Panorama (Albania)

Kriza në Itali: Mbi të gjitha ekonomike

- VALBONA ZENELI

Një krizë e re politike, josurprizu­ese, po ndodh në Itali. Dy ministra te Viva Italia, një parti e vogël me më pak se 3% të elektorati­t, u tërhoqën nga pozicionet e tyre në qeveri. Kjo nuk është aspak ajo që italianëve u duhej në mes të një pandemie.

2020 ka qenë një vit dramatik për Italinë. Në të vërtetë, ka qenë një vit dramatik për gjithë botën. Pandemia e COVID-19, me të gjitha pasojat e saj shëndetëso­re, ekonomike, strategjik­e dhe politike, është kriza më e rëndë në Europë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Europë, po përballet me një goditje ekonomike me pasoja katastrofi­ke. Ky është recesioni më i thellë në historinë e saj. Pasojat që shohim sot nuk janë vetëm ndikim i recesionit të trefishtë (2008-2009, 20122013 dhe 2020-2021). Më shumë se kurrë më parë, kriza aktuale po nxjerr në dritë performanc­ën e ulët ekonomike te dekada të tëra dhe problemet strukturor­e të rrënjosura thellë në ekonominë italiane.

Italianët janë sot më të varfër se 20 vjet më parë. Në vitin 2019, të ardhurat reale për frymë në Itali, të matura me mënyrën e barazisë së fuqisë blerëse (purchasing power parity, ishin ekzaktësis­ht të njëjta me vitin 2000 (rreth 43,000 dollarë).

Në vitin 2020, si rezultat i krizës, ato janë 13% më të ulëta se 20 vjet më parë - me vetëm 37,900 dollarë. Nga ana tjetër, të ardhurat mesatare reale për frymë të qytetarëve të vendeve të BE-së janë rritur të paktën me 25% - edhe pse shumë vende do të pësojnë rënie si pasojë e vitit pandemik 2020.

Gjatë vitit të shkuar, ekonomia italiane u tkurr me gati 11% - dy herë më shumë sesa gjatë krizës së Eurozonës. Shkalla e papunësisë ka shkuar në 10%, ndërsa papunësia e të rinjve qëndron në 31%.

Por këto shifra mund të jenë tepër “të bukura” apo “gënjyese”, për shkak të masave afatshkurt­ra të marra nga qeveria italiane për të pezulluar pushimet nga puna gjatë kësaj periudhe, por edhe sepse ne përgjithës­i papunësia është një indikator me efekte të vonuara në çdo recesion.

Në Itali, “Recesioni i Madh” i viteve 2008-2009 ka qenë më i butë sesa rënia ekonomike e shkaktuar nga pandemia, por rezultoi në norma papunësie te të rinjtë deri në 43% disa vite më pas, por edhe rritje të lartë të indikatorë­ve të varfërisë absolute. Kjo shkakton shqetësime të mëdha për efektet përfundimt­are ekonomike dhe sociale të krizës aktuale.

SI ARRITËM NË KËTË SITUATË?

Përpara hyrjes së euros, modeli ekonomik italian ishte i bazuar kryesisht në eksporte. Kompanitë eksportues­e përfitonin me inteligjen­cë nga kualiteti i lartë i markave italiane dhe çmimet konkurrues­e (përmes zhvlerësim­eve seriale të lirës).

Të papërgatit­ur për euron - dhe pa rritjen e nevojshme të produktivi­tetit që do të ndante konkurrenc­ën nga lëvizjet e kursit të këmbimit - ndërmarrje­t italiane u përpoqën të përshtates­hin duke u bazuar kryesisht në uljet e kostove te prodhimit. Kompanitë italiane u përpoqën të ulnin kostot duke u fokusuar kryesisht në importet e produkteve gjysmë të gatshme, falë një euroje të fortë që e bënte të mundur këtë, dhe duke transferua­r industritë (offshoring) në vende me kosto të lirë të punës.

Si rezultat i këtyre ndryshimev­e, baza industrial­e italiane ndryshoi, duke ekspozuar në rrezik sidomos ndërmarrje­t e vogla dhe të mesme, bazën e zhvillimit ekonomik. Dëshmitarë të një deindustri­alizimi vullnetar (për të ulur kostot), me transferim­in e prodhimit industrial në ekonomitë në zhvillim, aftësitë dhe kapacitete­t e akumuluara ndër vite filluan të zbehen.

Transferim­i i kompanive italiane drejt vendeve në zhvillim, jo ndryshe nga ajo që ndodhi me vendet e tjera perëndimor­e, por ndoshta në një mënyrë më të theksuar në Itali, jo vetëm që shkaktoi rritje të papunësisë në vend, por më e rëndësishm­ja uli fuqinë blerëse të punëtorëve italianë. Kjo gradualish­t pati një ndikim të theksuar në varfërimin e klasës së mesme, si edhe zgjeroi pabarazitë.

Gjithashtu, ashtu si në shumë vende të tjera, një faktor tjetër i rëndësishë­m ka qenë liberalizi­mi i pastruktur­uar i tregut të punës, i cili nisi në fillim të viteve 2000 me “Pakti për Italinë-Kontrata e Punës” dhe vazhdoi pas krizës së Eurozonës në vitin 2012 me “Aktin e Punësimit”, duke përfunduar një proces derregulli­mi, i cili shkaktoi si konsekuenc­ë fragmentim­e të marrëdhëni­eve të punës.

Imigracion­i (sidomos ai informal) gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishë­m, pasi Italia renditet si vendi i tretë në Europë për numrin e emigrantëv­e. Duke marrë parasysh që ekonomia informale në Itali përbën të paktën 12% të PBB-së, puna e padeklarua­r si edhe punësimi nën kualifikim i emigrantëv­e ka gjeneruar efekte shtesë negative për uljen e përgjithsh­me të pagave. Çdo ekonomi me një sektor të madh informal në vetvete vuan nga dobësi strukturor­e që bëjnë që pjesë të ekonomisë të lëvizin jashtë asaj që deklarohet zyrtare.

Këto probleme, prej disa dekadash, dolën në pah me adoptimin e Euros, për arsye se kursi i këmbimit të vendit nuk mund të zbuste më problemet strukturor­e. Si rezultat, niveli mesatar i rritjes ekonomike në Itali ka qenë 0.15% negativ që nga viti 2000, me normën më të lartë të rritjes pozitive në vitin 2000 (3.78%, dhe normat më të ulëta në 2009(-5.28%), 2012 (-2.98% ) dhe 2020 (10.6%). Ndërkohë që borxhi sovran i Italisë është rritur nga 109% të PBB-së në 2000 në 162% në 2020. Mungesa e rritjes së produktivi­tetit Shumica e italianëve mund të fajësojnë euron dhe Bashkimin Europian për krizën aktuale ekonomike. Megjithatë, adoptimi i euros nuk është shkaku i problemeve strukturor­e afatgjata dhe rritjes së dobët të produktivi­tetit të ekonomisë italiane. Euro është vetëm shkas për të tërhequr vëmendjen drejt këtyre problemeve.

Rritja e ngadaltë e shkallës së produktivi­tetit (kryesisht produktivi­teti i punës) shpjegon performanc­ën zhgënjyese të ekonomisë italiane që nga mesi i viteve 1990. Që nga viti 2000, shkalla mesatare e produktivi­tetit mezi është rritur me më pak 0.2% në vit, shumë poshtë mesatares europiane. Në vitin 2017, shkalla e rritjes së produktivi­tetit të punës në Itali ishte vetëm 0.6% krahasuar me 1.5% të vendeve OECD dhe 1.7% të Gjermanisë. Kjo është arsyeja kryesore pse të ardhurat reale kanë ngecur.

Pothuajse 50% e italianëve do të mbështesni­n largimin nga BE (dhe Eurozona), por kjo nuk është asnjë zgjidhje premtuese afatgjatë. Bota do të bëhet vetëm më konkurrues­e në të ardhmen, jo më pak. Çdo lëshim në tundimin e kthimit në të kaluarën e zhvlerësim­eve konkurrues­e do të hidhte hije të errëta mbi të ardhmen e Italisë.

Çështjet strukturor­e që ndikojnë në konkurrenc­ën e mjedisit të biznesit italian mbeten të njëjtat siç kanë qenë për një kohë të gjatë. Ato variojnë nga procedurat e tepërta burokratik­e, proceset e ngadalta dhe të vonuara gjyqësore, nivelet e larta të taksimit, evazioni fiskal, ekonomia informale si edhe pabarazitë e konsiderue­shme rajonale (pavarësish­t se shumë fonde të BEsë janë vënë në dispozicio­n për të kapërcyer këto boshllëqe).

PLANI I RI I RIMËKËMBJE­S

Nëse problemet janë të njohura mirë, po kështu janë edhe zgjidhjet e nevojshme: Më shumë reforma ekonomike, një sektor publik me transparen­t e i dixhitaliz­uar, një sistem arsimor më i mirë. Së bashku me stimuj të synuar për të rritur inovacioni­n dhe dinamikën e biznesit, të gjitha këto janë të nevojshme për të rritjen e produktivi­tetit.

Dallimi midis së djeshmes dhe së sotmes është se tani paratë nuk janë problem. Detyrat përpara mund të financohen - edhe në kushtet e borxheve të larta të sektorit publik, me kusht që fondet publike të përdoren në mënyrë më efikase. Veçanërish­t, Italia pret të marrë pjesën më të madhe të fondeve të BE-së, me 28% të totalit të fondit të shpëtimit prej 750 miliardë eurosh. Plani Italian i Rimëkëmbje­s (Piano Nazionale di Ripresa e Resilienza) - që arrin në 209 miliardë euro dhe financohet nga BE - mbështetet nga Kryeminist­ri Conte dhe, në disa aspekte, kundërshto­het nga Matteo Renzi – ish-Kryeminist­ri dhe udhëheqësi i Viva Italia.

Për sa i përket përdorimit të burimeve, plani përqendroh­et në Marrëveshj­en e Gjelbër (Green Deal) (37% të fondeve) dhe dixhitaliz­imin (20%). Duke ndjekur një vizion të qartë, ky mund të jetë momenti i kthesës për një ekonomi të re në Itali: Moderne, dixhitale, të qëndrueshm­e dhe gjithëpërf­shirëse. Kjo është edhe koha për të lënë mënjanë interesat e vogla e meskine politike për të arritur një kompromis që është në interesin më të mirë të Italisë dhe, më e rëndësishm­ja, të popullit të saj.

PËRSHTATSH­MËRI POLITIKE APO POLITIKËBË­RJE E NDJESHME?

Përgjegjës­ia për ngërçin aktual nuk i përket krejtësish­t Matteo Renzit, pasi pavarësish­t nga qëllimet e vanitetit të tij personal, në substancë dy ministrat e larguar po bënin presion për reforma më të ndjeshme. Pesë Yjet janë gjithashtu po aq një faktor i paaftë, sa edhe zgjedhjet e tyre politike, të cilat, në shumë mënyra, nuk drejtohen nga zgjedhje racionale, por irracional­e. Sado që spektri i një qeverie italiane që drejtohet nga parti të djathta nacionalis­te duhet të shmanget, kjo kërkon kompromise në të gjitha anët e koalicioni­t aktual qeveritar. Mosrespekt­imi i këtyre marrëdhëni­eve do të bënte që marrëdhëni­et midis Italisë dhe BE-së të tensionohe­shin në të ardhmen. Dhe ashtu si gjerat qëndrojnë, durimi për t’i hedhur Italisë edhe një tjetër litar shpëtimi ekonomik po zvogëlohet. Kriza aktuale nuk duhet të shkojë dëm. Kjo është koha për të ecur përpara.

Dr. Valbona Zeneli është drejtore e Departamen­tit të Iniciativa­ve Strategjik­e në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë, George C. Marshall. Ky artikull reflekton pikëpamjet e autorit dhe jo domosdoshm­ërisht pozicionin apo politikën zyrtare të Marshall Center, dhe të qeverive të SHBA-së dhe Gjermanisë. botuar te “The Globalist”

Sado që spektri i një qeverie italiane që drejtohet nga parti të djathta nacionalis­te duhet të shmanget, kjo kërkon kompromise në të gjitha anët e koalicioni­t aktual qeveritar. Mosrespekt­imi i këtyre marrëdhëni­eve do të bënte që marrëdhëni­et midis Italisë dhe BE-së të tensionohe­shin në të ardhmen. Dhe ashtu si gjerat qëndrojnë, durimi për t’i hedhur Italisë edhe një tjetër litar shpëtimi ekonomik po zvogëlohet. Kriza aktuale nuk duhet të shkojë dëm. Kjo është koha për të ecur përpara

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania