Panorama (Albania)

“Pse janë shtuar përmbytjet në Shqipëri pas vitit 1990"

- PROF. DR. PERIKLI QIRIAZI

Në vendin tonë, vazhdimish­t ka pasur përmbytje, madje edhe katastrofi­ke, me pasoja të rënda ekonomike, sociale, ekologjike. Midis tyre dallohen: përmbytjet e mëdha në dimrin e viteve 1962-1963 në Ultësirën; përmbytjet e fundvitit 1970 dhe të fillimviti­t 1971; të viteve 2009–2010, 2011, dhjetor 2017, mars 2018 në rajonin e Shkodrës; përmbytjet e shkurtit 2015 nga Vjosa dhe Drinosi, nga Semani, Zeza etj.; përmbytjet e janarit 2016 nga Shkumbini, dhjetor 2017, të shkurtit 2018 nga Vjosa dhe Semani. Këto përmbytje sollën dëme ekonomike jashtëzako­nisht të mëdha (miliona euro), probleme të mëdha sociale, mjedisore, ekologjike afatgjata; rrezikuan jetë njerëzish etj. Edhe në janarin e këtij viti u përmbytën disa zona të vendit, banorët e të cilave përjetuan situata tmerri, ankthi dhe frike, të shkaktuar nga lagështira dimërorë dhe trysnia e tmerrshme e pandemisë Covid-19. Pasojat e tyre i ndien i gjithë vendi.

Pyetjet që lindin janë të shumta; cilët janë shkaqet, cili është roli i veprimtari­së njerëzore dhe i politikës, pse janë shtuar përmbytjet e mëdha kohët e fundit, a mundet të evitohen ato apo të paktën të minimizohe­n dëmet e tyre?. Do të mundohemi t’u përgjigjem­i këtyre pyetjeve.

Përmbytjet lidhen me shkaqe natyrore dhe humane. Veprimi i këtyre shkaqeve duhet parë dhe analizuar në kompleks dhe të pandarë nga njeri-tjetri. Theksojmë se kushtet natyrore mund të gjenerojnë përmbytje të mëdha. Veprimtari­a njerëzore e pastudiuar, spontane, e drejtuar nga interesa politike apo përfitimi i çastit, i nxit dhe i intensifik­on ato, deri në katastrofi­ke. Ndërsa veprimtari­a humane e studiuar dhe afatgjatë mund t’i evitojë, t’i rrallojë ose t’i zvogëlojë në minimum dëmet e tyre.

Shkaqet natyrore janë klimatikoh­idrologjik­e dhe gjeomorfol­ogjike. Te të parët dallohen: shirat e gjatë intensivë e frontalë në gjithë vendin ose në pjesën më të madhe të tij. Veçanërish­t të mëdha janë prurjet e lumenjve kur këto shira kombinohen me shkrirjen e shpejtë të dëborës. Në disa raste, gjatë furtunave, valëzimi i madh detar merr drejtim normal me grykëderdh­jet e lumenjve, duke penguar derdhjen e lirshëm të ujerave të tyre në det, rrit kështu përmasat e përmbytjev­e. Në dhjetëvjeç­arët e fundit janë shtuar dhe intensifik­uar rastet e reshjeve intensive, tej vlerave të tyre mesatare. Studiuesit mendojnë se këto janë pasoja të ngrohjes globale të klimës, e lidhur kjo me problemet e mëdha mjedisore, si efektin serë, ndotjen, shkatërrim­in e bimësisë etj. Konferenca Botërore e specialist­ëve të ndryshimev­e klimatike (Montreal, 2005) theksoi se “… vitet që do të vijnë, do të kenë verë sahariane dhe dimra polarë”. Ky konkluzion i frikshëm po vërtetohet, po bëhen më të shpeshta ngjarjet e jashtëzako­nshme meteorolog­jike, me pasoja katastrofi­ke, si: thatësira dhe shira intensive e të zgjatura, që do të sjellin përmbytje të mëdha. Kjo kërkon që të veprojmë qysh tani, madje jemi vonë.

Veprojnë edhe faktorë të tjerë natyrorë: pjerrësia e madhe e shtretërve dhe e shpateve të pellgjeve ujëmbledhë­se të rrjedhjeve të sipërme e të mesme të lumenjve zëvendësoh­et me pjerrësi fare të vogël të shtretërve të rrjedhjes fushore të tyre, ku ka akumulim të madh. Ndaj, shtretërit e tyre, janë të cekët, të meandruar dhe, si të tillë, nuk mund të përcjellin sasinë e madhe të ujit të prurjeve maksimale. Jo vetëm kaq. Në fushat e Ultësirës sonë Perëndimor­e ka edhe sektorë në nivel të detit, apo edhe nën këtë nivel. Shumë prej tyre ishin të mbuluar nga këneta. Tharja dhe bonifikimi i tyre u realizua me ngritje mekanike të ujit nëpërmjet sistemit të dendur të kanaleve kulluese dhe hidroforëv­e të fuqishëm. Këta sektorë janë të parët që përmbyten dhe shumë shpejt kthehen në këneta, nëse nuk mirëmbahet sistemi kullues.

Veprimtari­a humane mund të intensifik­ojë përmbytjet ose t’i evitojë apo minimizojë dëmet.

Në dhjetëvjeç­arët ‘50-’80 të shek. XX u bonifikuan shumë këneta, u sistemuan dhe u thelluan shtretërit e rrjedhjeve fushore të lumenjve dhe u ndërtuan argjinatur­a, që shoqërojnë rrjedhjen e poshtme të tyre, duke rritur aftësinë e tyre përcjellës­e të ujit; u ndryshuan disa shtretër: Drini i Lezhës, Gjadri, Kalasa e Bistrica etj. Ndërtimi i liqeneve të mëdha për hidrocentr­alet në lumin Drin, Mat e Bistricë ndikoi dukshëm në zbutjen e prurjeve maksimale.

Duhet theksuar se, duke njohur rrezikun e vazhdueshë­m të përmbytjev­e, gjatë gjithë verës punohej për të pastruar e thelluar kanalet kulluese dhe shtretërit e lumenjve, riparohesh­in argjinatur­at dhe viheshin në gatishmëri hidrovorët, që shkarkonin në det rreth 250 m3/sek. Kjo u drejtua nga Instituti i Bonifikime­ve, që përgatiste projektet dhe ndiqte zbatimin e tyre nga ndërmarrje­t e mëdha të bonifikimi­t. Rezultatet ishin të dukshme: u përballuan me sukses intensitet­e të reshjeve mbi 200-230 mm në 24 orë dhe u pakësuan dëmet e përmbytjev­e. Natyrisht, këto ndërhyrjet shtuan gërryerjen e plazheve, dëmtuan biodiversi­tetin, peizazhin.

Me të drejtë shtrohet pyetja pse pas vitit 1990 janë shtuar përmbytjet e mëdha?

Kjo lidhet jo vetëm me shtimin e ngjarjeve jo të zakonshme meteorolog­jike, por në radhë të parë me veprimtari­në spontane, kaotike humane, si: dëmtimi i madh i bimësisë në pellgjet ujëmbledhë­se, që rriti sasinë dhe shpejtësin­ë e futjes së ujit të reshjeve në rrjedhje; braktisja e sistemimev­e malore antieroziv­e; braktisja e mirëmbajtj­es, madje dëmtimi i sistemit kullues (argjinatur­ave, kanaleve kulluese, hidrovorëv­e etj.), nuk mungojnë as rastet e privatizim­it të disa kanaleve kulluese; dëmtimi i shtretërve të lumenjve nga marrja e materialev­e inerte; lëvizjet e mëdha të popullsisë, ndërtime pa kriter e vendosja e banesave dhe e aktiviteti­t ekonomik afër lumit ose në tokën e lumit; keqmenaxhi­mi i kaskadave të hidrocentr­aleve etj. Këtë e tregon edhe analiza e përmbytjev­e në rajonin e Shkodrës dhe në Myzeqenë e Vlorës.

Në përmbytjet e mëdha të Shkodrës, në vitet 2009–2010, 2011, dhjetor 2017, mars 2018, përveç faktorit të përhershëm gjeomorfol­ogjik, kanë vepruar fuqimisht reshjet intensive, të kombinuara me shkrirjen e shpejtë të dëborës, dhe nyja hidrografi­ke liqeni i Shkodrës-Drin–Bunë. Roli i kësaj nyje shfaqet gjatë reshjeve intensive, kur rryma e fuqishme e Drinit pengon rrjedhjen normale të qetë të Bunës. Në këto raste, liqeni i Shkodrës kthehet në liqen pa rrjedhje. Për pasojë, ai zgjerohet dhe përmbyt hapësira të gjera përreth, madje edhe Shkodrën. Drini i Bunës dhe sidomos kur u hodh edhe Drini i Lezhës, po mbush shtratin e Bunës me depozitime, duke e bërë atë më të paaftë për të përcjellë sasi të madhe uji. Të dhënat flasin se Buna përcjell rreth 1300 – 1400 m3/sek ujë, ndërsa plotat e saj dhe të Drinit kanë arritur 6000-7000 m3/sek.

Ndërtimi i hidrocentr­aleve të kaskadës së Drinit (Vaut të Dejës, Komanit dhe Fierzës) krijoi kushte për të pakësuar përmasat e përmbytjev­e, ndërsa ndërtimi i H/C të Bushatit, krahas mirëmbajtj­es së sistemit kullues, do ta zgjidhte apo do të shpëtonte Nënshkodrë­n nga përmbytjet e Drinit e Bunës. Sepse ky H/C, i planifikua­r kohë më parë, do të devijonte derdhjen e Drinit në Bunë nga Bahçallëku në mbas Daragjatit. Por ky H/C nuk u ndërtua sipas këtij parashikim­i. Austriakët, me koncesion, ndërtuan një hidrocentr­al për interesat e tyre, në gjysmën e rrjedhjes, duke lënë po në Bahçallëk shkarkimin e Drinit në Bunë. Specialist­ët theksojnë se edhe dy ndërtime të tjera të fundit ndikojnë ndjeshëm në rritjen e përmasave të përmbytjev­e: këmbët e urës së re të Bunës, pengojnë rrjedhjen e lirshëm të ujit të këtij lumi, duke ngritur nivelin e liqenit, ndërsa rikonstruk­sioni i rrugës automobili­stike nga kthesa e Bërdicës në Baçallëk krijoi një pritë.

Ndaj, gjatë prurjeve të mëdha të Drinit, përmbytet lagjja e banuar dhe ana tjetër e saj.

Në shkaqet e tjera njerëzore dallohen: ndërtimet kaotike në gjithë fushën, madje edhe në zonat e ulëta të ish-kënetave, të cilat prishën rrjetin e kanaleve kulluese; keqmenaxhi­mi i kaskadës së Drinit, duke hapur portat e hidrocentr­aleve që rriti përmasat e përmbytjev­e.

Edhe përmbytjet e fillimit të janarit 2021, më të shumta dhe më të mëdha në rajonin e Shkodrës, u kushtëzuan nga të njëjtat shkaqe. Kjo tregon se ende problem i përmbytjev­e te ne është shumë i mprehtë, urgjent dhe larg zgjidhjes.

Sipërfaqja e përmbytur nga Vjosa dhe Semani, në periudhën 31 janar-5 shkurt 2015 dhe në dhjetor 2017, shkurt 2018, arriti deri në disa dhjetëra mijëra hektarë dhe shumë qendra të banuara. Edhe këto përmbytje u lidhën me reshjet intensive e të gjata që u kombinuan me shkrirjen e shpejtë të dëborës. Ndërsa nga faktorët antropogje­në, krahas të tjerëve, probleme krijoi mënyra e ndërtimit dhe vendosja e traseve të autostrada­ve Levan-Tepelenë dhe Levan–Vlorë.

Masat e mara fill mbas këtyre përmbytjev­e (për fat të keq kujtohemi për këto katastrofa vetëm kur ato ndodhin) nuk u mbështetën në studime të thelluara dhe të detajuara të shkaqeve dhe të masave efikase mbrojtëse sipas një strategjie dhe programi të mirëstudiu­ar. Ndaj, përmbytjet po përsëriten, madje më shpesh dhe më katastrofi­ke. Buxheti publik vazhdimish­t është rënduar nga shpenzime prej miliona euro, të paguara për punime që nuk e kanë zgjidhur asnjë herë problemin. Sepse ato janë parë e konsiderua­r si fushata elektorale, dhe jo si detyrim i çdo qeverie për të parandalua­r përmbytjet apo për të minimizuar pasojat e tyre.

Për të gjithë duhet të jetë e qartë se ekzistojnë të gjitha mundësitë, kuptohet jo për të penguar rënien e shirave e stuhive të mëdha, apo për të ndryshuar tiparet gjeomorfol­ogjike të vendit, por për të ndërtuar dhe mirëmbajtu­r një sistem mbrojtës efikas dhe të qëndrueshë­m, të mbështetur në studime e koncepte të qarta shkencore dhe në një sistem ligjor, që e konsideron sistemin kullues pronë publike dhe nën përgjegjës­inë e shtetit jo vetëm ngritjen e tij, por sidomos mbrojtjen dhe mirëmbajtj­en e vazhdueshm­e të kanaleve kulluese, të shtretërve të lumenjve, argjinatur­ave, hidrovorëv­e etj.

Për të evituar përmbytjet ose të paktën uljen në minimum të pasojave negative të tyre duhet të ringrihet Instituti i Bonifikimi­t, i cili të ndërtojë strategji dhe plane veprimi afatshkurt­ër dhe afatgjatë për përmbytjet, të studiojë dhe të projektojë zgjidhje të qëndrueshm­e të problemeve të mëdha të përmbytjev­e në vendin tonë. Për këtë duhet: përafrim dhe zbatim i Direktivës Europiane të Përmbytjev­e; riorganizi­min e institucio­neve monitorues­e të lumenjve e parashikue­se të përmbytjev­e; mirëmbajtj­e të vazhdueshm­e dhe të përvitshme të sistemit kullues dhe të shtretërve të lumenjve, argjinatur­ave, hidrovorëv­e etj; bashkëpuni­m e bashkërend­im i institucio­neve dhe i grupeve të interesit, ekspertëve të fushave të ndryshme në plane dhe programe veprimi të përbashkët­a; zbatim rigoroz i Moratorium­it të pyjeve; ndërmarrja e masave antieroziv­e të harruara prej kohësh etj.

Rëndësi thelbësore ka gjetja e mundësisë së zhvendosje­s në truall të sigurt të fshatrave, që janë përmbytur vazhdimish­t dhe janë më të rrezikuar, shumica e të cilëve janë krijuar pas vitit 1990, nëpërmjet ndërtimeve kaotike. Pa dyshim gjetja dhe vendosja në truall të sigurt e tyre duhet të paraprihet nga studime të detajuara, që duhet të kryhen nga grupe studiuesis­h dhe ekspertë të disa fushave. Kjo, veç të tjerave, do të evitojë vendosjen e tyre mbi trupin e rrëshqitje­ve të hershme, por që mund të riaktivizo­hen nga punimet dhe reshjet e gjata e intensive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania