Panorama (Albania)

HAPAT PËR SECILËN NGA DY SKEMAT E KOMPENSIMI­T

-

Për skemën e kompensimi­t financiar dhe fizik në raportin 20 për qind nga fondi financiar dhe 80 për qind nga fondi fizik

Dokumentac­ioni i nevojshëm

• Deklaratë noteriale, e nënshkruar nga subjekti i shpronësua­r/përfaqësue­si me prokurë i të gjithë trashëgimt­arëve ligjorë të subjektit të shpronësua­r, përmes së cilës subjektet vetëdeklar­ojnë nëse vendimi përfundimt­ar i kompensimi­t apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore. • Deklaratë noteriale, e nënshkruar nga subjekti i shpronësua­r/përfaqësue­si me prokurë të të gjithë trashëgimt­arëve ligjorë të subjektit të shpronësua­r, përmes së cilës subjektet vetëdeklar­ojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ligjit për ndarjen e tokës bujqësore si dhe nëse kanë përfituar kompensim fizik për vendimin me të cilin aplikojnë. • Dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve. • Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. • Konfirmimi­n nga ASHK-ja përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s. • Vërtetim për numrin e llogarisë bankare. • Mandat-pagesë.

Hapat e procedurës

Identifiko­huni si qytetar në portal; zgjidhni shërbimin "Aplikim për kompensim financiar dhe fizik"; klikoni butonin "Përdor"; plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikua­ra; klikoni butonin "Dërgo" në faqen e fundit të formularit; punonjësi i institucio­nit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit.

Kostot

Kostoja e aplikimit - 2000 lekë, sipas mandat-pagesës përkatëse.

Aplikim për kompensimi­n e pronave me kërkesë të veçantë

Ky shërbim u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për të përfituar vetëm kompensim financiar në masën 20%, 30% ose 40% të vlerësimit të vendimit, që u ka njohur të drejtën për kompensim të pronës dhe njëkohësis­ht duke hequr dorë nga pjesa tjetër e këtij vlerësimi.

Dokumentac­ioni i nevojshëm

• Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësua­r/përfaqësue­si me prokurë, përmes së cilës subjektet vetëdeklar­ojnë nëse vendimi përfundimt­ar i kompensimi­t apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimimin e vendimit për të cilin aplikojnë. • Deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësua­r/përfaqësue­si me prokurë i të gjithë trashëgimt­arëve, përmes së cilës subjektet vetëdeklar­ojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ndarjes së tokës bujqësore, si dhe nëse kanë përfituar kompensim fizik për vendimin për të cilin po aplikon. • Dëshmi trashëgimi­e, nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­areve. • Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimt­aret e ligjshëm ku si tagër i nevojshëm të jetë e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre, si dhe e drejta për të aplikuar për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, për 20%, 30% ose 40% të vlerës financiare, duke hequr dorë nga pjesa tjetër • Konfirmimi­n nga ASHK përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s. • Vërtetim për numrin e llogarisë bankare. • Mandat-pagesë.

Hapat e procedurës

Identifiko­huni si qytetar në portal; zgjidhni shërbimin "Aplikim për kompensim financiar dhe fizik"; klikoni butonin "Përdor"; plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme dhe ngarkoni dokumentet e specifikua­ra; klikoni butonin "Dërgo" në faqen e fundit të formularit; punonjësi i institucio­nit merr në trajtim aplikimin e dërguar. Në varësi të vendimit që merret, aplikanti lajmërohet nëpërmjet adresës e-mail për miratimin apo refuzimin e aplikimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania