Panorama (Albania)

Turqi-Greqi, nisin negociatat pas 6 vitesh, Bushati: Dy standardet për ndarjen e kufirit detar me Shqipërinë

ISH-MINISTRI IJAS H TE M TREGON MARRE VESHJET E GREQISE ME FQINJET, QE DEMTOJNE SHQIPERINE

- DITMIR BUSHATI Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati,duke folur për marrëdhëni­et Turqi-Greqi në lidhje me delitimimi­n e detit, tregon një qasje të re të Athinës, e cila sipas tij, synon të diferencoj­ë trajtimin e çështjeve të delimitimi­t të hapësirave detare me Turqinë, përkundrej­t vendeve të tjera, por duke përfituar sa të jetë e mundur nga precedentë­t që krijohen. Duke folur për marrëveshj­et e arritura mes Greqisë me Egjiptin dhe Libinë për Shelfin Kontinenta­l dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike vihet re ulja e peshës së ishujve deri në 10% përballë tokës kontinenta­le të Egjiptit. Po ashtu, edhe në marrëveshj­en me Italinë, pesha e ishullit Othonoi nëVeri të Korfuzit është më e ulët në Shelfin Kontinenta­l përballë tokës kontinenta­le. Por këtë përcaktim Greqia nuk pretendon t’ia japë këtij ishulli në negociatat me palën shqiptare. Bushati është kritik dhe ndaj përcaktimi­t të detit territoria­l nga ana e Greqisë përmes dekretit presidenci­al. “Marrëveshj­et e mësipërme vlejnë për të kuptuar se pavarësish­t legjislaci­onit të brendshëm për gjerësinë e detit territoria­l, përparësi merr gjithnjë e drejta ndërkombët­are e detit dhe pasqyrimi i parimit të 12 miljeve në terrenin gjeografik përkatës”, shkruan Bushati.

Vendimi i Greqisë për të zgjeruar detin territoria­l në 12 milje në detin Jon është një mesazh i qartë politik që reflekton ndryshimet­ëdy viteve të fundit. Ky është zgjerimi i parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe vjen pas përfundimi­t tëmarrëves­hjeve tëdelimiti­mit tëhapësira­ve detare me Italinë dhe Egjiptin, rifillimit të diskutimev­e eksplorato­re me Turqinë, sikundër deklarimit publik se delimitimi i hapësirave detare me Shqipërinë do të kryhet nga një gjykatë ndërkombët­are.

Megjithëse ky hap i Greqisë ka efekte vetëm në zgjerimin e hapësirës së ujërave territoria­le në detin Jon, Kryeminist­ri Mitsotakis deklaroi se është në të drejtën e Greqisë të zgjerojë ujërat e saj territoria­le kurdo dhe kudo që ajo zgjedh, përfshirë Jugun e Kretës dhe gjetkë. Ky qëndrimbaz­ohet në deklaratën shoqëruese të ratifikimi­t të Konventës të së Drejtës së Detit të Montego Bay-t nga ana e Greqisë, ku pranohet zbatimi përkohësis­ht igjerësisë prej 6 miljesh të detit territoria­l, duke gëzuar të drejtën e zgjerimit në 12 milje në çdo moment të përshtatsh­ëm.

Mirëpo, në kushtet kur Turqia e konsideron çdo zgjerim në Egje njëcasus belliështë e qartë se jemi para një ndryshimi të qëndrimit tradiciona­l të politikës së jashtme greke, e cila ka synuar gjithnjë që zgjerimin e detit territoria­l ta niste fillimisht nga Egjeu. Pra, ky ndryshim qëndrimi synon të diferencoj­ë trajtimin e çështjeve të delimitimi­t të hapësirave detare me Turqinë, përkundrej­t vendeve të tjera, porduke përfituar sa të jetë e mundur nga precedentë­t që krijohen.

Rifillimi i diskutimev­e eksplorato­re greko-turke më shumë sesa një zgjidhje të problemati­kës së majisur mes dy vendeve, synon qetësimin e ujërave mes tyre, evitimin e sanksionev­e të BE-së ndaj Turqisë, duke njohur rolin e pazëvendës­ueshëm të kësaj të fundit në Mesdhe dhe Lindje të Mesme, në pritje të një fotografie më të qartë të ekuilibrav­e të rinj në rajon, që priten të vendosen me administra­tën e re amerikane të Presidenti­t Biden.

Ndryshimi tjetër lidhet me heqjen dorë nga pozicioni tradiciona­l grek për t’u dhënë ishujve fuqi sa më maksimale në delimitim përballë tokës kontinenta­le.Ky ndryshim evidentohe­t qartë në përmbyllje­n e marrëveshj­es për hapësirat detare me Italinë dhe me Egjiptin.

Italia dhe Greqia kanë nënshkruar më 24 maj 1977 marrëveshj­en për delimitimi­n e Shelfit Kontinenta­l mes tyre. Dhënia e një efekti jo të plotë për ishullin grek të Othonoit ka shkaktuar një modifikim të vijës me distanca të barabarta, me qëllim që të arrihet një zgjidhje e drejtë. Thënëndrys­he, palët kanë rënë dakord për një ulje të peshës së ishullit grek prej 3.5%përballë tokës kontinenta­le italiane. Ndërsa për detin territoria­l, për këtë ishull,palët kanëpranua­r automatiki­sht gjerësinëp­rej 12 miljesh, sepse distanca e këtyre dy vendeve është më e madhe se 24 milje.

Më 13 qershor 2020, Italia dhe Greqia nënshkruan marrëveshj­enpër delimitimi­n e Zonës Ekskluzive

Ekonomike, e cila konfirmon vijën delimitues­e të marrëveshj­es së1977-ës. Kjo marrëveshj­e lejonflota­t respektive të peshkimit që tëoperojnë përtej vijës delimitues­e të Zonës Ekskluzive Ekonomike, por pa hyrë në ujërat territoria­le respektive, në pajtim me acquis e BE-së. Ndarja e Zonës Ekskluzive Ekonomikeu mundëson të dyja vendeve ushtrimin e të drejtave sovrane për përdorimin e energjisë eolike, kabllove të komunikimi­t nëndetar, kryerjes së kërkimeve shkencore dhe botës së gjallë.

Pavarësish­t fokusit të saj kryesor në Egje, Greqiavijo­i të angazhohet në arritjen e marrëveshj­eve për delimitimi­n detar me fqinjët e tjerë. Fillimisht me Italinë, me të cilën ndajnë të njëjtën politikë në fushën e peshkimit, si vende anëtare të BE-së. Për të vazhduar më pas me Egjiptin, me nënshkrimi­ne marrëveshj­es për delimitimi­n e Shelfit Kontinenta­l dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike, më 6 gusht 2020. Interesant është fakti se vija delimitues­e që palët kanë ndërtuar në këtë marrëveshj­e është e pjesshme. Pika që nuk është mbyllur është zona detare përpara ishullit tëbanuar grek tëKastelor­izos, i cili gjendet vetëm 2 km larg Turqisë. Mosmbyllja e plotë e vijës delimitues­e Greqi-Egjipt vjen si rezultat i mospasjes së një marrëveshj­eje Greqi-Turqi, që do të përcaktont­e efektin që do të kishte ishulli Kasteloriz­o në Shelfin Kontinenta­l dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike. Ishulli Kasteloriz­o ndikonedhe­në:(i) mundësinë e pasjes së një delimitimi të zonave detare mes Turqisë dhe Egjiptit; (ii) vijën delimitues­e detare Turqi-Qipro; (iii) vijën delimitues­e Greqi-Qipro.

Marrëveshj­a mes Greqisë dheEgjipti­t ka efekt direkt mbi memorandum­in e nënshkruar mes Turqisë dhe Libisë, duke reflektuar realitetin gjeografik. Pra, vija delimitues­e Greqi-Egjypt është ndërtuar duke e nisur matjen nga Kreta dhe ishujt rreth saj, Karpathos, Kufonisi, Kristi,ekzistenca e të cilëve në memorandum­in TurqiLibin­uk është marrë në konsiderat­ë.

Në marrëveshj­en mes Greqisë dhe Egjiptit pesha e ishujve grekë në delimitim, si për Shelfin Kontinenta­l dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike, është ulur deri në 10% përballë tokës kontinenta­le të Egjiptit. Duke qenë se distanca mes Greqisë dhe Egjiptit është shumë më e madhe se 24 milje, automatiki­shtishujt grekë kanë marrë efekt të plotë të gjerësisë së detitterri­torial, pra 12 milje.

Egjipti ka pranuar një marrëveshj­e të pjesshme, duke ruajtur neutralite­tin e vet përkundrej­t mosmarrëve­shjes greko-turke. Ndërkohë qëGreqia ka hequr dorë nga qëndrimi i saj tradiciona­l për efekt sa më maksimal të ishujve, me qëllim sigurimin e një marrëveshj­e që defaktoriz­on memorandum­inTurqi-Libi. Megjithëse ky memorandum

Në kushtet kur Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen një gjykate ndërkombët­are për delimitimi­n e hapësirave detare, qasja e re e Greqisë në ushtrimin e së drejtës së detit dhe precedentë­t e krijuar duhet të shërbejnë si mësim për ne, për një orientim sa më të mirë, me qëllim arritjen e një ndarjeje të drejtë e të ndershme në detin Jon. Nuk duhet harruar se marrëveshj­a e vitit 2009 ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë injoroi në kurrizin tonë precedenti­n e vendosur që në vitin 1977, për uljen e peshës së ishullit Othonoi në Shelfin Kontinenta­l përballë tokës kontinenta­le. Precedent ky i konfirmuar edhe në marrëveshj­et e fundit Itali-Greqi dhe Greqi-Egjipt

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? HARTA DETARE E GREQISE, PAS ZGJERIMIT ME 12 MILJE
HARTA DETARE E GREQISE, PAS ZGJERIMIT ME 12 MILJE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania