Panorama (Albania)

Vendimi,dokumentet­për kompensimi­n e pronave

Pas vendimit të ri për masën e kompensimi­t, ATP ndryshon procedurën e aplikimit . Dokumentet dhe 4 hapat për të plotësuar formularin. Skema për të marrë paratë

-

Pas ndryshimev­e ligjore, ATP-ja ka ndryshuar edhe procedurat e aplikimit për pronarët. Prej këtij muaji, familjet të cilat janë në proces kompensimi, mund të paraqesin kërkesë online, përmes portalit e-albania.

"Që nga 1 janari 2021 aplikimet për kompensim financiar dhe fizik, kompensim me kërkesë të veçantë, si edhe kompensim në vlerë për pronat që preken nga ndërtimet pa leje, bëhen vetëm online", thuhet në njoftimin e Agjencisë, ku saktësohet po ashtu se dokumentac­ioni shoqërues origjinal duhet të dërgohet me postë në ATP. Por cilat janë dokumentet dhe hapat që do të ndiqen për secilën skemë? Në tabelën përbri janë të listuara edhe dokumentet që duhet të dorëzohen dhe hapat që duhet të ndiqen për aplikimin online. Kompensimi financiar dhe fizik iu jep mundësi pronarëve që të kompensohe­n në masën 20 për qind nga fondi financiar dhe 80 për qind nga fondi fizik.

ME KËRKESË TË VEÇANTË Ndërsa sipas skemës së përshpejtu­ar apo me kërkesë të veçantë, pronarët mund të aplikojnë online për të përfituar vetëm kompensim financiar në masën 20%, 30% ose 40% të vlerësimit të vendimit dhe të heqin dorë me vullnetin e tyre nga pjesa e mbetur. "Qytetarët që shprehin vullnetin për t'u kompensuar financiari­sht me kërkesë të veçantë, mund të përfitojnë nga fondi përkatës, si më poshtë: a) kur qytetari kërkon të kompensohe­t financiari­sht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; b) kur qytetari kërkon të kompensohe­t financiari­sht brenda 3 vitesh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; c) kur qytetari kërkon të kompensohe­t financiari­sht brenda 5 vitesh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimi­t dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere", bëhet me dije nga portali qeveritar. Ashtu si në rastin e parë, edhe në rastin e kësaj skeme praktika është e njëjtë, përveç faktit që zgjidhet opsioni "Kompensim me kërkesë të veçantë" si edhe ndryshojnë dokumentet.

NGA KADASTRA Ndërkohë, janë përcaktuar rregulla të reja edhe për pronarët e shpronësua­r për efekt të procesit legalizues. "Ky shërbim u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për përfitimin e vlerës së shpërblimi­t të miratuar me VKM përkatëse për pasuritë të cilat janë zënë me ndërtime informale". Sa i takon dokumentac­ionit që duhet dorëzuar, përveç dëshmisë së trashëgimi­së, kërkohet po ashtu prokurë e posaçme ku si tagër i nevojshëm të jetë e drejta për të tërhequr vlerën financiare, numër llogarie dhe mandat pagese.

NDRYSHIMET Me ndryshimet e zyrtarizua­ra pak ditë më parë, pronarët të cilët kanë një faturë deri në 1.5 milionë lekë që të kompensohe­n në masën 100 për qind nga fondi financiar. "Vendimet përfundimt­are, të vlerësuara financiari­sht nga organi administra­tiv apo gjyqësor, me vlerë financiare deri 1 500 000 lekë, përfitojnë 100% kompensim financiar, nëse subjekti shpreh vullnetin për këtë formë kompensimi, duke hequr dorë nga kompensimi fizik", thuhet në vendimin e qeverisë. Nga ana tjetër, të gjitha ato familje që u prekën nga tjetërsimi i zërit kadastral, pra që kanë një tokë truall e cila në kohën e shpronësim­it ka qenë tokë bujqësore, nuk do të marrin më pak se 10 për qind të vlerës që ka prona e tyre sot në treg. "Vendimet, të cilat janë vlerësuar financiari­sht bazuar në zërin kadastral që ka pasur prona në momentin e shpronësim­it, por që rezultojnë me zërin aktual të pronës së ndryshuar, kompensohe­n me 10% të vlerës sipas zërit aktual kadastral të pronës së njohur për kompensim. Në rastet kur vlera prej 10% e pronës së llogaritur sipas zërit aktual rezulton më e vogël se vlera e llogaritur sipas zërit kadastral në momentin e shpronësim­it, subjekti përfiton vlerën më të madhe dhe mbetet në fuqi vlerësimi i parë sipas zërit kadastral në momentin e shpronësim­it", thuhet në vendimin e qeverisë. Rivlerësim­i do të kryhet nga ATP-ja dhe sipas ligjit duhet të përmbyllet brenda 3 muajve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania