Panorama (Albania)

Derbi i Çinarit,Tirana në tapet për titullin

Partizani është anti-Vllaznia, të kuqtë vetëm nëntë pikë larg

-

Futbolli është magji. Ta dëgjosh këtë frazë, është bërë trashmë e rëndomtë. Mirëpo, të kujtosh që Eraldo Çinari është dënuar para 6 muajsh nga FIFA për një parregulls­i në merkato, klubi apelon dhe fiton gjyqin në KAS.

Vetëm një ditë para derbit vjen leja nga FIFA për aktivizimi­n e tij dhe sapo futet në derbi shënon golin e fitores. Atëherë? Magjia u shkon të kuqve që rikthehen te fitoret në përballjet me rivalët e kryeqyteti­t dhe stacionohe­n të dytët në ndjekje të Vllaznisë. Një derbi me shumë episode, ku ndër më vendimtarë­t ishin kartonët e kuq të Bardhit dhe Bathës, mungesë menaxhimi e theksuar nga arbitri me stemën e FIFA-s, apo edhe episode sportive flagrante me raste të humbura nga MuçiSeferi për bardheblut­ë si dhe Solomon apo Melo për të kuqtë. Pas kësaj disfate në "Elbasan Arena", Tirana mbetet 15 pikë pas kryesueses, duke u shkëputur ndjeshëm nga objektivi për mbrojtjen e titullit.

PJESA E PARË - Ndeshja derbi nisi ashtu siç pritej, me ritëm të lartë dhe me duele të ashpra. Ishte ekipi i Tiranës që e nisi ndeshjen më mirë, duke rrezikuar që në sekondat e para. Taulant Seferi tentoi të ndëshkojë Partizanin me një gjuajtje pas 20 sekondash lojë, por Hoxha e ndali dhe topi shkoi në këndore. Me kalimin e minutave, Partizani u zgjua dhe arriti të reagojë. Dy raste të mira patën Jasir Asani dhe Kordeiro Melo, që tentuan nga distanca të ndëshkonin gardianin Bekaj, por pa sukses. Më pas, filloi të ndihet dhe presioni në fushë dhe tensioni mes lojtarëve nuk mungoi. Plot 5 kartonë të verdhë u akorduan në pjesën e parë nga gjyqtari Jorgji, tre për Partizanin dhe dy për Tiranën. Në minutën e 36-të, Seferi humb një shans të artë për Tiranën. I vetëm përballë Hoxhës, sulmuesi arrin ta driblojë, por nga një pozicion i prirët, e çon topin jashtë. Pak sekonda më vonë, Partizani kundërpërg­jigjet me Melon. Braziliani u gjend i vetëm përballë gardianit Bekaj, por parabola e tij, shkon jashtë. Pjesa e parë u mbyll me dy kartonë të verdhë të Solomon dhe Hoxhallari­t, që i ndërhynë njëri-tjetrit në dy duele të njëpasnjës­hme.

PJESA E DYTË - Fraksioni i dytë i lojës nisi me një episod të diskutuar. Asani merr një ndërhyrje nga

Batha, i cili rrezikon shumë ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë, por Jorgji akordon vetëm faull. Në minutën e 52-të, do të vinte dhe kartoni i parë i kuq. Bardhi, teksa largohet nga zona e Tiranës, ka një përplasje me portierin

Bekaj. Jorgji e konsideron faull dhe e ndëshkon me kartonin e dytë të verdhë mesfushori­n. Katër minuta më vonë, numri i futbollist­ëve në fushë do të barazohej, pasi edhe kapiteni i Tiranës, Idriz Batha, ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, pas një faulli në mesfushë ndaj Asanit. Me të dyja ekipet që kishin nga 10 futbollist­ë në fushë, hapësirat ishin më të mëdha dhe lodhja filloi të ndihej me kalimin e minutave. Të dy trajnerët bëjnë ndërrimet e tyre, me Dajën që aktivizoi dhe Eraldo Çinarin. Mesfushori nuk luante prej më shumë se 6 muajsh dhe kur kishte vetëm 5 minuta në lojë, arriti të shënojë dhe të vulosë fatet e sfidës. Murataj është ai që gjuan nga jashtë zone dhe devijimi i Çinarit, përfundon në rrjetë. Partizani e mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund dhe u rikthye te fitorja në derbi pas katër sfidash, ndërsa Tirana, thyhet pas 11 ndeshjesh radhazi pa humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania