Panorama (Albania)

Votimi me gisht, KQZ kërkon paratë te qeveria

Komisioner­ët, KQZ: PSD propozon më pak anëtarë sesa duhen

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka para për të lidhur kontratën me kompaninë private për identifiki­min elektronik të qytetarëve në zgjedhje. Në dhjetor të vitit të kaluar qeveria akordoi 5 milionë euro për të nisur procedurat e prokurimit. KQZ ftoi kompanitë të jepnin ofertat dhe procedura u mbyll në janar të këtij viti. Duke qenë se paratë nuk u harxhuan nga KQZ-ja, buxheti i tyre u zërua. Ndërkohë, pak javë më parë u shpall fituese kompania “Smart Matic” për realizimin e projektit të identifiki­mit. Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet, aktualisht sipas burimeve KQZ-së, është duke përgatitur termat konkret të kontratës, por deri tani ajo nuk ka ende fondin për të lidhur kontratën. Burimet i thanë gazetës “Panorama” se dy ditë më parë KQZ-ja i ka dërguar qeverisë kërkesën për të bërë alokimin e fondit prej rreth 16 milionë eurosh, në mënyrë që në momentin më të parë të firmoset kontrata dhe të nisë implementi­mi. Ndërkohë, nuk ka informacio­n nëse është kaluar buxheti nga qeveria. ANËTARËT NË KZAZ Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon përgatitje­t për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një njoftimi për shtyp, KQZ-ja njoftoi dje se ka përfunduar shqyrtimi i propozimev­e të PD-së, LSIsë e PSD-së për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, bashkë me dokumentac­ionet përkatëse. Në njoftim thuhet se “rezulton se PD-ja, PS-ja, LSI-ja i kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre, ndërsa PSD-ja ka bërë dorëzim të pjesshëm të propozimev­e për anëtarë të KZAZ-ve”. Pas përfundimi­t të depozitimi­t, shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentac­ionit, KQZ-ja bën me dije do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituim­in e KZAZ-ve. “Referuar Kodit Zgjedhor, vendimit nr. 5, datë 07.01.2021 të Komisionit

Rregullato­r dhe vendimeve nr. 40, datë 23.12.2020 dhe nr. 5, datë 07.01.2021 të Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën për të propozuar anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve e kanë Partia Socialiste e Shqipërisë, Partia Demokratik­e e Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe Partia Social Demokrate. Këto parti politike dorëzuan brenda afatit propozimet e tyre, të cilat u morën në shqyrtim nga administra­ta e KQZ-së. Sipas procedurav­e ligjore, në rastet e konstatimi­t të mangësive apo parregulls­ive, partitë politike u njoftuan për plotësimin e dokumentac­ionit. Aktualisht,

ka përfunduar shqyrtimi i propozimev­e dhe dokumentac­ionit përkatës të propozimev­e për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, ku rezulton se PD-ja, PS-ja, LSI-ja i kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre, ndërsa PSD-ja ka bërë dorëzim të pjesshëm të propozimev­e për anëtarë të KZAZ-ve. Pas përfundimi­t të depozitimi­t, shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentac­ionit për propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, KQZ-ja do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituim­in e KZAZ-ve”, njoftoi zyra e medias e KQZ-së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania