Panorama (Albania)

Parma thërret Baren, Krotone dhe Peskara interesohe­n për Manajn

-

Mesfushori i Kombëtares shqiptare dhe Espanjolit, Keidi Bare, po ndiqet nga disa klube të La Ligas, Serisë A dhe Serisë B në merkaton e këtij muaji. Talenti 23-vjeçar, i cili ende nuk ka bërë një sezon me katalanasi­t ka ringjallur sërish interesin e disa prej klubeve të huaja. Sipas "La Grada", ish-futbollist­i i Atletiko Madridit po monitorohe­t nga disa menaxherë të ndryshëm, por që ai të largohet nga klubi i Espanjolit duhet të paguhet klauzola e tij prej 10 milionë eurosh. Ai u transferua në shtator të vitit të kaluar nga Malaga tek Espanjoli për shifrën e 2 milionë eurove. I njëjti burim mediatik zbulon edhe emrin e njërit prej klubeve që ndjek me interes Baren. Parma është njëra prej skuadrave që ka shfaqur interes për mesfushori­n kuqezi.

Manaj - Sirena italiane edhe për Rei Manajn, i cili duket shumë pranë rikthimit në Itali. Për sulmuesin lushnjar, i cili është pjesë e Barcelonës B në ligën e tretë në Spanjë, së fundmi kanë shprehur interes dy klube italiane. Bëhet fjalë për Krotonen, aktualisht në Serinë A dhe Peskara që militon një kategori më poshtë. Lajmi bëhet publik nga eksperti i merkatos Xhanluka di Marcio. Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja për sa i përket të ardhmes së Manajt. Kujtojmë që shqiptari në të kaluarën ka qenë pjesë e Kremonezes, Interit, Peskarës dhe Pizës në Itali. Një rikthim në Serinë A do t'i jepte edhe njëherë shansin 23-vjeçarit, për të shfaqur talentin e tij në këtë kampionat.

Ademi - Po ndërsa e ardhmja e Manajt dhe Bares do të kërkojë pak kohë për t'u kristalizu­ar, ajo e Albion Ademit, sulmuesit 21-vjeçar shqiptar është vulosur zyrtarisht. Talenti nga Prishtina do ta vazhdojë karrierën e tij në Suedi, me skuadrën e Djurgarden­it, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e 4-t në elitën e futbollit suedez. Sulmuesi kuqezi, i cili shkëlqeu me skuadrën e Mariehamn në Finlandë, duke shënuar edhe 14 gola, tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të tjera europiane. Në gjurmët e futbollist­it ishin vënë skuadra si Bazeli (Zvicër), Trabzonspo­ri (Turqi) dhe AZ Alkmari (Holandë), por lojtari ka vendosur të vazhdojë karrierën në Suedi me skuadrën e Djurgarden. Ka qenë vetë Ademi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar largimin nga Finlanda dhe ka zbuluar skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën: "Faleminder­it Mariehamni­t dhe tifozëve për sezonin e shkuar, tani për mua është koha që të shkojmë përpara dhe jam shumë i lumtur që firmosa kontratën me Djurgarden­in dhe mezi po pres të nis atje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania