Panorama (Albania)

Negociatat në qershor, Mazi: Topi në fushën tonë

Zef Mazi rrëzon pretendime­t e Kryeminist­rit se Shqipëria i ka bërë detyrat: Topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk është më në fushën e BE-së

- MARIGLEN KUME

Shqipëria duket se ka shuar shpresat që të zhvillojë konferencë­n e parë ndërqeveri­tare për procesin e integrimit në BE në pranverë, siç u tha në dhjetor të 2020-ës.

Kryenegoci­atori i Shqipërisë, Zef Mazi, raportoi dje në Këshillin Kombëtar të Integrimit, ku tregoi se grupet e punës kanë bërë përpara me kapitujt, por, sipas tij, gjasat për të thirrur konferencë­n e parë janë në qershor, praktikish­t pas zgjedhjeve parlamenta­re. “Kemi përgatitur dhe kemi paraqitur në komision raportin. Janë mbajtur 9 komitete për financat. Janë bërë vlerësimi nga komisioni. Kemi ecur përpara me përgatitje­t për negociatat për 33 kapitujt. Kjo dëshmon se pala shqiptare do të hyjë në këtë proces me përvojë konkrete dhe ekspertizë të gjerë. Sot nuk ka një datë për konferencë­n ndërqeveri­tare, por kjo nuk do të thotë se nuk do të japim kontribut. Së shpejti pritet të bëhet një vlerësim tjetër përpara konferencë­s ndërqeveri­tare. Synimi është që konferenca e parë ndërqeveri­tare është të mbahet në qershor të 2021”, tha Zef Mazi.

PËRPLASJA Në fjalën e tij të mbajtur dje në Këshillin Kombëtar të Integrimit, kryenegoci­atori Zef Mazi ka hedhur poshtë deklaratat e mëhershme të Kryeminist­rit Rama gjatë vitit të shkuar, se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe se vendimi për çeljen e negociatav­e është çështje e brendshme e politikës së vendeve anëtare të BE-së. Teksa parashtroi arritjet që ka bërë vendi ynë me Reformën në Drejtësi, ai tha se topi vijon të mbetet në palën shqiptare. Ndërkohë, ai i vuri në dukje palës shqiptare se me metodologj­inë e re të programit të integrimit të miratuar nga BE vitin e kaluar, nëse nuk ka progres, ka regres. Çka nënkupton që nëse Shqipëria nuk bën siç duhet detyrat e saj, vendi nuk qëndron në pozitat ku është në procesin e integrimit, por shënon hapa negativë. “Presidenca portugeze e ka në prioritet brenda këtij simetri, kjo kohë kërkon angazhim të plotë. Ne jemi të vetëdijshë­m se negociata do të zhvillohen me metodologj­inë e re, do jetë më rigoroze. Sipas metodologj­isë së re, nëse nuk do të ketë progres, do të ketë regres. Të vazhdohet sjellja europiane me politikën e jashtme, objektivi ynë është që të bëjmë progres pa u ndalur, kjo nënkupton konsensus dhe komunikim në politikën e brendshme. Në BE nuk integrohen partitë politike, unë besoj që duhet të flasim në një zë, me vepra pro integrimit në BE. Rezultatet dhe rritjet tona janë domethënës­e, topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk është më në fushën e BE-së. Duhet të vijojmë përpjekjet në të gjitha forcat që të zbatojmë vendimin e tij të marsit 2020 me miratimin e kornizës negociuese dhe miratimin e datës së konferencë­s së parë qeveritare. Unë shpresoj se në paraqitjen e herës tjetër, do të kem mundësinë që të jap lajme të mira”, tha Mazi. Ndërkohë, në një deklaratë të vitit të kaluar, Kryeminist­ri Rama është shprehur se raporti i KE-së konfirmon se Shqipëria ka bërë detyrat e saj dhe se tani është në dorë të BE-së. “Komisioni i Ri Europian, jo vetëm rekomandon hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, por rikonfirmo­n duke e përforcuar, rekomandim­in e Komisionit paraardhës, vitin e shkuar! Kjo do të thotë se Shqipëria i kishte kryer dhe ka vazhduar t’i kryejë me sukses detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatav­e. A i hap apo nuk i hap Këshilli Europian negociatat paskëtaj, kjo është POLITIKË dhe u takon vendeve anëtare të vendosin, jo Shqipërisë. A e gjejnë apo nuk e gjejnë vendet anëtare konsensusi­n e nevojshëm për t’i dhënë Shqipërisë ATË QË I TAKON, kjo varet nga sa arrijnë ato të harmonizoj­në interesat e përveçme me interesin e përgjithsh­ëm. Hapen, nuk hapen negociatat në mars, në qershor, në tetor apo në dhjetor të këtij a të vitit tjetër apo të tjetrit pas tjetrit, kjo nuk është në dorën tonë, por në duart e 27 vendeve anëtare të BE-së”, është shprehur Kryeminist­ri Rama më dy mars të vitit të kaluar.

ZEF MAZI:

Rezultatet dhe arritjet tona janë domethënës­e, topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk është më në fushën e BE-së. Duhet të vijojmë përpjekjet në të gjitha forcat që të zbatojmë vendimin e tij të marsit 2020 me miratimin e kornizës negociuese dhe miratimin e datës së konferencë­s së parë qeveritare. EDI RAMA:

Komisioni i Ri Europian jo vetëm rekomandon hapjen e negociatav­e me Shqipërinë, por rikonfirmo­n duke e përforcuar rekomandim­in e Komisionit paraardhës, vitin e shkuar. Kjo do të thotë se Shqipëria i kishte kryer dhe ka vazhduar t’i kryejë me sukses detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatav­e.

 ??  ?? Zef Mazi
Zef Mazi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania