Panorama (Albania)

Broja me shokë, Çelsi ka një ushtri me 40 gola

-

Ushtria e huazimeve të Çelsit ka shënuar 40 gola këtë sezon, më shumë sesa totali i skuadrës së parë të bluve të Londrës në Premier Ligë. Braziliani Kenedi, i cili barazoi për Granadën 2-2 ndaj Vijarealit, e dërgoi në 40 numrin e golave të futbollist­ëve të Çelsit të huazuar këtë sezon. Në total, janë 15 futbollist­ë që kanë kontribuar në këto 40 gola, ndërkohë që skuadra e Frenk Lampardit ka realizuar vetëm 33 gola në kampionat pas përfundimi­t të fazës së parë. Në krye të klasifikim­it të këtij klasifikim­i është sulmuesi Ike Ugbo, i huazuar te Serklë Bryzh në Belgjikë, i cili e ka gjetur rrugën e golit 10 herë këtë sezon. Menjëherë pas tij, renditet sulmuesi kuqezi Armando Broja, i cili ka realizuar 6 gola në Holandë, ku luan i huazuar te Viteshe, atje ku blutë e Londrës dërgojnë pjesën më të madhe të lojtarëve për të fituar eksperienc­ë. Tariq Uakue, që aktivizohe­t në Ligën e Parë me Akrington Stenli ka shënuar 4 gola, po aq sa Kenedi. Aktualisht Çelsi ka 3 futbollist­ë të huazuar në Premier Ligë: Ros Barklej, Ruben Loftus-Çik dhe Konor Gallager. Barklej (Aston Vila) dhe Gallager (Uest Bromuiç) kanë shënuar të dy nga dy herë. Ndërsa Loftus-Çik, i cili iu bashkua rivalëve të Fulhamit, e ka gjetur rrugën e golit 1 herë nën drejtimin e ish-mesfushori­t të Çelsit, Skot Parker. Frenk Lampard, i cili po lufton për të mos u shkarkuar nga "Stamford Bridge", ka vendosur të huazojë një tjetër futbollist këtë muaj, Fikajo Tomorin,

i cili pritet të zyrtarizoh­et për çështje orësh tek Milani. Por pavarësish­t se lojtarët e Çelsit po shkëlqejnë në huazim me klubet e tjera, skuadra e parë ka probleme serioze dhe tashmë e shikon veten në vend të 8-të në klasifikim. Klubi i ka vendosur edhe një ultimatum trajnerit, se nëse nuk do të arrijë ta rendisë skuadrën në katër vendet e para, atëherë do të shkarkohet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania