Panorama (Albania)

Rekordmeni CR7, pas Superkupës kërkon poltronën e Pelesë

“Peshkaqeni” i trofeve, 9 realizime në 10 finale

-

Kristiano Ronaldo është shndërruar tashmë në sinonim të golave, por edhe të trofeve.

Kundër Napolit, në finalen e Superkupës së Italisë, portugezi zhbllokoi takimin dhe në fund të tij ngriti në qiell trofeun e 33-të në karrierë. Madje, mbrëmja e së mërkurës përkoi edhe me një shifër stratosfer­ike: 760 realizime në karrierën mes klubeve dhe kombëtaren e parë, e cila e bën yllin e Juventusit një "peshkaqen" të zonave të rreptësisë, një bishë të tërbuar që kur ndjen erën e gjakut është i pamëshirsh­ëm. Të gjitha këto epitete, ndonëse disi të forta, apo ndoshta edhe të frikshme gjejnë vend kur analizon ato që CR7 ka bërë së fundmi, ndonëse më datë 5 shkurt, në kartën e tij të identiteti­t do të lexohet 36 vjeç. Por cilat janë numrat e frikshëm? Pikësëpari 17 gola në finalet që ai ka mundur të luajë, ndërsa në 10 të fundit radhazi ai ka lënë vulën personale duke realizuar 9 gola. Sikur të mos mjaftonte kjo, ky sezon i tretë me Juventusin ka edhe një tjetër mesatare mahnitëse, duke qenë se në 32 ndeshjet e fundit ka realizuar 32 gola. Dhe me 1 gol mesatarish­t për ndeshje, por aq sa çka qenë edhe mesatarja e tij më e mirë në karrierë, kur vishte bluzën e Realit të Madridit, pa dyshim që fjalët e tij të pas ndeshjes duhen besuar: "E dimë që Milani dhe Interi janë të fortë, por ne nuk jemi dorëzuar ende dhe duam edhe titullin kampion, pavarësish­t diferencës aktuale në renditje". Por ndërsa të gjithë presim të shohim nëse kjo deklaratë e Ronaldos do të rezultojë e vërtetë, me 760 golat që ai tashmë numëron zyrtarisht në karrierë, do të jetë shumë më i karikuar në pritje të ndeshjes me Bolonjën, të dielën në orën 12:30, në "Allianz Stadium". Në rast të një goli të radhës në Serinë A, sulmuesi iberikas do të ulet në poltronën e legjendës braziliane

Pele, të cili zyrtarisht nga UEFA dhe FIFA i njihen 761 gola, goleadori i tretë më i mirë i historisë së futbollit. Dhe vetëm pasi të bëjë realitet këtë do të vazhdojë sprintin për të kapur Romarion në vendin e dytë me 772 dhe në fundi, Jozef Biçanin me 805 golat e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania