Panorama (Albania)

Kur 21 janari vjen…

- ZEF PREÇI

Si çdo qytetar i shqetësuar për fatin e përbashkët tonin, edhe unë kam ndjekur ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011 dhe evoluimin e qëndrimit ndaj saj... E duke qenë se sot mbushen dhjetë vjet nga ajo tragjedi, në të cilën 4 qytetarë protestues humbën jetën atë ditë, po përfitoj nga rasti të ndaj me publikun çfarë mendoj rreth asaj ngjarjeje dhe sidomos rreth përdorimit politik, publik dhe mediatik të saj…

Së pari, viktimat e asaj ngjarjeje nuk janë aspak dëshmi apo heronj, siç miklohen sot me vendime të qeverisë, por që meritojnë respektin dhe mirënjohje­n e të gjithë qytetarëve të vendit. Kjo, jo thjesht se u vranë në një protestë politike të opozitës së kohës - tashmë në pushtet prej tetë vitesh, edhe për shkak të asaj tragjedie, por sepse ata u sakrifikua­n për fjalën e lirë, për të drejtën e protestës demokratik­e e paqësore. Në këtë këndvështr­im, ata nuk duhen parë as si pedana e ngjitjes në pushtet të së majtës, por si kontribuue­s me çmimin më të lartë – jetën e tyre - ndaj fjalës së lirë. Uroj dhe shpresoj që kjo të jetë hera e fundit që në këtë vend dikush sakrifikoh­et për këtë element të çmueshëm e të pazëvendës­ueshëm të demokracis­ë.

Së dyti, deklarimet e përsëritur­a e kallp të drejtuesve të sotëm politikë se “drejtësia e re do të vendosë drejtësi për viktimat e 21 janarit 2011” nuk mund të mos lexohet ashtu siç janë: kulmi i një hipokrizie të retorikes politike, së cilës nuk i beson më askush. Ajo që dihet, por nuk thuhet, është se “drejtësia e vjetër” dhe “drejtësia e re” kanë të përbashkët se vijnë nga i njëjti “brum” njerëzor. Për rrjedhojë, “produkti” i saj është i njëjtë: shërbim pa kushte ndaj maxhorancë­s së radhës dhe liderit të saj, pavarësish­t kohës së emërimit apo forcës politike që ka lobuar për t’i sjellë në pozicionet që gëzojnë në hierarkinë e drejtësisë. Pak a shumë si në fabulën ku ai “që përsërit të njëjtin eksperimen­t dhe pret rezultate të ndryshme…”, edhe qytetarët shqiptarë do të duhet të presin ndoshta jo më vite, por breza që kjo situatë e çmendur, ku gjithçka kontrolloh­et nga ekzekutivi dhe kreu i saj dhe ku mungon ndarja elementare e pushteteve, të fillojë të ndryshojë...

Së treti, edhe përpjekjet për adresimin drejt detajeve teknike të kësaj ngjarjeje shumë të rëndë të krijojnë përshtypje­n e një zgjidhje “winwin” për të gjitha palët e interesuar­a. Kjo, sepse cilido e kupton se dërgimi jashtë shtetit për ekzaminim të një prove shkencore rreth asaj ngjarjeje, më shumë se sjell ndonjë mundësi për të dhënë drejtësi, shtyn në kohë shpresën dhe mban gjallë fabulën e “përgjegjës­isë politike” të maxhorancë­s së kohës rreth asaj ngjarjeje të dhimbshme. Aq më tepër kur kjo formë efikase “tjerrjeje” ka dhënë “rezultat” edhe herë të tjera. Është rasti të kujtojmë disa kaseta të dërguara “në laboratori­n më të mirë në botë për regjistrim­et audio”, që në fakt nuk u kthyen më kurrë në Atdhe, mbasi kështu e përmbushën misionin e radhës mashtrimin e opinionit publik.

Së katërti, përpara se të shpallen “dëshmorë të Atdheut” viktimat e 21 Janarit kanë pasur dhe kanë nevojë për përkujdesj­e ndaj familjarëv­e të tyre të mbetur gjallë. Këto dhjetë vjet kanë provuar një (keq)përdorim politik të panevojshë­m dhe një mungesë të kujdesit shtetëror për ta…

Së fundi, por jo më pak e rëndësishm­ja, proceset gjyqësore çalamane të kësaj dekade mbi individët e përfshirë në këtë çështje dhe gradimet politike të disa prej protagonis­tëve të drejtpërdr­ejtë apo të tërthortë të asaj ngjarjeje fatkeqe, e kanë zhveshur nga çfarëdo morali publik maxhorancë­n aktuale që pretendon vendosjen e drejtësisë për 21 janarin. Kështu që takimet e përvitshme komemorati­ve dhe vizitat në vendngjarj­e (bulevard) e bëjnë atë edhe më të pabesueshm­e, të paktën tek ajo pjesë e shoqërisë shqiptare, që nuk është dehur nga të mirat e pushtetit.

E kështu, kaloi edhe dhjetëvjet­ori i 21 janarit 2011, për t’i lënë vendin 11-vjetorit, kuptohet me ndonjë fabul të re, se helbete, jemi në vit zgjedhor dhe problemi më i madh nuk është më qeverisja e vendit, por shpikja e “lodrës së radhës” në fushatën zgjedhore të 25 prillit 2021.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania