Panorama (Albania)

Këpucë e veshje pa doganë në Rinas, në pranga 5 tregtarë e 4 doganierë

-

Finalizohe­t operacioni “Rinas Ekspres”, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kontraband­ës me mallra, për të cilat paguhet akcizë. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamen­tin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me Seksionin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Tiranë. Arrestohen 9 shtetas, nga këta 5 tregtarë dhe 4 doganierë. Sekuestroh­en në cilësinë e provës tre automjete që kanë shërbyer për transporti­n e mallrave të dyshuar kontraband­ë pas daljes nga dogana, veshje të ndryshme dhe një sasi aparatesh celularë. Gjatë operacioni­t është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. K., 29 vjeç, A. L., 42 vjeçe, Q. L., 46 vjeç, L. L., 62 vjeçe, dhe A. L., 37 vjeç (me aktivitet tregtar biznes privat). Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit: B. K., 55 vjeç, me detyrë shef sektori në Sektorin Operaciona­l Terminal

Rinas (përgjegjës turni); Th. N., 24 vjeç, me punë doganier në aeroportin e Rinasit, me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik; M. L., 36 vjeç, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut; E. S., 62 vjeçe, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut. Pas hetimeve të kryera më parë dhe informacio­neve të grumbullua­ra u bë e mundur që tregtarët e sipërpërme­ndur të kapeshin në flagrancë në rrugën Rinas-Kashar, duke transportu­ar mallra kontraband­ë, pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke mos e deklaruar mallin dhe duke shmangur tërësisht detyrimet doganore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n sasi të konsiderue­shme veshmbathj­esh, këpucë, një sasi aparatesh celularë dhe tre automjete që transporto­nin mallrat kontraband­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania