Panorama (Albania)

PD ndryshon formatin e fushatës, takim derë më derë për programin

Udhëzimi: Fushata do të ndahet në dy faza, identifiki­mi i votuesve dhe në fazën e dytë bashkë me kandidatët do të prezantojn­ë programin

-

Pandemia globale duket se do të ndikojë në mënyrën se si partitë politike në Shqipëri do të ofrohen te qytetarët për të bërë fushatë.

Një prej tyre, që duket se ka përshtatur fushatën e saj në kushtet e imponuara nga pandemia, është partia Demokratik­e. Në situatën kur grumbullim­et me më shumë se 10 veta nuk lejohen, PD-ja ka vendosur që të shkoj te çdo familje shqiptare fillimisht për t’i identifiku­ar, jo vetëm votuesit e tyre, por për të marrë shqetësime­t dhe idetë e tyre se çfarë duan që të ndryshojë në qeverisjen e vendit dhe më pas do t’i prezantojë programin e saj. Gazeta “Panorama” ka siguruar një udhëzim që selia blu i ka shpërndarë koordinato­rëve lokalë të PD-së. Udhëzimi përmban strategjin­ë se si do të shtrihet fushata në të gjithë Shqipërinë.

NISJA E FUSHATËS Sipas këtij dokumenti, duke filluar që nga mesi i këtij muaj, strukturat e PD-së në çdo degë kanë ndarë zonat përkatëse dhe kanë nisur të trokasin në çdo derë për të identifiku­ar votuesit. Në këtë fazë të rinj vullnetarë kanë disa detyra. “Faza e parë (realizohet nga grupe të rinjsh vullnetarë, shoqëruar nga një person përgjegjës i caktuar për një zonë të caktuar, pjesë e strukturës së partisë apo i caktuar nga struktura e Partisë): Për të identifiku­ar votuesit, për t’u bërë atyre disa pyetje, për të mbajtur shënim (regjistrua­r) problemet e tyre. Për të mbajtur shënim (regjistrua­r) preferenca­t e tyre të votimit, me qëllim identifiki­min e votuesve të sigurt të PD-së, votuesve potencialë (që kanë votuar në të shkuarën për PD-në dhe janë të gatshëm që të votojnë edhe në të ardhmen), apo të votuesve të sigurt të partive të tjera. Për t’i dhënë një mesazh përmbledhë­s për të votuar PD-në, duke i treguar në mënyrë të përmbledhu­r, Lulzim Bashën dhe dështimet e Edi Ramës”, thuhet në udhëzimin e PD-së. Pasi të kenë identifiku­ar problemet dhe nevojat e qytetarëve, vullnetarë­t e PD-së do të rikthehen sërish te qytetarët që ishin më parë, por këtë herë së bashku me një nga kandidatët për deputet. Në këtë takim ata duhet t’u tregojnë qytetarëve për kandidatin për Kryeminist­ër dhe programin e PD-së. Kjo fazë e fushatës do të zgjasë nga data 6 mars deri më 20 prill. “Faza e dytë (kandidatët për deputetë, të shoqëruar nga një grup të rinjsh vullnetarë): Për t’u treguar votuesve për Partinë Demokratik­e dhe Lulzim Bashën. Për t’i bindur që të votojnë për Partinë Demokratik­e. Për t’u dhënë atyre një pjesë të literaturë­s së fushatës (broshurë). Për të bashkëbise­duar me ta dhe për t’u prezantuar zgjidhjet që ofron Partia Demokratik­e për problemet e tyre”, vijon udhëzimi.

POROSITË PËR VULLNETARË­T Faza e parë e fushatës së PD-së do të bëhet nga të rinj vullnetarë të Partisë Demokratik­e dhe si të tillë ekziston mundësia që të mos kenë informacio­n të plotë për ndonjë çështje konkrete. Në këtë kuadër selia blu porosit të rinjtë që në rast se përballen me pyetje që nuk dinë përgjigjet, i porosit ata që të mos improvizoj­në dhe manipulojn­ë përgjigjet, por të tregojnë se duhet të informohen për t’i dhënë një version të saktë. “Kur ju bëjnë një pyetje që nuk mund t’i përgjigjen­i, mos e improvizon­i, mos gën- jeni dhe mos e manipuloni përgjigjen. Thjesht tregojini votuesit se jeni vullnetar, se nuk e dini përgjigjen, por do ta zbuloni dhe do t’i ktheni atij përgjigje. Pastaj paraqisni pyetjen e votuesit te mbikëqyrës­i juaj, ose direkt në Selinë Qendrore, cilado qoftë çësh- tja”, shkruhet në udhëzim. Reklama e drejtpërdr­ejtë konsidero- het si një nga më të suksesshme­t nga specialist­ët e komunikimi­t. E tillë është edhe strategjia që po aplikon opozita. Por edhe në këtë rast, ka disa teknika që hartuesit e këtij udhëzimi kujdesen që të porosisin njerëzit e tyre. “Jini shumë miqësor, plot me en- ergji dhe entuziast. Mos improvizon­i, por u qëndroni besnik pyetjeve dhe mesazhit siç është në formatin bashkëlidh­ur. Toni i zërit dhe gjuha e trupit janë të rëndësishm­e. Një buzëqeshje thotë më shumë se mijëra fjalë. Mësoji pikat e formatit bashkëlidh­ur dhe mos lexoni gjatë kohës që bashkëbise­doni me votuesin”, thuhet në udhëzimin e PD-së.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e udhëzimit të PD
Faksimile e udhëzimit të PD
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania