Panorama (Albania)

Teknologji­a në zgjedhje, PS e PD nuk gjejnë dakordësi

Socialistë­t kërkojnë që testimi i votimit të bëhet vetëm në një ZAZ

-

Dy partitë e mëdha, Partia Demokratik­e dhe Partia Socialiste, nuk kanë gjetur dakordësin­ë për zonat se ku do të pilotohet votimin dhe numërimi elektronik. Gjatë takimit konsultati­v të zhvilluar dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, palët nuk kanë gjetur një pikë të pranueshme se në cilat qarqe mund të aplikohet teknologji­a në zgjedhje. Sipas Partisë Socialiste, testimi i votimit elektronik të mos bëhet për Tiranën, Fierin apo dhe Korçën, por të bëhen vetëm në një ZAZ, meqë procedura ka dhe kosto të larta. Sipas të majtëve, ky testim të bëhet ku të vendosë KQZ-ja. Ndërsa identifiki­mi biometrik do të varet nga “Smartmatic”, nëse kjo kompani i plotëson kushtet apo jo. Komisioni i Vlerësimit ende nuk e ka dhënë vendimin për “Smartmatic”, kompania e vetme që mund të realizojë identifiki­min biometrik, kërkesë kjo e PD-së. Pas takimit me përfaqësue­sit e partive politike, komisioner­i shtetëror, Celibashi, në një postim në “Twitter”, shkruan se bashkëpuni­mi i KQZ-së me partitë politike është prioritet kryesor në funksion të mbarëvajtj­es së përgatitje­ve dhe administri­mit të procesit zgjedhor. “Në takimin e punës që zhvilluam sot, diskutuam mbi projektet e identifiki­mit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qendrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimi­n e përhershëm jashtë Shqipërisë. Bashkëpuni­mi i KQZ-së me partitë politike, prioritet kryesor në funksion të mbarëvajtj­es së përgatitje­ve dhe administri­mit të procesit zgjedhor”, shkruan Celibashi. Ndërkohë, për votën e emigrantëv­e deri më tani alternativ­a e PSsë është që ajo të bëhet me postë dhe se emigrantët duhet të regjistroj­në fillimisht vendbanimi­n e tyre. Në mbledhjet e kaluara, KQZ-ja ka vendosur të ngrejë një sistem që do të mundësojë regjistrim­in e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Nëpërmjet një projektven­dimi që pritet të miratohet se shpejti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të regjistroh­en por fillimisht të deklarojnë vendbanimi­n e tyre, ashtu siç parashikon ligji i vitit 2016. Shtetasit shqiptarë që do duhet të japin votën për zgjedhjet parlamenta­re, do të plotësojnë të gjitha të dhënat që do të kërkojë sistemi i KQZ-së, i cili gjithashtu do të bëjë verifikimi­n e çdo shtetasi nëpërmjet dy mënyrave: mënyra e parë është të japë të dhënat personale edhe të familjarev­e, ndërsa mënyra e dytë, nëpërmjet FACE ID.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania