Panorama (Albania)

Familjarët e viktimave të ‘21 janarit’: Presim nga drejtësia e re

Xhaxhai i Aleks Nikës kritikon togat e zeza: Të inkriminua­r

-

Familjarët e 4 të vrarëve të 21 janarit, të nderuar me titullin e lartë “Dëshmorë të Atdheut”, morën pjesë në homazhet përkujtimo­re në nderim të tyre. 10 vjet pas ngjarjes së rëndë ata përsëritën ritin e vendosjes së luleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe kërkuan edhe një herë drejtësi për gjakun e familjarëv­e të tyre të vrarë në protestën para Kryeminist­risë më 21 janar 2011. Familjarët e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë për nderimin e tyre me titullin e lartë “Dëshmor i Atdheut”, por shprehen se drejtësia për vrasjen e të afërmve të tyre ka munguar dhe kanë shpresë që ajo një ditë do të vijë. Mark Nika, xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika, vrasja e të cilit vazhdon të mbetet pa autor, ende shpreson te drejtësia, por më parë dëshiron që nga sistemi të largohen të inkriminua­rit. “Ne s’kemi kërkuar drejtësi nga Kryeminist­ri, as nga qeveria. Drejtësinë e kërkojmë nga drejtësia shqiptare, e cila është në reformim e sipër dhe pa u reformuar plotësisht drejtësia, nuk do të ketë drejtësi për ne. Pa u larguar edhe ato që janë të inkriminua­rit, sepse ata mbrojnë veten, mbrojnë ata që i kanë emëruar në sistemin e drejtësisë”, tha Mark Nika. Edhe mbesa e Ziver Veizit ka kërkuar dje drejtësi për vrasjen e xhaxhait të saj, duke thënë se shpresa vdes e fundit. “Kanë kaluar 10 vite. Prisnim drejtësi, por ende nuk është vendosur në vend. Shpresa gjithmonë vdes e fundit. Ne shpresojmë që drejtësia të bëjë punë e vet. E vlerësojmë kryetarin e Këshillit të Qarkut për vlerësimin me titull të xhaxhait tonë. Ne shpresojmë që drejtësia të vihet në vend. Vrasësi i xhaxhait tonë të marrë dënimin e merituar”, tha ajo. Policia ka kërkuar rihetim të dosjes për vrasjen e 4 protestues­ve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para Kryeminist­risë në protestën e opozitës, dy prej të cilave kanë mbetur pa autor.

 ??  ?? Mbesa e Ziver Veizit
Mbesa e Ziver Veizit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania