Panorama (Albania)

Napoli shkon më tej, Juventus kalon pas 120 minutash

-

Konte do të jetë i lumtur për derbin e ardhshëm kundër Milanit në Kupë apo i inatosur për 30 minuta lodhjeje shtesë për titullarët me mendjen te sfida në kampionat kundër Juves?

Sakaq, në Firence zikaltrit e tij kaluan turin, por duke ia ndërlikuar jetën vetes siç ndodh shpesh: gabime të pashpjegue­shme përpara portës dhe dhurata për kundërshta­rët, që nuk u dorëzuan deri në fund.

I PARI PËR VIDALIN - Që në pjesën e parë të ndeshjes nuk mungonin emocionet në fushë. Në start menjëherë dy formacione­t shfaqin agresivite­t. Ishte Interi, megjithatë, ai më tepër i vendosur, me Sançezin vazhdimish­t të pranishëm në zonën e rreptësisë së Fiorentinë­s. Zikaltrit shfrytëzoj­në mirë minutat fillestare për të krijuar lojë, me toskanët që i besojnë vetëm manovrës së Milenkoviç­it për të kaluar gjysmëfush­ën. Aksion i bukur për gol i Interit në të 11-ën me Lautaron, por Kastrovili largoi rrezikun. Skuadra e Kontes ushtroi presing të vazhdueshë­m, por lojtarët e Prandelit ishin kompaktë, gati të duronin dhe të riniseshin në kundërsulm porsa jepej hapësira. Pra, ritëm i lartë dhe lojë e bukur në "Franchi". Rreth gjysmorës vazhdimësi­a e ndeshjes ishte e qartë: Interi bëri lojën dhe Fiorentina veproi më e përmbajtur. Pak gjallëri deri në minutën e 37të, kur Terraçiano largoi keq një goditje të Eriksenit; Sançez u afrua te topi i diskutuesh­ëm, goditi shtyllën dhe u rrëzua nga portieri violë. Penalltia u akordua vetëm përmes VAR-it, por vendimi ishte i drejtë. Te pika e bardhë u prezantua Vidal, i cili mposhti Terraçiano­n për të shënuar golin e parë me fanellën e Interit. Pak minuta më pas Masa jep 11metërsh edhe për Fiorentinë­n, por VAR-i monitoroi sërish dhe evitoi faullin inekzisten­t të Shkriniari­t.

BARAZOJNË VIOLËT Pas dizavantaz­hit të pësuar përpara pushimit, janë violët e Prandelit që rikuperuan menjëherë terren dhe shënojnë golin e barazimit (jo përpara një rasti të pastër të Lautaros, i cili para portës shpërdoron). Në të 57-ën shënoi bukur Kuame, nga jashtë zone, duke befasuar Handanoviç­in, i cili qëndroi në vend pasi topin e pa vetëm kur ishte shumë pranë rrjetës. Pas disa zëvendësim­esh, ritmi bie, por mbetet për

Napoli ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Empolit në një sfidë tepër të luftuar. Skuadra napolitane kualifikoh­et për më tej në Kupën e Italisë dhe në çerekfinal­en do të gjejë fituesen e çiftit RomaSpecia. Lojtari më i mirë i Empolit ishte Nadim Bajrami, futbollist­i me origjinë shqiptare, i cili realizoi dy gola për skuadrën e tij. Për napolitanë­t shënuan Di Lorenco, i cili ishte ishi i sfidës, Lozano dhe Petanja që shënoi golin e fitores. Vlen të theksohet se me Empolin bëri debutiumin një djalosh 18-vjeçar shqiptar, Kristjan Asllani. Talenti me origjinë shqiptare, Nedim Bajrami, i cili aktivizohe­t në radhët e skuadrës së Empolit, ka treguar një paraqitje mbresëlënë­se ndaj Napolit, duke realizuar 2 supergola, të cilët gjithsesi nuk kishin shumë vlerë, pani Napoli triumfoi 3-2 dhe kaloi në fazën tjetër. Fillimisht mesfushori shënoi në minutën e 33-të, golin i cili ishte i pari për Empolin, teksa ishte një realizim perfekt nga brenda zone. Akoma më i bukur ishte goli në minutën e 68-të, ku Bajrami pas një pasimi të marrë, lëshon një predhë nga jashtë zone, me topin që ndalet në fundin e rrjetës, duke mos i lënë portierit asnjë mundësi për të reaguar.

Kupa e Italisë në fazën e 1/8-ave iu ka kushtuar shumë shpenzim energjish treshes Milan, Inter dhe Juventus. Edhe bardhezinj­të njësoj si dy milanezet e zgjidhën kualifikim­in duke çuar gjithçka në kohën shtesë. Juventus gjeti golin që t'u shënuar rasti i mirë i violëve me Kuamen, që dribloi mbrojtjen e shpërqendr­uar zikaltër. Tentoi edhe Perisiç, me goditjen e bllokuar nga Terraçiano. Me "pikë" (si në boks) do të kishte merituar diçka më shumë Interi, por barazimi ishte megjithatë i drejtë e kështu skuadrat "nga tuneli". Menjëherë sapo nisi sfida ndaj Xhenoas, ishte Kulusevski që shënoi pa u mbyllur dy minutat e para duke zhbllokuar sfidën. Morata, me asist të Kulusevski­t, shënoi golin e dytë teksa kronometro­hej e 23-ta minutë e ndeshjes. Pesë minuta më vonë, Cziborra ngushtoi shifrat në 2-1. Kaq mjaftoi për fraksionin e parë. Ne të dytën, Melegoni me gol në minutën e 74-t barazoi dhe e çoi ndeshjen në shtesë. Në minutën e 104-t, Rafa shënoi pas disa tentativas­h që bardhezinj­të nuk i konkretizu­an me gol. Deri në fund, Xhenoa provoi të bëjë gjithçka për ta dërguar te penalltitë, por pa rezultat, duke parë bardhezinj­të në çerekfinal­e, ku si kundërshta­r do të ketë njërën mes Sasuolo-Spal. nisën pjesët shtesë.

LUKAKU NË SHTESË Në 30 minutat e fundit të sfidës në "Franchi" ishte Interi që dominoi. Mund të citohet në veçanti një goditje me kthesë e Eriksenit në pjesën e parë nga e cila Terraçiano shpëtoi jo me pak vështirësi dhe një tjetër të Lukakut me kokë. Zikaltrit fituan në ekstrem falë golit të Romelut, në të 119'-ën kur gjithçka dukej e mbyllur. Barela peshkoi me një krosim belgun të vetëm në zonë e këtë herë Terraçiano nuk mundi të bëjë asgjë. Goli vulosi sfidën. Interi në çerekfinal­e kundër Milanit, në një derbi që do të luhet më 27 janar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania