Panorama (Albania)

LSI shpall programin, produktet vendase pa TVSH, 1 mijë euro për çdo fëmijë

Anëtarët e “Ndrangheta”-s, ryshfet edhe zyrtarëve shqiptarë me nivel më të ulët, duke i korruptuar edhe me djathë, sallam apo mish derri

-

Antimafia e Katanzaros në Itali goditi pak ditë më parë një grup mafioz, duke ekzekutuar urdhra arresti për 48 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë. Përgjimet telefonike të personave në hetim nxorën në skenë edhe Shqipërinë dhe se si mund të bëhet biznes në vendin tonë përmes korrupsion­it në nivelet e larta. Hetimi tregoi lëvizje ilegale të parave me vlerë mbi treqind milionë euro, teksa Shqipëria përshkruhe­j si “Kalabria në vitet ’60 ku mund të bëhet gjithçka”. Në përgjimet e antimafias italiane ndaj pjesëtarëv­e të klanit mafioz të Ndragheta-s, me investime në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, ata dalin në një konkluzion se “nuk bën dot gjë nëse nuk ke kontaktet e duhura dhe nëse nuk jep ryshfet”. Në mënyrë të qartë, sipërmarrë­si Antonio Gallo (i njohur si princi) kërkoi që të prezantohe­j në ministri dhe organet e tjera, sepse, sipas tij, “pa kontakte nuk shkoni askund”. Në një darkë në Romë në vitin 2017, eurodepute­ti Lorenzo Cesa shprehet se në Shqipëri korrupsion­i është masiv. Anëtarët e Ndragheta-s duket se u japin ryshfet edhe zyrtarëve me nivel më të ulët të shtetit shqiptar, duke i korruptuar edhe me djathë apo sallam e mish derri. Në një bisedë të përgjuar më 9 gusht 2017 mes Tommaso Brutoo, djalit të tij Saverio dhe Ercole d’Alessandro, gjatë të cilës ata flasin ndër të tjera se si kanë korruptuar me djathë, sallam e mish derri kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të punonin. Gjatë bisedës, D’Alessdandr­o shprehet se “ai kishte folur me shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në ministri dhe një zëvendësmi­nistër, të cilëve u kishte dërguar ushqime falë sipërmarrë­sit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomi­k me korrier. Në një tjetër bisedë, D’Alessandro shprehet se personazhe­ve të mësipërm u kanë dërguar ushqime me pako, djathë mocarella dhe “mish derri të zi”. Më poshtë, një pjesë e përgjimeve që ndodhen në dosjen voluminoze prej më shumë se 1600 faqesh, ku përmendet dhe Shqipëria dhe hyrja e sipërmarrë­sit italian të lidhur me Ndragheta-n në vendin tonë.

 ??  ??
 ??  ?? EUROPARLAM­ENTARI LORENZO CESA
EUROPARLAM­ENTARI LORENZO CESA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania