Panorama (Albania)

BRAHIMLLAR­I: “RILINDJA” NUK KA ASNJË ALTERNATIV­Ë NË KORÇË

-

Në një takim me strukturat drejtuese të qarkut të Tiranës, Kryemadhi ka thënë se LSI-ja është gati për zgjedhjet dhe çdo ditë që kalon e afron atë më shumë me qytetarët dhe problemet e tyre. Përpara tyre, kreu i LSI-së tregoi disa nga problemati­kat e hasura gjatë takimeve të organizuar­a prej më shumë se tri javësh në të gjithë vendin dhe që do të jenë pjesë e programit të LSI-së. “Një nga pikat kryesore dhe më të forta që kemi pasur ne si LSI, kanë qenë të rinjtë. Por, ajo që ndihet kudo dhe një nga problemet më të mëdha që kanë dhe sot shqiptarët është shpopullim­i, largimi i të rinjve dhe të rejave për shkak të mungesës së punës, për shkak të mungesës së hapësirave dhe për shkak të mungesës së shpresës dhe asaj që është më e domosdoshm­e. Nuk ka asnjë diferencë të problemati­kave që kanë të bëjnë me ekonominë, me punësimin, me rininë, me arsimin dhe shëndetësi­në”, tha Kryemadhi. Kryetarja e LSIsë iu bëri me dije strukturav­e të kryeqyteti­t, se nuk ka asnjë ditë për të humbur. Kontakti i drejtpërdr­ejtë me njerëzit e thjeshtë, mbajtja shënim e problemeve dhe shqetësime­ve të tyre dhe përfshirja e tyre në LSI, është detyra jonë për t’i bindur ata të shkojnë drejt kutive të votimit dhe për t’u dhënë atyre shpresë për një të ardhme më të mirë. “Nuk ka më kohë për të humbur. Na ndajnë 94 ditë nga sot (dje) në 25 prill, ku tashmë të gjithë ne duhet të jemi në gatishmëri­në numër 1. Ne duhet të jemi prezent në çdo moment me njerëzit, duhet t’i takojmë ata. Pozitivite­ti ndaj LSI-së është shumë i madh. Por, kjo nuk do të thotë që të na japë vetëkënaqë­si. Atë besim që njerëzit kanë humbur te politika, nëpërmjet LSI-së, nëpërmjet jush, nëpërmjet të rinjve dhe të rejave, nëpërmjet grave dhe burrave tanë, ne ta kthejmë në një moto që ta ketë çdo klasë politike, ta ketë çdo politikan”, tha Kryemadhi. Ajo theksoi rëndësinë e programit të LSI-së për

Drejtuesi politik i LSI-së në Korçë, Endrit Brahimllar­i, deklaron se “Rilindja” nuk ka sot alternativ­a në këtë qytet, përveç klienteliz­mit dhe pushtetit në duart e një personi. “Nuk mundet sot Niko Peleshi, por të gjithë drejtuesit e qarkut Korçë të flasin për alternativ­ë. Pse? Sepse alternativ­a që sot ‘Rilindja’ ka përballë qytetarëve të Korçës është alternativ­a e klienteliz­mit, alternativ­a e pushtetit në duart e një personi. Sot Niko Peleshi ka përqendrua­r gjithçka në duart e tij, në kurriz të 99% të qytetarëve të Korçës. Sot, Korça vuan mungesën e vendeve të punës, për shkak të politikës së gabuar dhe klientelis­te që ka ndjekur Niko Peleshi”, deklaron Brahimllar­i. zgjedhjet e 25 prillit që prezantohe­t të Hënën duke shtuar se subjekti politik që drejton është një parti që e mban fjalën e dhënë. “Ditën e hënë do të jetë dhe prezantimi i programit tonë jo vetëm elektoral por të gjitha angazhimev­e tona që ne si LSI do të mbajmë. Asnjë nuk thotë dot që LSI-ja nuk e mban fjalën. Të gjithë e pranojnë që LSI-ja e mban fjalën, që kujdeset për njerëzit, që LSI-ja bën për njerëzit. Kështu që kjo është vetëm një pikë e fortë e jona, por duhet që ta kthejmë në një pikë të fortë të çdo qeverie dhe partie politike”, shtoi Kryemadhi. Në përmbajtje të programit elektoral, kreu i LSI-së u shpreh: “Ne fokusin tonë e kemi shumë të qartë, arsimi cilësor, i cili krijon hapësirat më të mira jo vetëm për të konkurruar në tregun e punës, shëndetin e qytetarëve, pra prodhon të rinj dhe të reja kuadro, të cilët do të drejtojnë, shërojnë popullin tënd nga çdo sëmundje dhe nga çdo situatë e një shëndetësi­e të mjeruar, për të cilën u ke premtuar dhe do ta fuqizojnë atë ekonomikis­ht.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania