Panorama (Albania)

“Na dhanë urdhër në radio për të hapur zjarr”, rrëfimi i gardistit për ‘21 janarin’: Ja çfarë ndodhi në Kryeminist­ri

FBI e ekspertoi në 2012 bashkë me predhën e vrasjes së Ziver Veizit, s’i identifiko­i si të qitura nga e njëjta tytë

- ETLEVA DELIA

Ndonëse nuk ka asnjë provë të re, që të shërbejë si indicie, Policia e Tiranës kërkon rifillim të hetimeve për 4 vrasjet e ndodhura gjatë demonstrat­ës së 21 janarit 2011.

Në kërkesën drejtuar Prokuroris­ë së Tiranës, renditen 7 veprimet hetimore që duhet të kryhen, në lidhje me procedimin e pezulluar. “Hetimet për procedimin penal nr.285, të vitit 2011 janë pezulluar. Nga studimi i këtij procedimi penal të pezulluar, rezulton se është e nevojshme të bëhen disa veprime hetimore shtesë”, thuhet në shkresën e Policisë së Tiranës. Vitin e kaluar Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet për Aleks Nikën, njërin prej të vrarëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa dy ditë më parë, në letrën e saj drejtuar organit të akuzës, Policia e Tiranës kërkon rieksperti­m të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës. “Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, nëse ka laborator për ekzaminime kriminalis­tike në vendet e BE-së ose jashtë saj, në gjendje të ekzaminojë predhën e nxjerrë nga trupi i shtetasit Aleks Nika”, thuhet në pikën e gjashtë të shkresës së Policisë. Megjithëse kjo predhë është ekspertuar në vitin 2012 nga FBI-ja, duke u krahasuar me predhën që vrau Ziver Veizin dhe nuk u provua dot se ishin qitur nga e njëjta armë.

KRAHASIMI I PREDHAVE Predhat që kanë vrarë demonstrue­sit Ziver Veizi (për të cilin akuzohet Agim Llupo) dhe Aleks Nika, kanë peshë dhe kalibër të njëjtë. Megjithatë, sipas ekspertizë­s së kryer nga FBI-ja më 5 janar 2012, nuk mund të thuhet se ato janë të njëjta. Predhat në fjalë janë të kalibrit 9 mm, kanë peshë 8 gramë, janë qitur nga armë me gjashtë vjaska, por për të konkluduar nëse janë qitur nga e njëjta armë, është e nevojshme që të kryhen verifikime mikroskopi­ke. Sipas aktit të ekspertimi­t tekniko-kimik të armëve e balistik të predhave me nr.975, datë 07.02.2011, është arritur në konkluzion­in se: “…predha e gjetur te viktima Ziver Veizi është qitur nga arma automatike me numër në shul ‘244’ dhe numër të gërvishtur në pjesën plastike ‘244’. Veprimet hetimore të mëtejshme kanë vërtetuar se kjo armë është përdorur nga personi nën hetim Agim Llupo, me detyrë shef i Shtabit (zëvendësko­mandant) i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 07.02.201 ka lëshuar urdhrin e ndalimit për shtetasin Agim Llupo, urdhër i cili është ekzekutuar më datë 08.02.2011".

VEPRIMET HETIMORE Policia e Tiranës kërkon që: Të bëhet rieksperti­m hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papal; Të bëhet rieksperti­mi i predhës së gjetur dhe sekuestrua­r në trupin e viktimës Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkenca dhe teknika kriminalis­tike ekzaminues­e ka përparuar; Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni, kryesisht ish-efektivë dhe evektivë të Gardës të planëzuar me shërbim më datë 21.01.2011; Ripyetja e personave pjesëmarrë­s në tubim, të afërm të viktimave, si dhe persona dëshmitarë që kanë qenë pranë viktimave, nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë të re me interes për hetimin; Të bëhet rikëqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21.01.2011 duke u fokusuar konkretish­t në vrasjen e shtetasve Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe të plagosurve, shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa; Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare të Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, nëse ka laborator për ekzaminime kriminalis­tike në vendet e BE-së ose jashtë saj, në gjendje të ekzaminojë predhën e nxjerrë nga trupi i shtetasit Aleks Nika; Si dhe veprime të tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.

 ??  ?? GARDISTET NE 21 JANAR (MAJTAS) AGRON MALAJ DHE RAMA, DJE GJATE HOMAZHEVE PER VIKTIMAT
GARDISTET NE 21 JANAR (MAJTAS) AGRON MALAJ DHE RAMA, DJE GJATE HOMAZHEVE PER VIKTIMAT
 ??  ?? DJE, GJATE HOMAZHEVE PER “21 JANARIN”
DJE, GJATE HOMAZHEVE PER “21 JANARIN”
 ??  ?? Aleks Nika
Aleks Nika
 ??  ?? Ziver Veizi
Ziver Veizi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania