Panorama (Albania)

Kush është ‘Syri i Shqiponjës’ dhe roli i tij në diktaturë

Roli i “Shefes” dhe “Besim K.” në romanin e ri të Alfred Pezës

-

merr përsipër që të zbardhë këtë lloj të vërtete, sepse ajo nuk është zeje e letërsisë. Sipas “Enveriadës”, Pasardhësi­n e vetëvranë.

Ju përdorët një term të ri kur thatë se Pasardhësi­n e “vetëvranë”. Çfarë ndodh më pas?

Le t’ia lemë lexuesit që ta eksplorojë këtë. E sigurt është vetëm se, hakmarrja e verbër që ra pas kësaj mbi familjen dhe bashkëpunë­torët e Pasardhësi­t, ishte një krim i pastër pasioni. Sepse në kasafortën e tij u gjet Dosja e “Poliagjent­it Enver Hoxha” dhe akuza për zhdukjen e dy dokumentev­e më të rëndësishm­e të historisë së Shqipërisë. Të cilat janë? Nëse do të ketë interes publik, le ta bisedojmë herë tjetër, pasi ta ketë zbuluar fillimisht vetë lexuesi i librit.

Thatë “Poliagjent­i Enver Hoxha”, ndërkohë që në librin e tij, “Titistët”, është ai që e ka cilësuar pikërisht kështu Mehmet Shehun…

Kjo është ironia më e madhe e kësaj historie, prej nga merr rrugë edhe intriga e hakmarrjes…

Në roman ju flisni edhe për një “histori të jashtëzako­nshme dashurie, që bëhet kurban, për dosjen e krimit më enigmatik të historisë së Shqipërisë”. A është një ngjarje reale?

Shkrimtari mund të frymëzohet nga jeta, nga shumë histori dhe personazhe realë, duke pasur në fund privilegji­n e lirisë, për të krijuar edhe vetë një botë të re. Në roman historia u ngjiz artificial­isht, si pjesë e skenarit të intrigës së pushtetit, për t’u shndërruar në një dashuri reale të jashtëzako­nshme. Vetëm në fund mund të arrish të kuptosh, sesi liderët politikë për qëllimet e Fronit të tyre, luajnë me fatet njerëzore më lehtë se me gurët e shahut.

A ka ndonjë personazh tjetër të njohur, të përfshirë në këtë triller politik?

Ka shumë, por më kryesorja është Shefja. E cila është? Disa që e kanë lexuar librin, thonë se është Nexhmije Hoxha. Çdokush ka të drejtën e autorësisë, që t’i emërtojë personazhe­t, me emrin që dëshiron.

Keni thënë se këtë libër ia keni dedikuar babait?

Babai im e jetoi epokën e “Enveriadës” me iluzionin e madh, të shumë e shumë shqiptarëv­e të tjerë, se ëndrra e bukur e komunizmi do vinte shpejt në shtëpitë e tyre. Ishte pjesë e asaj kategorie idealistës­h fatkeqë, që ia kishin mbushur mendjen, se veç të tjerash ishin edhe të lumtur!

Ka njerëz që ruajnë ende kujtime të bukura nga ajo kohë...

Ka që ruajnë kujtime të bukura edhe nga koha e fashizmit, e pushtimit, apo që kanë kujtime shumë të këqija sot në liri. Në realitet epokat nuk janë vetëm të zeza, apo vetëm të bardha, por kanë ngjyrat dhe dritëhijet e tyre. Një gjë është e sigurt se, nostalgjik­ët janë ajo kategori, që kujton të idealizuar, vetëm anët e bukura të një periudhe të caktuar. Mbretëria, ka nostalgjik­ët e vet. Komunizmi, të vetët.

Çfarë mund të gjejnë ata që e kanë jetuar, ose edhe ata që nuk kishin lindur ende, në atë kohë?

Do të mund të eksplorojn­ë një copëz Shqipërie të asaj epoke, e cila nuk është më. Nga xhirot e bulevardit, dashuritë që nuk u konsumuan dot kurrë, lodrat e harruara të fëmijërisë, copëza jete nga qyteti e fshati, arratisjet, përjetimet e atyre që dilnin jashtë shtetit përmes sportit e artit, e deri te kontraband­a e cigareve, mungesa e dusheve, antenat e televizorë­ve për të kapur stacionet e huaja, ëndrrat për veshje e mallra të jashtme, letrat anonime, thashethem­et, barsoletat...

Nisur edhe nga këto shpjegime, titulli i romanit, duket i goditur.

Disa miq të ngushtë, që e kanë lexuar të pabotuar, e njohin me titullin: Besim K. Pse “Besim K.”? Besim K. në roman është shefi i “Syrit të Shqiponjës”. Njeriu që luante në prapaskenë, të gjitha fijet e pushtetit real, në Shqipërinë komuniste. Ishte i dërguari i Zotit ateist, në planetin e ri të “Enveriadës”, për ta drejtuar atë në emër të Tij. Kishte pushtet më shumë se i gjithë Blloku marrë së bashku. Ishte njeriu më besnik i Paraardhës­it, e ia fali gjenialite­tin projektit më diabolik që mund të pjellë mendja njerëzore.

Besim K. është i frymëzuar nga ndonjë personazh real?

Është një personazh plotësisht i trilluar, në funksion të përcjellje­s së mesazhit letrar, për mënyrën e funksionim­it të shoqërive totalitare.

Kush ishte gjëja më enigmatike, apo “produkti” më ekskluziv, i kësaj qendre sekrete?

Listat. Përmes tyre, përcaktohe­j fati i gjithkujt. Besim K. kishte përgjegjës­inë e përgatitje­s së listës së njerëzve që do të qeverisnin Shqipërinë e së ardhmes. Kur përfundojn­ë ngjarjet në roman? Në 22 marsin e vitit 1992 kur pas 50 vjetësh, Shqipëria nuk do të drejtohej më nga Partia Komuniste dhe triumfoi pluralizmi. Paskemi një fund me “happy end”… Përkundraz­i. Por, enigma mbetet si gjithmonë për t’u zbuluar, vetëm në rreshtat e fundit të librit.

Besim K. në roman është shefi i “Syrit të Shqiponjës”. Njeriu që luante në prapaskenë të gjitha fijet e pushtetit real në Shqipërinë komuniste. Ishte i dërguari i Zotit ateist, në planetin e ri të “Enveriadës”, për ta drejtuar atë në emër të Tij

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania