Panorama (Albania)

REAGIM NGA OJQ-TË

-

Rreth 20 organizata të shoqërisë civile kanë reaguar njëzëri lidhur me akuzat drejtuar kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Këto organizata kërkojnë që partitë politike ta ndalojnë presionin dhe sulmet ndaj KQZ-së dhe ta lënë këtë institucio­n ta bëjë punën e saj. Në reagimin e përbashkët, këto organizata kanë thënë se kushdo që ka pakënaqësi duhet të ndjekë vetëm rrugët ligjore, duke shtuar se në KQZ vendimet merren në kolegjium. Reagimi erdhi pas deklaratav­e politike kundër Dakës. i përfolur është ai i Albin Kurtit, ndaj të cilit ka një vendim Gjykate për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, vendim i vitit 2018.

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendos­jes, Glauk Konjufca, në një intervistë ka deklaruar se brenda KQZ-së, një person me emrin Valdete Daka është kundër Albin Kurtit. "Personi i cili në KQZ po ndikon që edhe kërkesa të jetë sugjestive, dhe kundër Albin Kurtit, është Valdete

Daka. Ata kurrgjë nuk po zbatojnë, duan eliminim politik", ka deklaruar Konjufca.

Daka i është kundërpërg­jigjur Konjufcës, si asnjëherë më parë ndaj deklaratës së një politikani. "Është bërë e lehtë për burrat e politikës që të sulmojnë një gjyqtare, një grua, një nënë që nuk e mbron dhe nuk e mbështet asnjë parti politike dhe që asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike. Pavarësish­t

kësaj, unë jam krenare që drejtoj një institucio­n si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka një staf profesiona­l, puna e të cilëve vlerësohet lart në raportet e organizata­ve ndërkombët­are. Kjo është forca më e madhe që kam dhe u dal të gjithëve ballëhapur", tha Daka. Ajo kërkoi që të gjitha partitë dhe politikanë­t të mos bëjnë akuza dhe kërcënime dhe t'i lënë që si institucio­n t'i organizojn­ë zgjedhjet në mënyrën e duhur.

 ??  ?? Ambasadori i BE-së në Londër, Joao Vale de Almeida
Ambasadori i BE-së në Londër, Joao Vale de Almeida

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania