Panorama (Albania)

DAJA: TRIUMFUAM ME LOJË DHE REZULTAT

-

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, është shfaqur shumë i lumtur për fitoren në derbi. Pas përfundimi­t të ndeshjes, për "Gol pas Goli", trajneri sqaroi inkuadrimi­n e Çinarit dhe çfarë foli me Asanin pas zëvendësim­it. "Përveç se ishte ndeshja e radhës dhe na kënaqin 3 pikët, por derbi ka një bonus psikologji­k të madh. Është një ndeshje që duhet fituar. Loja në minutat e fundit po shkonte drejt barazimit. Po të shikosh ndeshjen ishim më superiorë. Ky derbi është i fituar edhe me lojë edhe me rezultat. Çinari? Për vonesën në ndërrim, po bisedoja me stafin, duke qenë se Çinari dhe Stenio, nuk kanë minuta në ndeshje. Çinari është shumë i rëndësishë­m për ne, por nuk kishte luajtur në ndeshje zyrtare. Prandaj vendosëm të fusnim Carën në fillim. Mund të ishte një risk, nëse i fusnim në fushë të dy. Kartonët e kuq? Unë po them vetëm për lojtarin tim. Tani kur e kam parë në përsëritje, portieri ka dalë para Bardhit. Ka pasur kontakt, por nuk e ka penguar Bardhi. Kjo mund të ishte kaluar nga arbitri si karton i verdhë. Por, nuk dua të merrem me arbitrin, pasi nuk jam marrë as kur kam humbur. Tirana jashtë? Kampionati ka edhe shumë ndeshje për t'u luajtur. Nuk është një ndeshje që vendos gjithçka. Kemi bërë një hap para, i jemi rikthyer fitoreve në derbi. Për Tiranën mendon stafi dhe drejtuesit e saj. Nuk mund të them nëse do të vazhdojë apo jo të jetë në garë", tha Daja pas triumfit përballë Tiranës.

Në pjesën e parë të derbit, pati dy raste të dyshimta. Fillimisht, në minutën e 36-të, ishte një aksion i Seferit, ku u duk në pozicion të parregullt. Por nga përsëritja, u duk qartë se Mala e mban në lojë. Ndërsa në minutën e 37-të, Partizani pretendon për penallti. Melo është i vetëm përballë portierit Bekaj dhe tenton ta mposhtë me një parabolë. Portieri i Tiranës në inerci, përplas fort Melon dhe gjuajtja e braziliani­t shkon mbi traversë. Për Jorgjin nuk ka 11-metërsh, me gjyqtarin kryesor që vendosi drejt sipas rregullore­s, pasi Bekaj nuk i heq mundësi shënimi. Në minutën e 49-të, Batha rrezikon shumë pas një faulli kundrejt Asanit, pasi e kishte një karton të verdhë, por Jorgji akordon vetëm faull. Në minutën e 52-të, Jorgji i tregon kartonin e dytë të verdhë Bardhit, pas një kontakti me portierin Bekaj. Një kontakt pa tendencë nga mesfushori, që po vraponte për t'u rikthyer në pozicion, por për Jorgjin, kishte kontakt të ndëshkuesh­ëm. Por dhe kartoni i kuq për Bathën, nuk do të mungonte. Në minutën e 56-të, kapiteni i Tiranës ndal me faull në mesfushë Asanin dhe Jorgji nuk heziton, duke i treguar kartonin e dytë të verdhë. Nga pamjet, duket se Batha nuk është ndëshkuar për ndërhyrjen, por për fjalorin që ka përdorur më pas. Një tjetër rast i kontestuar ishte ai i minutës së 68-të, kur Jorgji fali Melon nga kartoni i dytë i verdhë, pasi ndali me faull taktik Torasën. Menjëherë trajneri Daja e nxori jashtë fushe Melon, duke aktivizuar Zhunior. Mungon dhe një i verdhë për sulmuesin Zhunior, i cili në minutën e 89-të, godet me shqelm Najdovskin nga mbrapa. Edhe për të do të ishte i dyti dhe karton i kuq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania