Panorama (Albania)

Vetëmnjëfr­ontunik opozitar mund ta largojë z. Rama

- SHEREFEDIN SHEHU

Fushata elektorale ka filluar, por realisht fushatë po bën vetëm Kryeminist­ri Rama. Të tjerët hedhin ndonjë shashkë kundër qeverisë, por më shumë po luftojnë brenda vetes dhe me aleatët e mundshëm të tyre. Por, koha rrjedh dhe po të vazhdohet kështu, ajo punon me shumë për z. Rama. Po t’i shtojmë kësaj edhe faktin që opozita nuk ka asnjë lloj pushteti në nivel qendror dhe lokal, avantazhet e z. Rama shtohen.

Opozitarë të qeverisë sot janë forcat politike opozitare tradiciona­le dhe jotradicio­nale, por edhe të reja, që kërkojnë ndryshime strukturor­e politike dhe jo vetëm rrotacion pushteti. Të gjithë shprehen në publik se do të fitojnë kundër z. Rama, por e vërteta është se në Shqipëri akoma votohet dhe nuk bëhen zgjedhje. Dhe për të rritur mundësinë e fitores, z. Rama deformoi edhe Kodin Zgjedhor, duke hequr mundësinë e maksimizim­it të votave nëpërmjet koalicione­ve të shumta opozitare parazgjedh­ore.

Njëkohësis­ht, kemi edhe një histori të vjetër dhe të re të shpërndarj­es, vjedhjes apo blerjes së votave. Dhe kjo histori, së bashku me gjendjen e Shqipërisë nën udhëheqjen e z. Rama, tregojnë se për të mundur z. Rama, forcat politike duhet të tejkalojnë objektivat dhe interesat e ngushta të lidershipi­t dhe të mbështetës­ve të tyre. Kështu, motivi i vetëm i të gjithëve në këto zgjedhje duhet të jetë largimi i z. Rama. Dhe për këtë ka vetëm një mënyrë, që është “krijimi i një fronti unik opozitar”.

Kjo mënyrë nuk është e preferuar për asnjë forcë politike opozitare. Është e kuptueshme se PD, si forca më e madhe opozitare, nuk e do këtë mënyrë, sepse ajo i rrezikon peshën politike dhe emrin e mirë të krijuar në të kaluarën dhe vë në diskutim postin e Kryeminist­rit për kryetarin e saj. Nga ana tjetër, një aleancë e PD-së me forca politike të majta nuk pranohet në realitetin shqiptar dhe i demotivon demokratët një, pjesë e të cilëve janë viktima të qeverisjev­e të majta.

Edhe LSI dhe militantët e saj nuk do ta preferonin një koalicion të tillë, sepse duke qenë parti pragmatist­e ata nuk kanë motivim të mjaftueshë­m dhe garanci për rezultatet dhe përfitimet pas fitores së një koalicioni të tillë të gjerë.

Por, edhe partitë e reja politike, që, përgjithës­isht i bashkon objektivi për ndryshime strukturor­e politike, ose, siç quhet ndryshe “anti-establishm­ent”, nuk e preferojnë një koalicion të tillë. Ata do të humbasin avantazhin e fushatës për parime dhe standarde politike dhe ndoshta mund të “sakrifikoh­en politikish­t”, mbasi nuk do të mund të krijojnë raporte direkte me votuesit e tyre.

E njëjta gjë vlen edhe për partitë ekzistuese, të ashtuquajt­ura “të vogla”, që futen në koalicione me partitë e mëdha. Kështu, motivimi i votuesve anti-establishm­ent dhe të forcave opozitare dhe joopozitar­e tradiciona­le mund të ulet, sepse parimet dhe forcat politike, për të cilat ato votojnë, nuk përbëjnë objektivin kryesor të koalicioni­t.

Pavarësish­t nga arsyetimet e mospranimi­t të një koalicioni unik anti-Rama, logjika e historisë dhe realitetit të numrave duhet të dominojë dhe e theksoj përsëri se një vlerësim objektiv i tyre tregon se e vetmja garanci për rrëzimin e regjimit të instaluar nga z. Rama, është një front unik opozitar. Kjo do të ishte edhe kundërpërg­jigja e vetme ndaj sistemit zgjedhor të imponuar nga z. Rama, i cili e ka vlerësuar si të pamundur bashkimin në një front unik opozitar.

Ky mund të konsideroh­et si një rast i papreceden­t, por mendoj se këtë e kërkon momenti, në të cilin ndodhet Shqipëria. Prandaj, z. Basha, si kryetar i partisë më të madhe opozitare, dhe të gjithë kryetarët e partive të tjera opozitare duhet të dëshmojnë lidership. Ata duhet të shpallin rrëzimin e regjimit të z. Rama si objektivin e vetëm të zgjedhjeve të radhës dhe faktorin e bashkimit në tejkalim të objektivav­e dhe ambicieve politike partiake. I pari z. Basha duhet të pranojë dhe deklarojë se “largimi i z. Rama është më i rëndësishë­m sesa ambicia e tij për Kryeminist­ër”. Pastaj, zonja Kryemadhi duhet të ftojë votuesit e LSI-së që të kontribuoj­në për vendin, pavarësish­t se “llokma e pushtetit” mund të jetë më e vogël. Dhe kështu edhe ata që janë deklaruar për standarde të reja në politikë, duhet të pranojnë bashkimin në frontin opozitar kundër z. Rama, në këmbim të kompromisi­t për të zgjedhur me konsensus Kryeminist­rin e nesërm të fitores. Natyrisht që për një koalicion të tillë duhet të ketë drejtësi dhe besueshmër­i reciproke, të bazuar në një vlerësim objektiv të valencës së votave historike dhe të mundësive për t’u votuar për secilin pjesëmarrë­s në koalicion.

A është kjo një zgjidhje e mirë kjo? Po të nisemi nga standardet politike, mund të thuhet, pa asnjë hezitim, jo. Por vendosja e largimit të z. Rama si objektivin e vetëm politik afatshkurt­ër e justifikon plotësisht një front unik opozitar, bazuar në një platformë qeverisëse që mundëson hapjen e negociatav­e për anëtarësim­in në Bashkimin Europian dhe kryerjen e një reforme kushtetues­e dhe zgjedhore që të garantojë zgjedhje të drejta, të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Pas përfundimi­t të këtij misioni, duke supozuar që në Shqipëri do të bëhen “zgjedhje dhe jo vetëm votime”, mund të shkohet në zgjedhje të parakohshm­e, ku të krijohen koalicione të natyrshme dhe të qëndrueshm­e të bazuara në programet politike dhe valencën e votave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania