Panorama (Albania)

Arvizu: Telefonata­t me Ramën e Berishën në 21 janar

Rrëfimi i ish-ambasadori­t amerikan në Tiranë për protestën

- Alexander Arvizu

Ambasadori Alexander Arvizu sapo ishte caktuar në Tiranë dhe u përball me një situatë të pazakontë, që do të shënjonte edhe aktiviteti­n e tij të mëpasshëm. Në një rrëfim për gazetarin Sokol Balla, z. Arvizu tregon për ato ditë të nxehta, për komunikime­t e tij me Ramën dhe Berishën, edhe pse e quajti këtë të fundit “burrë shteti”.

“Situata ishte shumë konfuze. Imazhet në kokën time janë fillimisht dhuna dhe agresivite­ti i protestues­ve, ose sidomos disa prej tyre. Policia po mundohej të ruante rreshtimin. U përpoqa të flas me Ramën, por situata precipitoi dhe brenda orës së parë u duk qartë se Policia po e humbte kontrollin. Kishte shumë protestues. Situata precipitoi shumë shpejt.

Duke ditur gjërat që dimë sot, kam thënë gjithmonë se ajo ishte një lloj tjetër demonstrat­e. Nuk e di kush i drejtonte, por disa protestues kishin synim të bënin sa më shumë rrëmujë e probleme që të mundeshin. Nuk po them se cila ishte taktika, hyrja apo jo në zyrën e Kryeminist­rit, por ishte e qartë se ishte më shumë se një protestë paqësore. Qëllimi ishte të provokonin një reagim dhe kundërpërg­jigje nga Policia”, kujton Arvizu. “Dera u thye. Unë isha në telefon në atë moment, duke folur me ministrin e Brendshëm të kohës, Lulzim Basha, si dhe me Kryeminist­rin. Nuk e mbaj mend nëse fola me Edi Ramën, por sigurisht që fola me njerëz që ishin afër tij. Inkurajova të gjithë të mbanin hapin dhe u duk se gjërat po qetësohesh­in. Dhe pastaj mendova: Tani do zgjasë dhe pak natën, Policia do ndalojë ca vetë…, por me shpresën që gjithçka të qetësohej. Dhe pikërisht në këtë moment, dëgjova krismat. Pyetjet e para ishin nga erdhën krismat, kush qëlloi kë, por isha i shokuar, pasi në atë kohë specifike të protestës, nuk kishte ndonjë kërcënim eminent, sigurisht jo ndaj Kryeminist­risë. Autoritete­t dukshëm e kishin vënë situatën nën kontroll. Tani, thashë, do jetë një ditë fatkeqe”, tregon ai.

“Java pas 21 janarit ishte shumë e tensionuar për mua, pasi nuk ishim të sigurt nëse dhuna nuk do të shtrihej edhe në ditët më pas. Java pasuese, 28 janari dhe mundësia që njerëz të tjerë mund të vriteshin. Pata shumë takime me Kryeminist­rin Berisha dhe kryebashki­akun Rama. Asnjë nga palët nuk tërhiqej. Rama më premtoi se protesta homazh do ishte paqësore. I kujtova se nuk kishte qenë e tillë, megjithë premtimet, ajo e 21 janarit, por më tha: “Kjo do jetë ndryshe!”. Berisha ishte shumë i axhituar dhe më tha se do të organizont­e një kundërmiti­ng. Unë i thashë se ishte ide e tmerrshme, por ai nuk tërhiqej. Unë fola dhe me njerëz të tjerë. Phil Gordon, ndihmëssek­retari i shtetit dhe Elliot Engel, ishin disa prej njerëzve me të cilët fola. Ata e morën në telefon që ai të tërhiqej. Më në fund, Berisha ra dakord. Debby Jones, zëvendësam­basadorja ime më kishte thënë se Berisha nuk do ta bënte kurrë këtë. Se ai nuk do tërhiqej, sepse do turpërohej në publik. Unë nuk e besoja këtë. Si pasojë e këtyre thirrjeve të përbashkët­a ndaj kësaj ideje të keqe, ai u tërhoq dhe kur më pyetën në një konferencë shtypi unë u përgjigja. Mund të kisha thënë thjesht: “Ne mirëpresim këtë vendim të Kryeminist­rit”. Por mendova sesa kishte vuajtur Berisha për të marrë këtë vendim dhe e quajta një sjellje si prej burri shteti, që na dëgjoi dhe u tërhoq. Jo, nuk e kërkoi ai, ishte reagim spontan imi”, shpjegon Arvizu.

“Më kujtohet se Berisha i axhituar, ma bëri të qartë mua dhe Tom Countrymen, se nëse do kishte një përpjekje të dytë (nga Edi Rama), reagimi i autoritete­ve do ishte edhe më i ashpër se në 21 janar. E di që Berisha në intervistë në “Real Story” para dy vjetësh ka thënë që do ta vriste Edi Ramën, por unë mbaj mend atë që thashë. I thashë se ajo që ndodhi në 21 janar ishte dite e dhimbshme për ata që humbën jetën, ditë e shëmtuar për Shqipërinë, dhe se tani të gjithë duhet të ftohnin gjakrat. ‘Përfshirë dhe ju, zoti Kryeminist­ër’”, i thashë atij direkt.

Nuk i thashë Ramës tekstualis­ht çfarë më tha Berisha, por sigurisht e perifrazov­a pa i ndryshuar kuptimin. ‘Ju e dini më mirë se unë, se nëse gjërat dalin sërish jashtë kontrollit, situata do të jetë edhe më e keqe se në 21 janar’”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania