Panorama (Albania)

Tri vite pas ligjit, Rama shpall dëshmorë 4 viktimat e “21 janarit” para zgjedhjeve

Kryeminist­ri: Një pjesë e tyre që gjykuan çështjen nuk janë më në sistemin e drejtësisë. Janë larguar nga sistemi si pjesë e llumit

- MARIGLEN KUME

Në dhjetor të vitit 2018 parlamenti miratoi ndryshimet në ligjin për “Dëshmorët e Atdheut”, ku një prej ndryshimev­e ishte edhe kategorizi­mi “Dëshmor i Atdheut” i personave që vriten në protesta paqësore.

Pas tri viteve nga ndryshimi i ligjit, në prag të zgjedhjeve parlamenta­re, Kryeminist­ri Rama shpalli “Dëshmorë të Atdheut” 4 viktimat e protestës së 21 janarit 2011. “Sot bëhen plot 10 vjet nga tragjedia e ‘21 janarit’ dhe në këtë 10-vjetor qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur të japë titullin e lartë të ‘Dëshmorit të Atdheut’ për të katër dëshmorët e protestës paqësore të ‘21 janarit’. Njëkohësis­ht, sot është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi dhjetëvjeç­ar në përpjekjen për të kuptuar bashkërish­t se si ajo ngjarje tragjike dhe katër jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të re në dy drejtime themelore. Nga njëra anë, në drejtim të marrëdhëni­es së qeverisë me protestën dhe nga ana tjetër në drejtim të transformi­mit të sistemit të drejtësisë”, tha Kryeminist­ri. Në vijim të fjalës së tij kreu i PS-së Edi Rama u shpreh se ngjarja e 10 viteve më parë ka shërbyer si reflektim për sjelljen e shtetit karshi protestues­ve. Në një mandat të dytë qeverisës me dhjetëra protesta të mëdha, Kryeminist­ri Rama tha se Policia ka vepruar në mënyrë proporcion­ale, por ka garantuar jetën e qytetarëve. “Unë jam sinqerisht krenar që ne si pjesë e asaj përpjekjej­e në një kohë tjetër dhe në një kohë tejet të vështirë e të ngatërruar me marrjen e përgjegjës­isë së madhe të qeverisjes së vendit kemi qenë mishërimi i një vullneti të palëkundur për të garantuar për të gjithë dhe gjithmonë, lirinë dhe të drejtën për të protestuar dhe në situata shumë herë më dramatike nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestës në tejkalim të të gjithë asaj kornize që përcakton Kushtetuta dhe ligji për të drejtën për të protestuar, kemi garantuar një reagim proporcion­al duke siguruar në çdo rast që në radhë të parë, jeta e protestues­it të mos vihet në pikëpyetje dhe dinjiteti i protestës që është dinjiteti i shoqërisë, të mos shkelet në emër të mbrojtjes së gardhit, apo në emër të mbrojtjes së hapësirës tej gardhit, pavarësish­t ekseseve të përsëritur­a, me të cilat e gjithë shoqëria është përballur drejtpërdr­ejtë, duke ndjekur zhvillimin e protestave”, tha Rama AKUZAT NDAJ

DREJTËSISË Kur kanë kaluar 10 vite nga protesta e “21 janarit”, Kryeminist­ri Edi Rama thotë se drejtësia për këtë çështje nuk ka shkuar ende në vend. Rama bën përgjegjës prokurorët dhe gjykatësit dhe për të konfirmuar akuzën e tij ndaj tyre ai përmend faktin se një pjesë e juristëve që gjykuan çështjen e “21 janarit” janë shkarkuar nga vetingu. “Nëse do të lexojmë dosjen e gjykimit për dy persona të akuzuar për ‘21 janarin’, po të mos e dish që kjo është një ngjarje që ka ndodhur, kjo është një dosje e një procesi për një ngjarje të ndodhur, me siguri mund të mendosh që në fakt këto janë faqe të një libri satirik. Dy persona të evidentuar si persona që kanë qëlluar, si persona që kanë vrarë, konsideroh­en nga Gjykata si dy individë që nuk kanë bashkëpunu­ar me njëri-tjetrin, nuk e njihnin asnjërin prej viktimave dhe nuk kanë pasur bashkëpuni­m me persona të tretë dhe faktikisht, e thotë Gjykata e Apelit, nuk e them unë. Nuk e thotë me fjalë, me shkrim, që këta persona nuk kanë dashur të vrasin, por nga vetëbesimi i tepruar, kanë krijuar viktima. Njësoj si terroristë­t që nuk njohin viktimat kur vënë një bombë në një stacion”, tha Rama.

MESAZHI Teksa Policia e kryeqyteti­t ka kërkuar në Prokurori që të rihapet dosja e “21 janarit”, Kryeminist­ri Edi Rama në fjalën e tij para familjarëv­e të viktimave kujtoi fatin e disa prej atyre që gjykuan herën e parë të kësaj dosje. “Ku janë sot ata, të cilët duke përdorur çekiçin e gjykatësit të Republikës së Shqipërisë e sakatuan përmes seancash gjyqësore absurde, të drejtën e të gjithë familjarëv­e dhe të gjithë shoqërisë për të parë drejtësi për ‘21 janarin’. Një pjesë e tyre nuk janë më në sistemin e drejtësisë. Janë larguar nga sistemi si pjesë e llumit që vazhdon të pastrohet në këtë sistem. Një pjesë tjetër janë larguar, duke dhënë dorëheqjen, të vetëdijshë­m që si pjesë e llumit, nuk mund ta kalonin filtrin e pastrimit të sistemit dhe një pjesë tjetër janë akoma në punë, pasi ende nuk i ka ardhur radha për të kaluar në filtrin e vetingut, duke qenë se janë në nivelin e shkallës së parë”, tha Kryeminist­ri

 ??  ?? Rama, dje gjatë ceremonisë për viktimat e “21 janarit”
Rama, dje gjatë ceremonisë për viktimat e “21 janarit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania