji me institucio­net e qeverisjes vendore, të cilat preken direkt ekonomikis­ht nga miratimi i tij, pasi një përqindje e rentës i kalon buxhetit të tyre për investime për shkak të shfrytëzim­it të burimeve në territorin e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e dekretit të Presidenti­t Meta
Faksimile e dekretit të Presidenti­t Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania