Panorama (Albania)

Alizoti: S’mund të blej vota, besoj te qytetarët e ndershëm

Zotimi i Mziut: PD në Dibër do marrë katër mandate

-

Tomorr Alizoti në qarkun e Beratit dhe Xhelal Mziu në Dibër janë dy drejtuesit politikë të Partisë Demokratik­e që janë njohur me strukturat vendore në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Tomorr Alizoti, prurja e re e Bashës si drejtues politik në qarqe, ka takuar dhe është njohur me strukturat vendore të Partisë Demokratik­e në qarkun e Beratit. Gjatë këtij takimi, Alizoti ka kërkuar nga bashkëpunë­torët e tij angazhim maksimal për të sjellë fitore. Alizoti ka kërkuar mbështetje­n e qytetarëve të Beratit dhe gjithë Shqipërisë për një të ardhme më të mirë për vendin, ndërsa është shprehur se nuk ka para për të blerë vota, por ideale për të ecur përpara. “Unë jam një njeri i thjeshtë. Unë nuk jam 1 milioner. Nuk jam njeri që kam marrë tendera. Ne duhet të bëjmë diçka që në këtë vend të ndryshojë e keqja. Të ndryshojnë ata që blejnë vota, ata që bëjnë tendera. Në politikë ka disa grupime, por dua që të prevalojë idealizmi në shoqërinë shqiptare. Ky jam unë në vetvete. Beratasit do të zgjedhin midis njerëzve hileqarë dhe njerëzve të thjeshtë, pasi ne jemi si ata dhe bashkë me ata do të bëjmë diçka të mirë për Beratin dhe për gjithë Shqipërinë”, ka thënë Alizoti. Pas takimit të parë me strukturat drejtuese në Dibër, Xhelal Mziu është shprehur shumë optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit duke deklaruar se do të marrë 4 mandate. Ish-kryebashki­aku i Kamzës thotë se synimet e tij personale dhe të Partisë Demokratik­e do të përmbushen me sukses, pasi ai ka fituar në çdo sfidë përballë Ramës, ndërsa shtoi se “më 25 prill orteku i fitores fillon nga Dibra”. “Struktura e PD-së Dibër është mjaft e motivuar për të maksimaliz­uar votën si asnjë herë tjetër në këto 30 vite demokraci, për shkak të keqqeveris­jes 8-vjeçare dhe për shkak të platformës qeverisëse të PD-së dhe angazhimit mbarëqytet­ar për të shpëtuar nga varfëria, papunësia, droga, krimi, korrupsion­i dhe eksodi masiv”, thotë Mziu.

 ??  ?? Xhelal Mziu, dje gjatë prezantimi­t në Dibër
Xhelal Mziu, dje gjatë prezantimi­t në Dibër
 ??  ?? Dje, gjatë prezantimi­t të Alizotit në Berat
Dje, gjatë prezantimi­t të Alizotit në Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania