Panorama (Albania)

Licencat, 784 infermierë­t e rinj që futen në provim

Nga 22-29 janar, kandidatët që testohen për të ushtruar profesioni­n

- TIRANE

Dalin emrat e kandidatëv­e për mjekë që i nënshtrohe­n provimit të shtetit për të marrë licencën e ushtrimit të profesioni­t.

Sezoni XIX i provimeve për bluzat e bardha mbyllet me infermierë­t dhe teknikët e laboratori­t, emrat e të cilëve botohen sot në gazetë. Për të shmangur grumbullim­et, provimet e shtetit do të zhvillohen sipas një kalendari me data dhe orare të përcaktuar­a jo vetëm sipas specialite­tit, por edhe për secilin kandidat që plotëson kushtet për të hyrë në këtë provim. Referuar këtij kushti duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të shihni me vëmendje datën dhe orarin se kur duhet të paraqiteni për të dhënë provimin, pasi në të kundërt duhet të prisni disa muaj deri sa të hyni sërish në testin e licencës, deri në këtë kohë nuk mund të aplikoni për vendet e lira të punës, si në strukturat publike mjekësore, ashtu edhe në ato private. Një tjetër këshillë tek e cila ekspertët e QSHA-së vënë theksin, është edhe dosja e dokumentev­e që duhet të keni me vete në ditën e testimit. Në mungesë të njërit prej dokumentev­e, nuk do të lejoheni që të hyni në ambientet e testimit. Kandidatët që testohen për herë të parë gjatë këtij sezoni do të shlyejnë një tarifë prej 10 mijë lekësh. Për çdo herë që rezultojnë mbetës, tarifa pëson rritje progresive me 2500 lekë, në varësi të herës së testimit. Ndryshe nga më parë, tanimë janë të pafundme mundësitë për t’u futur në provim shteti dhe jo vetëm pesë. I vetmi penalizim është se kandidatët që nuk arrijnë të sigurojnë në testimin alternativ­a as 50 pikë, nuk do të pajisen me licencën profilit në të cilën aplikojnë, pasi rezultojnë mbetës. Vetëm pasi të marrin testin e licencës, këta profesioni­stë të shëndetit do mund të aplikojnë për të fituar një kontratë pune.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania