Panorama (Albania)

Milot, 45-vjeçari i shpëton atentatit me 30 plumba

Ylli Ibrahimi u qëllua me armë nga dy persona me motor

-

Një person u plagos me armë zjarri ditën e djeshme në Milot, Kurbin, ndërsa motivet janë të paqarta. Sipas informacio­neve të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 të mesditës së djeshme në qendër të qytetit të Milotit, ndërsa objekt i sulmit me armë ishte shtetasi Ylli Ibrahimi 45-vjeç. Ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal dhe autorët, sipas të dhënave, ishin dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motor. Ata dyshohet se e kanë vëzhguar 45-vjeçarin dhe personi që qëndronte i ulur në vendin mbrapa motorit, ka qëlluar 30 herë në drejtim të shënjestrë­s dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve, vetëm një nga plumbat ka prekur Ibrahimin, në pjesën e këmbës dhe është dërguar për trajtim të specializu­ar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku dhe i është nënshtruar edhe një ndërhyrje kirurgjika­le. Dyshimet janë se atentati ka ardhur pas një konflikti mes Ylli Ibrahimit dhe autorëve, por ngjarja po hetohet edhe në pista të tjera. Policia e Lezhës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Shkodra ushtruan kontrolle në kërkim të autorëve, por pa rezultat.

NGJARJA Në vijim, pritet të merret dëshmia e 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi për të hedhur më shumë dritë mbi autorët dhe motivin e ngjarjes. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestrua­r disa gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes si dhe pritet të analizohen kamerat e sigurisë të disa bizneseve në qytetin e Milotit për të parë lëvizjet e autorëve para dhe pas ngjarjes. Gjithashtu janë marrë në pyetje disa persona, por dëshmia

Rreth orës 12:10, në Milot, Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportu­ar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë në vendngjarj­e kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor, ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë së D.V.P. Lezhë, të Komisariat­it të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifiki­min dhe kapjen e autorit/ëve. e tyre nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një piste konkrete hetimi. Ylli Ibrahimi nuk rezulton të jetë person me precedent penal. Momentin kur ka ndodhur ngjarja, në rrugë ka pasur shumë qytetarë në rrugë. Breshëria e armës ka krijuar frikë dhe panik te qytetaret, të cilët thonë se fillimisht nuk e kuptuan çfarë ndodhi. “Unë isha duke blerë te dyqani këtu në qendër. Dëgjova krisma arme pa ndërprerje dhe dola menjëherë dhe të them të drejtën u frikësova. Në moment dola jashtë dhe pashë çfarë po ndodhte. Kur pashë një person që ishte në trotuar i gjakosur, por pata frikë të afrohem. Aty u mblodhën njerëz dhe e vunë në një makinë dhe e dërguan për në spital. Ndërsa personat që e kanë qëlluar janë larguar me një motor nga vendi i ngjarjes. Aty më pas erdhi Policia dhe u bënë grumbull”, tregoi një qytetar. E.H

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania