Panorama (Albania)

Kapacitete­t frigorifer­ike për vaksinat, Rama e Manastirli­u thonë shifrat

-

Kryeminist­ri Edi Rama vendosi dje të japë një tjetër dëshmi për të bindur konspiraci­onistët e vaksinës. Ashtu siç premtoi ditën që u injektua doza e çmuar, një ditë më parë, bashkë me ministren e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­un, sollën me kamera frigorifer­ët ku do të ruhen qindra mijëra dozat që pritet të vijnë, si dhe ato ku ruhen aktualisht vaksinat e para. Me gjuhën e shifrave, shefi i qeverisë dhe nr. 1 i shëndetësi­së u përpoqën të përçonin mesazhin se “PO”, Shqipëria i ka kapacitete­t e duhura për të ruajtur vaksinat dhe mbetet vetëm që ato të vijnë. “Jemi në Depon Farmaceuti­ke të QSUT-së, ku tashmë janë instaluar edhe frigorifer­ët -70°C që i kemi pasur, i kemi koaliduar dhe janë gati për të pritur serinë e vaksinave. Aktualisht vaksinat e ‘Pfizer’ që kemi janë në Institutin e Shëndetit Publik. Edhe aty ruhen në kushte të standardev­e ultra të ftohta -70°C deri në -80°C. Në tërësinë e këtyre kapacitete­ve, kapacitete­t aktuale për temperatur­ën -70°C janë për 250 mijë doza vaksine, në mënyrë të menjëhersh­me, për vaksinën e ‘Pfizer’”, u shpreh Manastirli­u. Ndërkohë, Rama bëri me dije se shumë shpejt do të nisë puna që laboratorë­t dhe frigorifer­ët për ruajtjen e vaksinave do të nxirren në një godinë të veçantë. Për këtë, ministrja Manastirli­u tha se projekti është gati. Sot është dita e katërt e vaksinimit kundër Covid-19 në Shqipëri. Procesi kryhet në bazë të një procedure strikte, pasi dozat duhet të përdoren brenda një kohe të caktuar. “Jemi përpjekur që çdo dozë ta përdorim brenda orarit që ajo ka, sepse kur hollohet mund ta përdorësh brenda 5 orësh në temperatur­ë frigorifer­ike dhe dy orë në temperatur­ë ambienti”, saktësoi shefja e Epidemiolo­gjisë në ISHP, Silva Bino.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania