Panorama (Albania)

Djali i viktimës: Ma vrau nënën për 500 euro

Marjus Xhepa ka treguar konfliktet e nënës me xhaxhanë e tij

-

Marjus Xhepa, djali i viktimës Lirie Xhepa, ka dëshmuar më 23 shtator në Gjykatën e Tiranës, ku ka sqaruar sipas tij edhe motivin e krimit. Në rrëfimin e tij, Marjusi ka thënë se nëse xhaxhai do të dënohej, do të shpëtonte prej tij, por dëshira e tij ishte që të lihej jashtë burgut. “Marrëdhëni­et me xhaxhanë kanë qenë shumë të këqija. Ai është zënë me të gjithë njerëzit e shtëpisë. Unë personalis­ht kisha shtatë vite që nuk flisja me të, edhe me nënën time nuk ka folur fare. Në fillim Dashamir Xhepa zihej me të gjithë. Që nga vdekja e babait tim në vitin 2006 marrëdhëni­a ka qenë shumë e tensionuar me të. Ai e shqetësont­e nënën time, ndërsa ka marrë edhe një urdhërmbro­jtjeje, pasi vinte në shtëpi dhe zihej me të gjithë, kërkonte para. Nëna ime ka kërkuar urdhër-mbrojtjeje pasi shkonte dhe e shqetësont­e edhe kur unë nuk isha në shtëpi, i shkonte prapa, e ruante dhe i kërkonte para. Jam zënë me atë dhe prapë pasi kalonte një javë ishte i njëjti muhabet. Nënën e çoja vetë në punë, pasi ai e shqetësont­e gjithë kohës. Donte lekë, nuk e di sa i kërkonte, por ai ishte pa punë. Kur e ka vrarë në ditën e ngjarjes i ka marrë 500 euro në çantë, e cila sot e kësaj dite nuk është gjetur. Atë ditë e kam dërguar në punë në mëngjes nënën time, ndërsa pashë xhaxhanë tim që u fsheh pas një makine. Kam lënë nënën te fabrika e këpucëve ku punonte dhe jam larguar për në Fier, pasi kisha vëllanë në burg atje. Jam kthyer nga Fieri në orën 21:00, nuk e gjeta nënën time aty, gjeta vetëm vëllanë tim të vogël, Romeon. E pyeta dhe më tha që nëna ishte kthyer nga puna, por kishte dalë dhe kishte ikur poshtë (në Kombinat). Kam pritur zgjuar deri në orën 23:00, isha shumë i lodhur dhe më ka zënën gjumi. Në mëngjes erdhi Policia te shtëpia, e cila më ka zgjuar. Ata kishin gjetur nënën time të vdekur. Trupin e pajetë e kishin parë fillimisht njerëzit e zonës në një distancë 300-400 metra nga banesa, të cilët kanë thirrur Policinë. Isha te vendi i ngjarjes, ndërsa Policia më ka thirrur për të identifiku­ar trupin. Dashamir Xhepa më ka thënë para shtatë vitesh që do të më vriste nënën, por unë i thosha që të merrej me mua. Pas ngjarjes Dashamirin nuk e kam parë fare, ishte zhdukur, nuk ishte në ceremoninë e varrimit. Jam parë për herë të fundit me të në gjykatë. Ai po u dënua me burg, shpëton, unë e dua jashtë atë. Dashamir Xhepa më ka vrarë nënën. Unë nuk e di a ka pasur njeri tjetër kur ka ndodhur vrasja dhe nëse e ka parë dikush atë. Ju më kuptoni, unë po dridhem i tëri (i tensionuar). Atë që ka bërë ai (xhaxhai), e bën një legen. Legen pasi nuk u mor me mua, por u mor me një femër. Përveç konfliktit të lekëve, nuk ka pasur shkaqe të tjera për ta vrarë nënën time. Nuk është e vërtetë që ka pasur çështje simpatie apo lidhje sentimenta­le”, është shprehur në gjyq Marjus Xhepa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania