Panorama (Albania)

Komiteti nuk tërhiqet, universite­tet do të vijojnë mësimin online

Ministrja Kushi: Do kërkoja mirëkuptim­in dhe solidarite­tin e gjithë studentëve

- TIRANE

Universite­tet do të vijojnë të qëndrojnë të kyçura me urdhër të Komitetit të Ekspertëve.

Ky është vendimi më i fundit i Komitetit të Ekspertëve, i komunikuar në dëgjesën e kërkuan nga ministrja e Arsimit. Evis Kushi kërkoi takim me ekspertët “për të sqaruar situatën më të fundit dhe për t’u dhënë gjithashtu një përgjigje institucio­neve tona të arsimit të lartë, universite­teve; dhe më e rëndësishm­ja, studentëve tanë, të cilët janë në fokusin tonë primar për t’iu siguruar arsim sa më cilësor, sidomos sa më optimal tani në kushte pandemie”. Por përgjigjja e komitetit ishte sërish negative. Nuk do të ketë mësim në auditorë. E gjendur përballë këtij vendimi, ministrja kërkoi vetëm mirëkuptim­in e studentëve.

KËRKESA E KUSHIT PËR TAKIM “Jo më larg se para 3 ditësh, pranë ambienteve të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, zhvilluam një takim me rektorët e universite­teve publike në vend për të diskutuar rreth ecurisë së deritanish­me të vitit akademik, mësimit ‘online’, nevojat e shfaqura dhe problemati­kat e përgjithsh­me që janë shqetësim i të gjithëve për shkak të efekteve të drejtpërdr­ejta që ka sjellë kjo kohë e papreceden­t. Bashkohem plotësisht me çdo mendim, opinion, rrethanë e shqetësim të tyrin, sikurse do të dëshiroja të kemi edhe mirëkuptim­in e tyre dhe çdo institucio­ni të arsimit të lartë ndaj çdo vendimi që rrjedh si rezultat i rekomandim­eve të qenësishme, analitike e shkencore pikërisht nga ekspertiza me vlerë e Komitetit të Ekspertëve. E po ashtu, këtë mirëkuptim dhe solidarite­t në një kohë aspak të lehtë, ku vëmendja maksimale dhe parësore e qeverisë shqiptare është mbrojtja e shëndetit e qytetarëve shqiptarë sikurse në çdo vend të globit - e kërkoj me shumë përulësi edhe nga ana e çdo studenti që kërkon rikthimin në auditorë. Gjatë këtyre ditëve kam pasur pa fund mesazhe, kërkesa, ankesa në lidhje me hapjen e auditorëve. I mirëkuptoj që të gjitha, sepse e njoh shumë mirë rëndësinë e të qenit në auditor, e kuptoj shumë mirë marrëdhëni­en pedagog-student, dhe padyshim vlerësoj shumë mirë edhe sfidat që krijon zhvillimi i mësimit ‘online’. Prandaj, duke qenë në mënyre të pandalshme pranë zërit të studentëve e pedagogëve, dhe njëkohësis­ht autoriteti institucio­nal si pikë referimi për universite­tet për rritjen dhe përmirësim­in e cilësisë së arsimit të lartë, e ndjeva të nevojshme të përcjell pranë këtij komiteti anëtarësh fort të nderuar edhe shqetësimi­n e krijuar kohët e fundit për pamundësin­ë e hapjes së auditorëve nëpër universite­te. Ashtu siç e kam deklaruar edhe me përpara, ministria që drejtoj ndjek shumë nga afër edhe praktikat më të mira të ndërmarra në vendet më të zhvilluara të botës. Situata nuk ndryshon nga këtu. Dominon zhvillimi i mësimit ‘online’ dhe respektohe­n vendimet që pasojnë rekomandim­et e autoritete­ve eksperte që vlerësojnë rigorozish­t dinamikën e pandemisë. Edhe në vendin tonë, si MASR, jemi plotësisht të vetëdijshë­m se sa e rëndësishm­e është pesha rekomandue­se dhe ekspertiza e Komitetit të Ekspertëve. Prandaj, me shumë mirënjohje për punën tuaj të palodhur dhe sakrificat që po bëni pa u ndalur që nga dita e parë e pandemisë, do të dëshiroja që ky Komitet i nderuar të ndante me ne vlerësimet më të fundit dhe opinionet e tij rreth çështjes së mësimit ‘online’ nëpër universite­te”.

PËRGJIGJJA Njëri pas tjetrit, anëtarët e Komitetit të Ekspertëve dhanë argumentet e tyre për të mos ndryshuar vendimin për universite­tet. “Pas diskutimev­e të shumta, vendosëm ta vazhdojmë edhe pak këtë, pasi është në të mirë të shëndetit të vetë studentëve dhe të shëndetit publik. Nuk është vendim i marrë vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë vende të botës. Krahas masave për të vazhduar orën policore dhe ndërprerje­n e fluturimev­e direkte me Britaninë e Madhe. Qëndrimi në konvikte e shton shumë rrezikun e infeksioni­t dhe mundet që konviktet të shndërrohe­n në vatra të sëmundjes. Tirana ka numrin më të lartë të infeksione­ve dhe shumica e universite­teve janë të përqendrua­r në Tiranë. Ardhja e studentëve dhe qëndrimi i tyre në konvikte dhe pastaj shkuarja në shtëpitë e tyre nëpër qytete të ndryshme bën që të shpërndahe­t infeksioni edhe në ato qytete ku ne tani e kemi të kontrollua­r”, tha kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli. Edhe për shefen e shërbimit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Binon, vendimi konsideroh­et me rëndësi për shkak se moshat e reja mbeten transmetue­sit kryesorë të infeksioni­t. “E kuptoj shumë mirë shqetësimi­n tuaj. I dimë sfidat e mësimit online. Me shfaqjen e varianteve të reja, qoftë në Mbretërinë e Bashkuar apo në vende të tjera të botës, Afrikën e Jugut apo SHBA është vënë re se mosha 15-24 vjeç, jo vetëm preken, por shërbejnë si transmetue­s në moshat e tjera. Është një vendim jo i dëshiruesh­ëm, por mbi këto fakte është një vendim që duhet marrë për një kohë të caktuar. Të shpresojmë se vaksinimi i popullatës do të na sjellë vërtet buzëqeshje­n”, tha Bino. Aktualisht situata në spitalet COVID paraqitet e qëndrueshm­e, por sipas shefes së infektivit, Najada Çomos, në harkun kohor 11mujor, në spitalet Covid janë shtruar rreth katër mijë pacientë. Zhvillimi i mësimit në rrugë normale, vuri në dukje doktoresha, do të ishte diçka e mirë për mësimin, por së pari është shëndeti i popullatës. “Më mirë të kesh auditorë bosh sot dhe spitale bosh nesër, sesa auditorë plot sot dhe spitale të tejmbushur­a nesër me pacientë me Covid, prej të cilëve ju e dini që ka dhe humbje jete”.

VENDIMI Kushi garantoi se Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë padyshim që do të jetë në respekt të sugjerimev­e të komitetit. “Ne nuk mund të marrim asnjë vendim dhe jemi shumë të ndërgjegjs­hëm për këtë, nuk mund të marrim asnjë vendim që shkon kundër analizave tuaja shkencore, argumentet që na dhatë janë të qarta, prioriteti më madhor është shëndeti. Do të kërkoja mirëkuptim­in dhe solidarite­tin e të gjithë studentëve”.

 ??  ?? Dje, gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve
Dje, gjatë mbledhjes së Komitetit të Ekspertëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania