Panorama (Albania)

Legalizime­t, kushtet e reja për të marrë tapinë

Kadastra lehtëson procedurat për marrjen e certifikat­ës së pronësisë. Gazeta zbardh kushtet e reja dhe katoritë që përfitojnë nga vendimi i ri. Afatet dhe kriteret që duhen plotësuar

- TIRANE

Ndryshojnë kriteret për legalizimi­n e ndërtimeve pa leje, duke iu dhënë mundësinë mbi 90 mijë familjeve që u penalizuan në fazën e parë që të bëhen pjesë e procesit.

Përmes vendimit “Për përcaktimi­n e rregullave të zbatimit të kritereve të legalizimi­t dhe miratimin e modelit të aktit të legalizimi­t për ndërtimet pa leje” Agjencia e Kadastrës ka hapur një shteg të ri për këto objekte, duke lehtësuar kriteret e kualifikim­it. “Aktet e përjashtim­it nga legalizimi të miratuara përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi rishikohen sipas kreut IV, të pjesës së gjashtë të Kodit të Procedurav­e Administra­tive, në 12 përputhje me kriteret e përcaktuar­a në nenin 18, të ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe në këtë vendim, nëse këto të fundit ose ndryshimi i rrethanave të faktit mundësojnë kualifikim­in e ndërtimeve për legalizim”, thuhet në vendim. Janë mbi 90 mijë familje të cilat u skualifiku­an në fazën e parë, pjesa më e madhe prej tyre në Tiranë. Me anë të këtij vendimi, dosja e tyre do të mund të rivlerësoh­et nga e para. Dhe nëse do të ketë sërish familje të cilat nuk do ta kalojnë as këtë prag, atëherë ligji i miratuar në maj të 2020ës “Për përfundimi­n e proceseve kalimtare të pronësisë” përcakton që këto familje të kompensohe­n mbi bazën e kostos së ndërtimit. Varianti tjetër që parashtroh­et është përfshirja e tyre në programet e strehimit. Në ndryshimet ligjore janë përcaktuar edhe afate konkrete për përmbyllje­n e procedurav­e të legalizimi­t. Kështu, do të duhen vetëm dy muaj për t’u pajisur me certifikat­ë pronësie dhe nëse do të ketë nga ata që duan ta mbyllin këtë praktikë më shpejt, mund ta bëjnë këtë përkundrej­t një tarife shtesë. Vendosja e këtyre afateve është një lajm i mirë edhe për ato familje të cilat e kanë marrë lejen por jo certifikat­ën e pronësisë, pra pasuritë e tyre nuk janë regjistrua­r. “Në rastet e procedurës së përshpejtu­ar, sipas kërkesës së subjektit, drejtoria vendore është e detyruar të përmbyllë të gjithë procedurën administra­tive, përfshirë evidentimi­n në terren dhe vendimmarr­jen brenda 30 ditësh nga data e depozitimi­t të kërkesës dhe pagesa e tarifës së shërbimit shtesë”, thuhet në pikën 22 të vendimit, ku bëhen me dije po ashtu edhe dokumentet që duhet të dorëzohen. “Akt-ekspertiza,

deklarata noteriale, deklarata për funksionin e ndërtimit të papërfundu­ar dhe deklarata për shembjen e objektit, kur janë të nevojshme, sipas ligjit dhe këtij vendimi, nuk përbëjnë kusht të domosdoshë­m për përfundimi­n e procedurës administra­tive. Barrën procedural­e për depozitimi­n e tyre e ka vetë poseduesi i ndërtimit dhe drejtoria vendore njofton brenda 5 ditësh nga data e evidentimi­t në terren poseduesin për të dorëzuar këto akte, nëse janë të nevojshme”. Sa i takon sipërfaqes për të cilën do të bëhet kalimi i pronësisë, ajo mbetet siç ka qenë. Për qytetarët do të jetë sa trefishi i bazës së ndërtimit dhe jo më shumë se 500 m², ndërsa për bizneset vetëm trefishi i bazës së ndërtimit. Çmimet llogariten mbi vlerën e truallit sot në treg. “Kur për shkak të përmasave ose planvendos­jes së parcelës ndërtimore krijohen sipërfaqe të lira, që nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, ato i kalohen në pronësi poseduesit të ndërtimit pa leje, sipas çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”, theksohet në ligj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania