Panorama (Albania)

Pas takimit me ministren, ekspertët nuk i hapin auditorët, Kushi: Kërkoj mirëkuptim­in e studentëve

-

Vështirë të gjesh një pikë ndarëse se ku mbaron angazhimi profesiona­l dhe fillon ai politik. Anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve, që për Kryeminist­rin Rama janë ekspertë të pavarur që s’kanë asnjë lidhje me qeverinë, në fakt janë pajisur me teserë partie. Për këtë mjafton të shohim atë që ndodhi jo më larg se një ditë më parë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i Partisë Demokratik­e, Bardh Spahia, publikoi foton gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste të zv.ministres së Shëndetësi­së, Mira Rakacolli. Por prej fillimit të pandemisë, Rakacolli është vënë në krye të Komitetit Teknik të

Ekspertëve, të cilit i është atribuuar çdo vendim për kufizim të masave apo lehtësimin e tyre. Madje vetë Kryeminist­ri e vuri veten jo pak herë në rolin e “lajmëtarit” duke justifikua­r çdo masë të ndërmarrë me faktin që ishte komiteti i pavarur që kishte vendosur. Pjesëmarrj­a e zv.ministres dje në një takim dëshmon të kundërtën. Por jo vetëm kaq, fotoja që u bë virale dje në rrjetet sociale tregonte që hartuesit e masave në fakt janë shkelësit e tyre. Drejtuesja e Komitetit të Ekspertëve ishte e pranishme në një takim ku ishin prezentë më shumë se 10 persona, ndërkohë që prej disa muajsh janë të ndaluara grumbullim­et mbi këtë shifër. “E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin! Minimalish­t Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Është e pafalshme që kryetarja e Komitetit të Ekspertëve për pandeminë Covid-19 të shkelë e para rregullat për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti-Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot”, ka shkruar Spahia në rrjetet sociale. Një tjetër lajm që bëri jo pak bujë dje ishte edhe emërimi i një prej anëtarëve të Komitetit Teknik të Ekspertëve në postin e zv.ministres së Shëndetësi­së. Eugena Tomini është bërë pjesë e kabinetit qeveritar. Emërimi i saj si numri dy i Ministrisë së Shëndetësi­së është prova e radhës se në fakt përbërja e komitetit nuk është me profesioni­stë dhe ekspertë të pavarur, sikundër është trumbetuar me të madhe përgjatë gjithë kësaj kohe, por është një komitet me persona që kanë një angazhim sa profesiona­l, aq edhe politik në misionin që kanë ndërmarrë.

 ??  ??
 ??  ?? Rakacolli, në një nga takimet me strukturat e PS-së
Rakacolli, në një nga takimet me strukturat e PS-së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania