Panorama (Albania)

Dy biznesmenë përplasen për një ndërtim në Tiranë, njeri plagoset

U qëllua me armë Sino Llanaj, plumbi goditi edhe një kalimtar

- TIRANE

Një sherr dhe më pas konflikt fizik mes dy pronarëve të një objekti në ndërtim në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të biznesmeni­t 42-vjeçar Sino Llanaj.

Sipas “News 24”, sherri ndodhi mes Sino Llanaj dhe Albert Allmuçës. Nga përdorimi i armës mbeti i plagosur biznesmeni Llanaj, si dhe një kalimtar i rastit, shtetasi Klodian Komino, të cilin një plumb rikoshetë e ka kapur në kofshë. Mësohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por gjatë sherrit, ka mbetur i plagosur me sende të forta edhe roja i objektit, Shkëlzen Biberi. Dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme jo vetëm mes dy biznesmenë­ve, por edhe me banorët, që vijojnë të jetojnë me qira. Mësohet se edhe 5 ditë më parë ka pasur një konflikt fizik mes tyre dhe banorëve, të cilët kërkojnë ndërtimin e pallatit sipas kontratës. Ditën e djeshme ka qenë biznesmeni Sino Llanaj fillimisht në objekt, bashkë me disa shoqërues dhe më pas ka shkuar edhe pronari Allmuça, edhe ai me disa persona të tjerë. Pas konfrontim­it fizik, ka pasur të shtëna nga grupi Allmuça, ku është plagosur biznesmeni Llanaj dhe kalimtari. Policia ka identifiku­ar personin që ka qëlluar me armë. Në dëshminë e parë pas plagosjes, Sino Llanaj ka thënë se autor është shtetasi Albert Allmuça.

VETEDOREZI­MI Pas plagosjes me armë zjarri të Sinan Llanajt, është dorëzuar në Policinë e Tiranës biznesmeni Albert Allmuça. “News 24” raporton se biznesmeni Allmuça është paraqitur në Komisariat pas ngjarjes dhe ka thënë se nuk ka qenë i pranishëm, në momentin kur është plagosur Llanaj. Nga ana e tij, 42-vjeçari i plagosur me dy plumba në këmbë i ka thënë Policisë se autori i plagosjes është pikërisht Allmuça. Ndërkohë, në një njoftim zyrtar të Policisë së Tiranës, të shpërndarë për mediat ditën e diel, thuhej se: “Nga specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj. dhe S.M., dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B. dhe E.F., pasi ditën e djeshme (e shtunë), në rrugën ‘Ndre Mjeda’, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.

 ??  ?? Biznesmeni i plagosur
Biznesmeni i plagosur
 ??  ?? Komisariat­i i Policisë Kurbin
Komisariat­i i Policisë Kurbin
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania