Panorama (Albania)

Ironia e ambasadori­t rus për vaksinën, përplasja me Ramën

- Kryeminist­ri Rama

Në fund të vitit që lamë pas Kryeminist­ri Rama nisi kritikat ndaj Bashkimit Europian për skemën e shpërndarj­es së vaksinës anti-Covid. Pas deklaratav­e të Kryeminist­rit Rama, Ambasada ruse në Tiranë reagoi përmes një komenti në profilin e këshilltar­it të Kryeminist­rit Rama, Endri Fuga. Në komentin e saj, Ambasada ruse shprehej e gatshme për të mbështetur vendin tonë me doza vaksinash. “Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimev­e Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet të cilat janë të interesuar­a për të blerë vaksinat kundër COVID19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj ‘Sputnik-V’ edhe në Shqipëri. Vaksinimi me ‘Sputnik-V’ tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1.2 miliardë doza të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacio­nin e postuar më parë për karakteris­tikat dhe avantazhet e saj në krahasim me një sërë vaksinash të tjera”, komentoi Ambasada. I pyetur në konferencë­n e fundvitit për këtë çështje, Kryeminist­ri Rama e cilësoi provokuese dhe të papërshtat­shme ofertën e Ambasadës ruse. Kreu i qeverisë tha se deklarata të tilla nuk mund të bëhen nga një ambasadë serioze, duke kërkuar ndjesë. Nga ana tjetër, përfaqësia e Moskës në Tiranë vijoi më tej “lojën” dhe theksoi se Rusia është pjesë e përpjekjev­e botërore në luftën kundër Covid-19 dhe se nuk u vë asnjë kusht partnerëve të mundshëm. Ambasada tha po ashtu se vullneti i mirë i Rusisë është interpretu­ar si provokues nga ana e Kryeminist­rit shqiptar. “Është e vështirë të kuptohet pse Kryeminist­ri i nderuar i Shqipërisë, z. Edi Rama, u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në ‘Facebook’ më 28 dhjetor të këtij viti. Ambasada vetëm reagoi ndaj ‘re-twitter’-it të drejtorit të komunikimi­t të Kryeminist­rit, z. E. Fuga, në lidhje me fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në vendet anëtare të BE-së”, reagoi Ambasada.

 ??  ?? Ambasadori rus, Afanasjev
Ambasadori rus, Afanasjev
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania