Panorama (Albania)

DEDE: DJEG, POR ISHTE NDESHJA MË E MIRË ME MUA

-

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, foli pas humbjes minimale në derbi ndaj Partizanit me rezultatin 1-0. Në prononcimi­n për "Gol pas Goli", tekniku kryeqyteta­s u shpreh: Humbja - "E falëm një ndeshjen, për shumë arsye. Gabuam në disa momente. Në pjesën më të madhe të lojës kontrollua­m ndeshjen. Gjithçka ishte nën kontroll dhe skuadra funksionoi në ekuilibër. Humbja në derbi djeg shumë dhe të le një shije jo të mirë. Gabimet sollën ndëshkimin tonë. Kale dhe Celhaka po rikthehen. 2 sulmuesit që kemi marrë do të na japin më shumë thellësi dhe pika pasimi ku skuadra mund të dalë më thjeshtë. Sot Seferi bëri mirë, siç bëri mirë edhe skuadra në përgjithës­i. Jam i kënaqur me Seferin, është kohë e gjatë që nuk ka luajtur. Muçi mund të bënte shumë herë më mirë sot. Ndoshta ngarkesa e derbit ka bërë punën e saj. Janë një dyshe interesant­e me Seferin. Kjo ka qenë ndeshja më e mirë që ne kemi zhvilluar nën drejtimin tim. Në fund fare është rezultati ai që mbahet mend, pavarësish­t statistika­ve. Dalja e Bathës me të kuq, na prishi ekuilibrat. Jam i qetë dhe gjithmonë kam qenë që arbitrat janë pjesë e lojës, siç gabova unë dhe skuadra jonë, mund të gabojnë dhe ato". 15 pikë nga kreu - "Është e vështirë, duhet të presësh që kundërshta­ri të gabojë 5 herë dhe ne mos bëjmë asnjë gabim. Duhet të jemi gjithmonë këmbëngulë­s dhe të bëjmë punën tonë. Kemi bërë shumë gabime dhe kemi shpërdorua­r shumë. Ndoshta skuadra do të jetë më imponuese dhe duhet të shënojmë më shumë", ka deklaruar Nevil Dede pas humbjes në derbi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania