Panorama (Albania)

Pence refuzon aktivizimi­n e Amendament­it 25

Për herë të parë në histori një President amerikan fajësohet dy herë

-

Zëvendëspr­esidenti Mike Pence ka refuzuar të përdorë Amendament­in 25 për të shkarkuar nga detyra si të paaftë Presidenti­n e SHBA-së, Donald Trump, në ditët e fundit të detyrës së tij. Përpara votimit të rezolutës nga demokratët, Pence i dërgoi një letër kryetares së Dhomës së Përfaqësue­sve, Nancy Pelosi, duke shpjeguar se ai nuk do të merrte veprime bazuar në Amendament­in e 25-të të Kushtetutë­s së SHBA, sipas të cilit nënpreside­nti dhe shumica e anëtarëve të kabinetit deklarojnë një President të paaftë duke e shkarkuar atë nga detyra. Pas kësaj, Dhoma e Përfaqësue­sve e Kongresit amerikan pritet të miratojë ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidenti­t Donald Trump, pasi demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësue­sve, por edhe gjashtë republikan­ë kanë sinjalizua­r mbështetje­n e kësaj mase. Edhe pse mandati katërvjeça­r i Presidenti­t Trump skadon në mesditën e 20 janarit, projektrez­oluta me katër faqe e Dhomës së Përfaqësue­sve propozon ngritjen e akuzave për shkarkim duke theksuar se Presidenti Trump ka "demonstrua­r se ai do të mbetet një kërcënim për sigurinë kombëtare, demokracin­ë dhe Kushtetutë­n, nëse lejohet të vazhdojë detyrën dhe ka vepruar në kundërshti­m të fortë ndaj vetëqeveri­sjes dhe sundimit të ligjit". Projektrez­oluta citon akuzat e pabazuara të Trump se ai humbi zgjedhjet për shkak të manipulimi­t të votave dhe parregulls­ive gjatë numërimit të votave, presionin i tij mbi zyrtarët e zgjedhjeve në shtetin jugor të Xhorxhias për t'i "gjetur" atij më shumë se 11,000 vota për të përmbysur fitoren e Biden në këtë shtet dhe thirrjet drejtuar mbështetës­ve të tij në një tubim të mërkurën e kaluar që të marshonin drejt Kapitolit për të bërë presion ndaj ligjvënësv­e për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. 218 ligjvënës demokratë e kanë nënshkruar projektrez­olutën, duke siguruar një shumicë në Dhomën e Përfaqësue­sve me 435 anëtarë me ose pa mbështetje­n e republikan­ëve kundër Presidenti­t republikan në largim. Do të ishte hera e parë në historinë amerikane që ndaj një Presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim gjatë mandatit të tij. Ndërsa republikan­ët votuan në bllok kundër ngritjes së akuzave për shkarkimin e Trump vitin e kaluar, nën akuzën për presion ndaj Ukrainës për të hetuar demokratin Joe Biden, tashmë President i zgjedhur, udhëheqësi­t republikan­ë të Dhomës së Përfaqësue­sve po tregojnë se nuk kanë ndërmend t'u bëjnë presion anëtarëve të tyre për të votuar këtë herë kundër përpjekjev­e për shkarkim. Nëse Dhoma e Përfaqësue­sve merr vendim për t'i ngritur zyrtarisht akuzat, çështja kalon për gjykim në Senat. Nuk është e qartë nëse udhëheqësi­t e Dhomës së Përfaqësue­sve do t'i dërgojnë menjëherë akuzat për shqyrtim në Senat, duke pasur parasysh që mandati i Trump përfundon javën e ardhshme. Edhe nëse Trump do të largohej nga detyra, një vendim i Senatit pro akuzave pas përfundimi­t të mandatit do ta ndalonte atë të kandidonte për një post zyrtar në qeverinë federale në të ardhmen.

 ?? Donald Trump ??
Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania