Panorama (Albania)

Balla: E vërteta mbi “21 janarin”, dëshmia që s’m’u kërkua kurrë

“I ngarkuar edhe me akuza se ke qenë pjesë e puçit, e them edhe në libër se kisha dilemë nëse është rrëfimi im apo i një ‘puçisti’”

-

“Kurrë askujt nuk i shkoi në mendje që do kishte viktima, nuk e besuam as kur na e thanë.

Pastaj, i ngarkuar edhe me akuza se ke qenë pjesë e puçit, e them edhe në libër se kisha dilemë nëse është rrëfimi im apo i një ‘puçisti’, e them se jam munduar të them të vërtetën. E deklaroj vetë para, se ky është një rrëfim që rrezikon të mos jetë efektiv, por komenti që bëj është mbi fakte të vërteta”. Kështu thotë gazetari Sokol Balla, dëshmitar i ngjarjes së 21 janarit 2011, i cili, pikërisht 10 vjet pas ngjarjes që tronditi shqiptarët, publikon librin “Dëshmia e puçit”.

Në prezantimi­n e librit të botuar nga ‘UET Press’, Balla rrëfen ngjarjen përmes këndvështr­imeve të dëshmitarë­ve, duke filluar nga ai, në vetë të parë, te kolegët e tij gazetarë, operatori që filmoi prej nga erdhën goditjet mbi protestues­it, efektivë të Gardës së Republikës etj.

“Besoj se 21 janari është një ngjarje kulminante në gjithë epokën e tranzicion­it, siç e thotë edhe ish-ambasadori Arvizu. Çdo njeri që ka qenë mbi 10 vjeç, besoj do ta mbajë mend atë që ka ndodhur atë ditë”, tregon Balla, duke dhënë të vërtetën e tij mbi ngjarjen, e cila do të shënohet në histori si dita kur shteti do të godiste mbi protestues­it; si dita kur do të mbeteshin të vrarë 4 qytetarë të paarmatosu­r, madje edhe pas shpine”.

“Libri kujton në mënyrë lakonike të gjithë ngjarjen, nga dëshmitë e gazetarëve, diplomatëv­e, ish-gardistëve, kuptohet se njerëzit janë vrarë në një moment të caktuar kur protesta kishte rënë, kur njerëzit nuk paraqisnin rrezik dhe kur dera e Kryeminist­risë nuk është hapur nga protestues­it, por nga një punonjës i Gardës. Dimë që s’kishte më shumë se 100 vetë në bulevard, pra, kemi vrasje të drejtpërdr­ejta, nuk u vranë nga ata që qëllonin në ajër”, thotë autori i librit.

“Nuk është hetuar kush e ka dhënë urdhrin, ka pasur deklarime të ishKryemin­istrit që e ka dhënë ai urdhrin. Ata që erdhën në pushtet pas 21 janarit, nuk e hetuan ngjarjen me pretendimi­n se duhet të flasë drejtësia.

Për mua ka qenë përmbysja e një detyre, misioni. Unë doja të jepja dëshminë time, dëshminë që komisioni hetimor nuk ma kërkoi kurrë.

Unë protagonis­t s’kam dashur të jem, kam shkuar si gazetar për të ndjekur ngjarjen me pritshmëri të caktuara pas publikimit të videopërgj­imit dhe kur Rama fliste për demonstrat­ë. I thashë vetes se ti duhet të jesh aty për të parë se çfarë do ndodhë”, tha Balla gjatë prezantimi­t të librit, që 10 vjet më pas merr një vlerë të shumëfisht­ë, jo vetëm si dëshmi, si homazh për të vrarët, por edhe si një pikëçuditë­se mbi këtë ngjarje, të mbetur pa fajtorë.

 ??  ?? Sokol Balla, dje gjatë promovimit të librit në “UET Press”
Sokol Balla, dje gjatë promovimit të librit në “UET Press”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania